Ta gëzojmë Republikën e re të Edi Ramës!

2 Gusht 2017, 18:36Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Të ikin drejtorët e hipotekave, që të shuhet një herë e përgjithmonë fara e korrupsionit në këtë vend. Që të shërohet edhe vetë kryeministri bashkë me ministrat tij nga kjo sëmundje e rrezikshme. Të gjithë, pa përjashtim dhe pa dallim feje, krahine dhe ideje.

Pastaj të japin dorëheqje deri nesër drejtorët e spitaleve, që të shpëtojmë Shqipërinë nga pisllëku, por edhe pacientët nga diagnozat e tyre.

Pastaj, me radhë drejtorët e shkollave, që të shpërthejë dituria sheshit. E pas asaj, dihet botërisht që vjen gjithmonë begatia për të tërë.

Më vonë, do t’i zëmë një nga e një, nëndrejtorë, shefa sektori, teknikë, juristë, financierë, sanitarë dhe rojtarë, sepse gushti është muaj qamet i gjatë dhe nuk i dalka fundi i dëgjesave të Edi Ramës. 

Të cilat duket sikur janë bërë enkas për t’u shpjeguar dëgjuesve arsyen se përse ata e votuan si pa mendje “timonierin” e tyre. Por meqë fushata ishte e shkurtër dhe e mbushur me anekdota me Lulzimin “çun të mirë”, ai nuk pati shumë kohë t’i sqaronte para, ndaj edhe po e bën tani, pasi zgjedhjet kanë mbaruar.

Pastaj do të vijë shtatori dhe do të na shfaqet me tërë madhështinë e saj Republika e Re e Edi Ramës. E cila do të jetë pak a shumë ajo që premtonte gjatë epokës së çadrës Lulzim Basha. Por çfarë problemi ka se ai nuk do të jetë fare në timon? Rëndësi ka idea, jo njeriu. 

Tek e fundit, a nuk premtonte Lulzimi gjatë fushatës se do të shkarkonte edhe deputetët në mes të mandatit, nëse këta do t’ia bënin borxh popullit? Kishte gjetur edhe një fjalë amerikançe (recall) për ta bërë edhe më të besueshme shpikjen e vet. Tani nuk e thotë më, se nuk i del llogaria, por po e bën gjysma më e mirë e marrëveshjes së 18 majit, njësoj është. 

Kur ti i paske me laps emrat e deputetëve, që zgjidhen nga populli, pse u dashka që ai tjetri ta mbajë dorën për drejtorët?

Ata që besuan tek ëndrra e Republikës së Re nuk duhet ta humbin shpresën nga humbja e rëndë e Lulzim Bashës më 25 qershor. Ajo po vjen me shtatorin. E vetmja gjë që ka ndryshuar është emri i timonierit. Por ky është detaj fare i parëndësishëm.

24 komente në “Ta gëzojmë Republikën e re të Edi Ramës!”

  1. Astrit Vasili says:

    Ik more bajge! Ty ta futi lyli sa krahu…nuk te degjon kush ty ore bajge…epoka juaj u mbyll, nese je i paster e s’te ze reforma e drejtesuse…shiko te gjesh ndonje pune se politiken ka kush e ben. Ti Edi Rames nuk i vjen as tek thembra more bajge

    1. mateo says:

      Se ajo e Lulit te coi tek plehrat,atje ku e kishe vendin me kohe

    2. XheJ eN Bi says:

      Ky Patozi me se mendon? Me tru apo me bythe?

  2. Drini says:

    Ruaj shendetin se do pesosh ndonje strok

    1. ARIU says:

      O kavajs koqe kandari!Ty ta futi Lili sa krahu dhe nuk merresh me ate por na can trapin me mufka.
      Rama ua futi te gjitheve prandaj ti ha mut kot.

  3. Populli says:

    Patos, je I humburi, thjeshte, i humburi, jo vetem humbes.

  4. myqerrem says:

    ,,eshte thartuar fare qy patozi,
    lufte ne dy krahe si hitleri, s’mbahet fare, i griu te gjithe
    po per vete mbeti ne bisht te kavallit
    ik e patoz s’je per keto pune

  5. Apo jo? says:

    Kur ngriti caderen Luli ju hanit tolluma e nuk patet guximin ti dilnit kundra. Psh: te shkonit ne parlament e te votonit Vettingun.
    Tani ha dhe nje tollum tjeter se eshte shume vone per keto analiza naive.

    1. ben says:

      Apo jo? – nuk I ke thene se si dha nga ta haje Patozi tollumin …

  6. Riza says:

    O Patos qe kur u shushaten gomeret qe trasportonin (Bar ) , ra dhe fluksi per patose! Ne disa zona ne jug patos eshte ambienti ku mbahen kafshet shtepiake !

  7. astrit says:

    Patoz. Te ka hequr Luli gjysmen e trurit. Je bere si lecke e flakur.

  8. Mihali says:

    Qaj hallin Edi Rames.Shiko veten se ngele pa roge deputeti zoteri .Boll na bere hartime ku edhe Priftin na e bere shtarzan.Suksese ne jet zoti debutet(ish).

  9. xhemal says:

    mos u merzit o astrit keshtu e kane keto Pune kush vrapon heret e kush ben gjume i pari gezon shendet i dyti nuk i mjaftojne ilacet.je shume shume prapa ne kohe shumica e shqipetareve do te Jetoje me mire e mbeshtet njeriun punetor.te vendosur kurajoz me ide te qarta

  10. Ate qe m’bolli gelbaza Sali per 25vjet….
    neper Istititucionet Shteterore z.Tit
    I duhen dhe po ato vite per ti kthyer pak dinjitet ketije vendi plot me plage……! kuptojeni zotrote qe shkatrruat dhe grabitet gjithcka….

  11. Edheune says:

    1- Per c’ka eshte katandisur Shqiperia (kete e pranojne edhe ata qe e kane bere kete menxyre e sot llomotitin) c’do raprezalje ne pirmiden shteterore mendoj se eshte e nevojshme. Nuk flas dot me perfundime.
    2 – Fakti qe Ramen e kritikojne ata qe i kane nxjere ujin e zi Shqiperise dhe kane degjeneruar moralin ne shoqeri, me ben te besoj se Rama e ka mire.
    3 – Jam me ate pjese, qe mendoj se eshte shumica, levizjet e Rames dhe te te gjitha institucioneve duhet te shkojne tek pergjegjesit kryesore te krimeve qe jane bere ne keta 27 vjet, ndryshe nuk shoh perspekive.

  12. shushica says:

    O Patoz ….ti ben gabimin themelor…kerkon te ringresh PD …me programin neofashist te Berishes dhe pinjolleve te bashkpunetoreve te fashizmit….Po ata jane gjithmone me PD o Patoz..,,,ata nuk kane tradhetuar kurre ,ata votuan Bashen….Gradualisht do te zvogelohen sepse brezi i ri ,edhe ata qe kane ide te te djathtes ,nuk bashkohen me me Berishen dhe kopjen e shemtuar te tij Bashen….Ti Patos je ne kontradikte me vehten ,kerkon zbatimin e rregullave demokratike ,duke u mbeshtetur ,duke u rikthyer ne idete e vjetra te Berishes…Posi nuk e kupton se e djathta moderne ne Europe ,atje ku ka fituar shkon gjithnje drejt qendres ,kerkon ekuliber midis liberalizmit ekonomik dhe shtetit social..sipas stilit gjerman ,hollandez ,suedez…Pra nuk merret me fantazmat ,por jetojne dhe u pershtaten koheve ….Ndersa ti thua ,,baza e PD…jane ish te persekutuarit,,,,pra i drejtohesh nje te riu te lindur ne 97..me gjuhen e 90..es….Akoma nuk e keni kuptuar se mbi 80 perqind e popullsise nuk do te degjoje me pas 27 vite pluralizmi idiotizma e argumenta primitive…Prandaj gjeja me e zgjuar qe mund te beni eshte ti lini hapsire te rinjve ,jo atyre qe ulerinin pas Bashes ,por te tjereve ,atyre qe kane ide dhe deshire te japin kontribut per vendin ,jo per tu pasuruar nepermjet politikes…..Sa per fushaten e Rames ,,,kij dirim ,,,ai e tha qarte ,,,tepsia do tu hiqet te gjithe atyre qe e konsiderojne politiken si mjet fitimi ,pra edhe te tijve…Ramen e votuan njerezit e thjeshte ,por edhe inteligjenca e ndregjegjeshme dhe biznesi serioz….qe kerkon shtet ,drejtesimdhe konkurence te ndereshme….

  13. Bukri says:

    PATOZZZZZZZZ…….
    FLUTURON, FLUTURON…..,FLUTURON….,………??????????????????????. GOMARI !!!!!!!!!!!???

  14. timo says:

    Astrit unë do ti besoj analizave të tua kur të thuash të njëjtën gjë që thua për Lulin, edhe për Saliun. Ndryshe i bie fyellit kot.

  15. Devolliu says:

    Sa djalë me mend është ky Patozka. Nuk është gjë fare ajo që ka humbur PeDe-ja me Patozkën; hatanë e ka pësuar Shqipëria që nuk do e ketë në krye këtë mendjeli. Po ikë o qurravec se nuk merresh dot me EDI RAMËN ti, kryeministrin më të mirë, më të ditur, më të dashur, më punëtor, më të kulturuar, më të edukuar, më vizionar, më atdhetar të Shqipërisë.

  16. ben says:

    Zoti Patozi, Rama mund te mos jete zgjidhja me ideale per vendin tone, por me siguri eshte alternativa me e mire. Cfare bete ju qe diten e pare qe erdhet ne pushtet? Shkaterruat cdo gje, duke vjedhur e tjetersuar pronat qe u perkisnin atyre qe u persekutuan ne 50 vjet per shkak te ketyre pronave. Shkaterruat gjithe industrine dhe institucionet qe Enveri ngriti me parate tona. Nuk late peme pa prere ne pyjet dhe helm pa derdhur ne lumenjte tane. Ndertuat nje administrate te drejtuar nga injorante e gjysem analfabete qe edhe telefonin e mbanin mbrapsh, qe dinin te flisnin vetem shqip, por jo ta shkruanin ate, qe prune me vete nje tabor injorantesh te tjere qe te gjithe sebashku nuk lane gje pa bere e vjedhur. Ne fund te fundit juve prandaj kishit ardhur ne pushtet, per te vjedhur se per te bere punen per te cilen ju votuan me se nje here, duheshin dy veti kryesore qe ju nuk i keni: se pari ndershmeria dhe se dyti, kapaciteti.
    Ju bete qe inteligjenca e vendit te marre arratine nga syte kembet duke lene hapesira per injorante si puna juaj, pasi nje intelektual i vertete nuk mund te jetoje e punoje ne nje ambient sic e katandiset ju vendin tone. Ju keni guxim te flisni per kulturen dhe aresimin, kur krijuat te ashtuquajturat “Universitete private” ku u diplomuan ekzemplare te “shkences” te kalibrit te “kaubojsit” qe ju perfaqesoi denjesisht edhe ne parlament. Ju e vrate qe ne fillim enderren e rinise shqiptare per liri e demokraci, duke uzurpuar koken e PD-se qe ne fillimet e saja, duke e kthyer ate parti ne nje fole te injorances dhe krimit, duke filluar qe nga udheheqesi juaj komunist Sali Berisha, te cilin vazhdoni ta nderoni me teper se zotin, megjithe krimet e llahtarshme qe ka bere kunder shqiptareve.
    Me Lulin, keni vetem hesape karrikesh, duke bere nje lufte brenda llojit. Ne kete te fundit, zotrote je me pak i perlyer, pasi nuk ishe ti qe vrau mijera te rinje e te reja ne 97-ten, por ishte Saliu. Nuk ishe ti qe vrau shqiptaret ne Gerdec, por ishte Saliu me te birin. Nuk ishe ti qe vrau shqiptaret ne mes te dites ne qender te Tiranes, por ishte Luli me Saliun. Nuk ishe ti qe u fali te huajve ate pjese te detit qe na kane lene te paret, por ishte Saliu me Lulin. Por zotrote ke pergjegjesine qe ke qene pjese e asaj partie qe kreu gjithe ato te keqia qe permenda dhe te tjera qe jane shume per tu permendur ne nje koment te vetem. Ke qene nje nga ato qe ke ngritur doren per te aprovuar ligje ne dem te shqiptareve, duke perdorur mandatin qe shqiptaret te dhane ne mirebesim. Me e pakta qe mund te besh ti zoti Patozi dhe te tjere Patoze te asaj partie eshte te heshtesh dhe te mos na cash me derrasa me artikujt e tua idjote neper gazeta. Hesht, me shpresen se ne do te harrojme se cfare keni beru ju dhe te tjere si puna jote.

  17. artan says:

    O Patoz, o katunar i trashe. Nuk ta ka fajin as Rama dhe as Basha, por Berisha. Ti nuk ke bythe ta permendesh kete sepse ke perfituar prej tij, ndaj dhe je i pabesueshem.

  18. Bastardi me valixhe druri says:

    Ooooooo Patoz! Ata qe kane pantallona dhe nen to vegla burri i bien kalit me kamzhik dhe jo samarit.Ti e di mire se luli dhe per te bere shurren do ndihme dhe leje.Gomari,te cilit ti nuk i versulesh dot eshte qoftelargu juaj.Te tjerat jane per tu gjendur ne muhabet.Ta mban bytha te merresh ti dhe jo vetem ti me Salih Serb-agjent vicidolin?! Aty me rri.Ndryshe bjeri vrangalles kot.Sa te jete ai, qofte ne politike,qofte ne kete jete,juve jeni te tredhur dhe partia juaj gradualisht do shkoje per lesh duke u veteasgjesuar.Dhe lyl hollandezi e di kete,ndaj tall rr….. me ju.Mos u lodh kot me shkrime pa buke,sepse ,pavaresisht se je dhe me shkolle,i humbet dhe ato pak pike qe te kane mbetur.

  19. Suloja says:

    “Kur s’ta varin ata të shtëpisë,mos u merr me punët e komshisë”.Me hartimet tua, u
    bëre më se i merzitshëm.

  20. mikel says:

    harxhova kohen kot ,e pashe ne fund se kush e kishte shkrujte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje