Përbërja e re e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet të enjten, por ajo që është bërë çështje rutinë në 18 vjet që kur Kosova u shkëput nga Serbia shënon një tjetër moment historik në një udhëtim të jashtëzakonshëm për një anëtar të ri të asamblesë.
Saranda Bogujevci i mbijetoi 16 plumbave dhe humbi 14 anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe dy vëllezërit, gjatë sulmit brutal të ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve etnikë në krahinën e atëhershme jugore në 1998-99, transmeton Indeksonline.
Katër vjet më vonë, Bogujevci, atëherë 18 vjeç dhe tre kushërinjtë u bënë viktimat e para etnike shqiptare që dëshmuan para një gjykate serbe rreth mizorive të kryera nga forcat e Slobodan Millosheviç.
Të enjten ajo do të betohet si një anëtare e re e parlamentit të partisë opozitare Vetëvendosje, e cila dyfishoi pjesën e saj të votave në zgjedhjet e qershorit në një premtim për të luftuar korrupsionin endemik dhe nepotizmin në shtetin e vogël ballkanik.
“Është e vështirë të kalosh këto përvoja dhe të shohësh qeveritë që nuk po punojnë dhe bëjnë të pa drejta ndaj popullit dhe kjo është ajo që më shtyu të futem në politikë”, tha Bogujevci për Reuters, gjatë një vizite në varret e familjes së saj në Podujevë, në veri të kryeqytetit të Prishtinës.
“Gjithmonë kam imagjinuar se çfarë do të ishte Kosova pas 20 vjetësh”, tha ajo.
Familja Bogujevci u vranë në një kopsht të pasmë të shtëpisë së tyre në Podujevë më 28 mars 1999 nga pjesëtarët e një njësive paraushtarake serbe të njohur si Skorpionet, ku viktima më e re ishte dy vjeçe.
Le te flasin me mua vetem ai shqiptar qe nuk i harron ditet e veshtira te mbijeteses, atehere kur nuk dihej a do te shpetoje bile toka e Kosoves pa u djegur e tera.
Disa te vetethirrur komandante te UCK-se keqperdoren gjakun e deshmoreve e heronjeve, u pasuruan aq shume sa u bene milionere, duke u thirrur ne ta dhe duke perfituar nga ta!!!!
Sot askush nuk lodhet per te mbijetuarit e luftes, por as per mungesen e me te dashurve te tyre, te cilet armiku ua vrau dhe ua dogji. Sot kalkulojne vota ne Kuvend, sot thirren ne numra te rrejshem, sot permes listes serpska mundohen te formojne istitucione fiktive.
Turpi nuk hahet, as nuk duket, ai tani ka zene vend ne trupat e profitereve apo milionereve te luftes clirimtare.
E kuptoj drejte zonjushen Bogujevci qe ka vendosur qe ta luftoje korrupcionin nga foltorja e Kuvendit. I uroj suksese.