Baronët e drogës/ LSI sërish mesazh për Ramën: Ç’po ndodh me 124 kriminelët, ka ndonjë...!

3 Gusht 2017, 12:54Politika TEMA

LSI i kujton edhe njehere kryeministrit Rama listen e permendur prej tij me 124 kriminelet e droges ne vend. Me nje postim ne faqen e tij ne FB, nenkryetari i LSI-se, Luan Rama e pyet hapur Ramen se cfare po behet me kriminelet.

“Prokuroria nuk është para ndonjë thashethemi, po para deklarimeve zyrtare e publike të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm”- thote ai.

Statusi i plote ne rrjetin social i Luan Rames:

Çfarë po ndodh me listën e paralajmëruar të 124 kriminelëve të drogës?!…

E paralajmëroi Kryeministri, e pas tij e konfirmoi edhe Ministri i Brendshëm se kanë në dorë një listë me 124 emra kriminelësh që merren me kultivimin dhe trafikimin e drogës!

Po deri tani vetëm kaq! Ose të paktën për publikun asgjë më shumë…

Natyrisht që jo çdo gjë i duhet thënë publikut, pasi specifika e shërbimeve të këtij lloji imponon rregulla strikte të ruajtjes së sekretit profesional.

Por një gjë duhet të na e thotë Kryeministri:

A është, përkatësisht, a janë relatuar çështjet në Prokurori?

Dhe nga ana tjetër, çfarë po bën Prokuroria?

Kaq ditë pas shpalljes publike se ekziston një listë me emra trafikantësh të drogës, madje edhe të lidhur e suportuar prej policisë apo segmenteve të politikës, a ka ndërmarrë ajo ndonjë veprim procedurial qoftë edhe kryesisht?…

Sepse mund të ndodhë që zjarret që po djegin vendin, të djegin edhe listën e kriminelëve të drogës!

Prokuroria nuk është para ndonjë thashethemi, po para deklarimeve zyrtare e publike të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm.

4 komente në “Baronët e drogës/ LSI sërish mesazh për Ramën: Ç’po ndodh me 124 kriminelët, ka ndonjë…!”

  1. jo-genjeshtres says:

    Mire e thua more Luan!
    Po Balilin qe jua paten faturuar juve, pse nuk po e kapin tani qe nuk jeni me ne koalicion?
    Apo tani nuk i le ministri i PD-se?

    Krimi leviz gjithmone me makine luksi!!! Ka te drejte Lorenc Vangjeli, por a e ka lexuar ED Rama?

  2. valentina says:

    PO mire more ju te cetes se lesh e lise sa te paduruar jeni perse i kerkoni me kaq ngut emrat e 124 persona, nuk ju dorohet derisa te pastrohet drejtesia nga te korruptuarit ne gjykata dhe prokuri?apo te veproni si vepruat me Klement Balilin,doroni dhe pak dhe do te mesoni gjithcka.

  3. Meta says:

    LSI eshte krimi ne Shqiperi, keta edhe qeverisin edhe bejne opozite. LSI do te jete ne parlament sepse shqiptaret nuk perdoren trurin perpara votes.

  4. Tirana says:

    Me kete gjuhe qe erdorni ne te folur, duke u hequr si ferishteze,si me te ndershmit, ju po beheni me qesharak se PD-ja. KU kini qene deri dje ,ore zoti Rama i vogel? A kini patur nga rradhet tuaj drogaxhinje ,qe prodhoni droge? Po nuk i dite ti thote populli . PO hadut kini ju ne radhet tuaja ? Po arketare kini ju qe mbledh parate e korrupsionit ,madje edhe keshilltare neper bashkite? Kini apo jo? Po antare qeverie kini patur ju ? Si ekane kryer detyraen ata ? PO ne komisione kini patur ju pwrfaqesues ku edhe mund te diskutonit per keta drogaxhinjwr? Di gje ti pwr ate drogaxhiun e Sarandes qe e fshehet ? Po ate qe merrej me Keshin e kini ju ? Nuk ia di emrin ? Pa mundohu se mos e gjen. Patrioti i Liks eshte? Ndaj po beheni qesharake ,sepse jeni zbukuar e u duket trupi lakuriq,po lakuriq fare aman ,As mbuluar me tyl jo……… P apyete pak kryetaren e re ku i gjeti parate pwr ato vilat ……… . Pa shikoje dhe veten tende ,se mbase je edhe ti xbuluar .po nuk e shikon dot veten edhe pse je para pasqyres,po shikon vetem fytyren e qimen te trjetri…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje