Ndarja nga jeta e vjehrrit të Majlinda Bregut/ Berisha: Ky burrë i shquar rrnoi për të na treguar!

3 Gusht 2017, 11:45Politika TEMA

Nje dite me pare ish deputetja e PD-se, Majlinda Bregu njoftoi mes nje shenimi te ndjere ndarjen nga jeta te vjehrrit te saj, Beqir Ajazit.

Sot, ish-kryeministri Berisha e quan ate princin e kujtimeve letrare te vendit dhe me nje shenim ne faqen e tij ne FB, numeron konsiderata e vleresime te shumta per te.

Statusi i plote i Berishes ne rrjetin social:

Beqir Ajazi, princi i kujtimeve i letrave tona mbylli syte pergjithmone!

Te dashur miq, Beqir Ajazi, njeri nga shkrimtaret tane me te shquar mbylli syte pergjithmone. Ai ishte nje deshmitar i pamposhtur por dhe nje zedhenes i pavdekshem i te vertetave shqiptare ne teresi, dhe ne veçanti i kalvarit te burgjeve dhe kampeve te shfarrosjes se diktatures hoxhiste, ne te cilat ai, si kundershtar i saj kaloi dekada te jetes se tij.

Princ i kujtimeve ne letrat shqipe, Beqir Ajazi ka lene disa kryevepra te pavdekshme te kesaj gjinie kushtuar dhimbjeve, sakrifices, qendreses, virtytit, shpirtit te pamposhtur te njerezve real per vlerat dhe parimet qe beson, por edhe barbarive, primitivizmit, urrejtjes shtazore, torturave qe shqiptare me pushtet terrorist, xhahil e kriminele ushtruan ndaj tij dhe dhjetra e qindra mijra shqiptareve te pafajshem, elite e kombit, njerez te thjeshte, atdhetare te flakt, femije, gra, vajza, djem, nena, baballare per 46 vite me rradhe ne kasaphanen e luftes se klasave te diktatures hoxhiste.

Ky burre i shquar rrnoi per te na treguar!

Mirenjohje te pakufishme ndaj tij!
Duke shprehur ngushillimet me te sinqerta familjes se tij per largimin nga jeta e njeriut te tyre te dashur, le te lutemi ne te dashur miq, qe shpirti i te ndjerit Beqir Ajazi te gjej paqen e merituar! sb

2 komente në “Ndarja nga jeta e vjehrrit të Majlinda Bregut/ Berisha: Ky burrë i shquar rrnoi për të na treguar!”

  1. Katundari digital says:

    Cilit i palsi sepse vdiq i vjerri i Bregut? Po cilit i plasi me shume se çfare shkruan shpellari Berisha?
    Kjo eshte gazetaria shqiptare, e dhjere koke e kembe. Injorante qe nuk e ka shokun. Eshte pushtuar gazetaria shqiptare nga njerez analfabet funksionale dhe e tille eshte edhe cilesia qe kjo gazetari te ofron.

  2. Lugati says:

    beqiri ka qene burre zotni e robi omel….a sekretari partise ene ket emer e infektove ababababa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje