Majlinda Bregu humbet njeriun e shtrenjtë të familjes, ja dedikimi prekës që bën për të

2 Gusht 2017, 16:05Politika TEMA

Majlinda Bregu, ka humbur sot një njeri të rëndësishëm, që ka qenë i pranishëm në të gjitha etapat e rritjes së fëmijëve të saj.

Babai i bashkëshortit të Bregut, Namik Ajazit, është ndarë nga jeta në moshën 97-vjecare.

Ky ishte gjyshi që gjeti kur shkoi në shtëpinë e re dhe që e thirri gjithmonë njësoj.

“Adieu ‘Gjysh’!

Që ditën e parë kur hyra në shtëpi, më quajti ashtu siç do të më quante edhe për 22 vitet në vazhdim: nuse.

Refuzonte të më thërriste në emër, kokëfortë si një shqiptar i vërtetë.☺️

As unë se thirra dot kurrë në emër, e aq më pak si vjehërr.

Për mua Beqir Ajazi ishte gjithmonë gjyshi, siç e thirrën fëmijët e mi.

Sa herë bëja habi se si një njëri që kishte parë vdekjen e të vëllait 19 vjeçar në Kryengritjen e Postribës, pushkatimin e të atit 53 vjeç, në 1945 si një ndër figurat më influente të nacionalizmit në Shqipërinë e Mesme, djegie shtëpie e rrëmbim pronash, shto dhe 15 vitet e burgimit e 15 të tjera të internimit të tij, jetoi 97 vjet, me një mendje e vullnet për të shkruar e përkthyer. 

Antikomunist i betuar, që respektonte Republikën, por me nostalgji për Monarkinë. 

Iku me merakun e madh për Shqipërinë që s’u dekomunistizua dot asnjëherë dhe ndaj meje me vërejtjen elegante të ish liceistit të Korçës e një frankofoni par excellence, se mua nuk më falej të mos flas frengjisht?

Të paktën nesër desh Zoti, do ta përcjellim si të parin ndër të vetët, që e la këtë botë natyralisht…

Adieu ‘Gjysh'”, shkruan Bregu.

11 komente në “Majlinda Bregu humbet njeriun e shtrenjtë të familjes, ja dedikimi prekës që bën për të”

  1. Festimi says:

    Ngushellime! Beqir Ajazi eshte burri me fisnik dhe njeriu më unik në madhështinë e thjeshtësisë qe kam njohur ne jeten time. Nderime, respekte dhe i pa harruar!

    1. palla says:

      Fillimish ngushellimet me te sinqerta familje. Z. Ajazi ka vuajtur shume ne sistemin komunist, por fatmiresisht jetoi 97 vite.

  2. mirel says:

    Po ik moj na rrufsh trapin. Adieu gjyshi kjo.
    Edhe Beqir edhe francez. Na trazut zorret rrace bastarde

  3. bureto says:

    Ç’mund te thuash, se sa TURP, per ca tipa si ky me siper….

    Sa i takon rastit ngushellime te sinqerta familjes.

  4. Zapata says:

    Autorja ka dash te thote:
    Se vjerri ka qene monarkist, liceist dhe francofone
    Liceist francofone edhe monarkist nuk shkon.
    Libertè-Legalitè- fraternitè ishte se cfare mesonin i liceistet e korces. Se cka bere Beqiri atje ai e di.
    Se cfare i ka ndodh me komunistet e mire mos me e thone se populli shqiptar ka vujt me teper se Ajazet
    Kujtim i paharruar si per gjithe prinderit tane

  5. lato says:

    Tani qe partia me e qelbur komuniste,PD,doli ne pension,do te dekomunistifikohet Shqiperia.Vdis pa merak gjysh!

  6. Petriti says:

    Kjo eshte mashtruese. As nuk ka dashte me ja pa syte “gjyshit”.

  7. Festim Shytaj Mallakastër says:

    Beqir Ajazi ka qenë një nga antikomunistët më të pa epur. Dashnor i së vërtetës. Burrë paqësor, i ditur dhe krejt e vërtet që ka qenë liceist në Korçë, mbështetste monarkinë si modelin më të mirë që kishte përjetuar në jetën e Tij 100 vjeçare. Unë e kam njohur personalisht edhe pse jam nipi i tij nga mosha. Kishte titullin “Kalorës i Legjionit të Nderit” të Francës dhe ishte frëngjishtfolës shumë i zoti. Me ato që ka shkruar dhe ka treguar sa ishte gjallë, është burri më i rrallë që ka pasur ky vend “Kreshnik dhe Fisnik” cilësi të munguara ndër shqiptarët e sotshëm që rendin vetëm pas paras!
    Nderime dhe respekte! Zoti e pastë çuar në Parajsë!

  8. Teuta says:

    Respekte per kete zoteri te nderuar I qofte i lehte dheu i shqiperise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje