Ndodh vetëm në PD, do festohet humbja e 25 qershorit. Ja mesazhi...!

1 Gusht 2017, 23:28Politika TEMA

Partia Demokratike pësoi humbjen më katastrofike në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, një humbje që nuk ishte njohur as në vitin famëkeq 1997.

Menjëherë pas humbjes së thellë, shkaktari kryesor i së cilës ishte kryetari Lulzim Basha, ky i fundit nuk pranoi të japë dorëheqjen, por u shndërrua në qesharak, teksa mori sërish frenat e PD në një garë false e të manipuluar.

Qesharak në fakt nuk duket të jetë vetëm kryetari i PD, Lulzim Basha, por edhe të tjerët pas tij, të cilët duket se po përgatiten për të festuar humbjen katastrofike.

‘CityNews’ ka siguruar një mesazh të kryetarit të PD në Sarandë, Hariz Mema, i cili i fton të gjithë për të festuar në hotel “Tatzani”.

Në mesazhin e shpërndarë nga Sekretarja e Degës së PD Sarandë thuhet se do jetë të pranishëm në kokteil edhe deputetët, ku kryetari do t’i falënderojë për punën e bërë në zgjedhje, ku rezultati në fakt ishte më i ulëti i çdo rezultati zgjedhor.

“Pershendetje! Diten e merkure,date 02.08.2017 ora 20:00 tek Hotel “Tatzati”,Kryetari i PD Sarande z.Hariz Mema ju fton ne nje kokteil falenderimi per punen e bere ne zgjedhjet e Qershorit.Prezent ne kete koktei do te jene edhe Deputetet. Prezenca juaj na nderon! Me respekt Sekretare e Deges Matilda Qurku”, thuhet në mesazh.

5 komente në “Ndodh vetëm në PD, do festohet humbja e 25 qershorit. Ja mesazhi…!”

  1. Skrapari says:

    Kane te drejte te festojne,sepse e dinin edhe vet qe do dilnin me gishte ne goje,pe te mos then ate shprhjen tjeter. Si thoni nuk duhet festuar? po mor te festojnw sa rw tunden malet. Ata quajten fitore edhe pse humben ne Korce,kolonje e dibwr e jo tani qe moren 43 deputete. Per tw tri fitoret e para festuane se zbuluan vjedhjen e votave. E po mos tu kishin vjedhur votat fitoren e kishin ne xhep. Kapen hajdutin ,i rruane lesht e b…… e festuae. Tani nga zero qe mendonin te dilnin me 43 i thone fitore e madhe… Festoni biro festoni e keshtu festofshi perhere!

  2. chri§tos says:

    Te dhjerë por krenare

  3. kristos says:

    Te dhjerë por krenare

  4. Peço says:

    Jooooo, e keni gabim ju të Temas! Ata kanë plotësisht të drejtë. Për ta nuk ka rëndësi fitoj apo nuk fitoj PD, për ta e rëndësishme është që njeriu i tyre u zgjodh deputet. Kaq ju duhet, e arritën dhe tashmë duan ta festojnë. Të tjerat janë kot, pesë me hiç kur thotë populli. Parimi i tyre i vetëm është interesi i tyre.

  5. LORA says:

    ,,,,,,,nnesoj me serbet ,qe festojne nder shekuj humbjen e tyre katastrofike ne betejen e
    Fushe-Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje