FOTO/ Rama shtërngon duart me zv. presidentin amerikan Mike Pence

2 Gusht 2017, 15:28Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka takuar sot zëvendës presidentin amerikan Mike Pence në Samitin e Kartës së Adriatikut të mbajtur në Malin e Zi.

Takimin e ka njoftuar vetë shefi i qeverisë Edi Rama i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shpërndarë fotografinë me numrin dy të amerikës duke shkruar “Photo of the day”.

Pence përshëndeti sot përfaqësuesit e të gjithë vendeve të Ballkanit perëndimor të cilët merrnin pjesë në Samitin e Kartës së Adriatikut duke i ftuar që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të ardhmen.

Rama shoqërohej në samit nga ministri i jashtëm Ditmir Bushati.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje