SAMITI/ Zv. presidenti i SHBA-së Pence, mesazh liderve të Ballkanit: Lerini dallimet, punoni së bashku për të ardhmen

2 Gusht 2017, 13:38Politika TEMA

Zëvendës presidenti amerikan Mike Pence ka përshëndetur përfaqësuesit e të gjithë vendeve të Ballkanit perëndimor të cilët marrin pjesë në Samitin e Kartës së Adriatikut.

Pence shprehet se është angazhuar në mënyrë të veçantë nga presidenti Donald Trump për prespektivën e vendeve të Ballkanit.

Ndër liderët që ka përshëndetur Pance ishte edhe kryeministri i vendit tonë Edi Rama i cili shoqërohet në këtë takim nga ministri i jashtëm Ditmir Bushati.

“Më ka dërguar Trump për të përcjellë angazhimin e veçantë për Ballkanin Perëndimor. Trump do të qëndrojë me ju ndërsa ndiqni të ardhmen tuaj evropiane, SHBA ju mbështet, se cdo rrugë do forcojë Evropën. Me Trump politika e SHBA do të jetë prosperiteti i Amerikës në fillim, por Amerika e para nuk do të thotë Amerika e vetme, lidhja SHBA-Evropë do të jetë jetike, ne jemi më të fortë se bashku sesa të ndarë” tha Mike Pence.

Ai porositi liderët të lënë  mënjanë zemërimet.

“Punoni së bashku, forconi ekonomitë, luftoni korrupsionin, ndërtoni qeveri të besueshme e të përgjegjshme, rrisni besimin te njerëzit, detyra juaj kërkon kurajë” tha ai.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje