Alarmi: Toka po jeton me kredi. Në 2 gusht mbarojnë rezervat e vitit

1 Gusht 2017, 16:49Politika TEMA

Le Monde

Që nesër, e mërkurë 2 gusht, Toka fillon të jetojë me kredi. Ose thënë ndryshe  jashtë kapacitetit të asaj që planeti mund të sigurojë për banorët e vet. Në vetëm 7 muaj për të vazhduar të pimë, të hamë, të ngrohemi të udhëtojmë ne duhet të shkatërrojmë ekosistemet dhe të prishim aftësinë e tyre rigjeneruese.

Ky borxh ndaj planetit vjen sepse ne presim pyje me një rritëm më të madh se ai i rritjes së tyre, ne nxjerrim nga deti më shumë peshq sesa lindin çdo vit, ne hedhim në atmosmferë më shumë karbon sesa mund të absorbojnë deti dhe pyjet.

Kjo ditë e “tejkalimit të tokës” (Earth overshoot day-përkth Lapsi.al) kalkulohet për çdo vit nga Global Footprint network, një istitut kërkimor i bazuar në Kaliforni. Në bazë të 15 mijë të dhënave statistikore që ai merr nga OKB-ja, ai përllogarit dëmet që njeriu i shkakton planetit. Lapsi.al e ka ndjekur raportin e tij të frikshëm dhe shifrat janë alarmante. Sipas tyre mër konsumin e sotëm planeti duhet të ishte 1.7 herë më i madh.

Por e keqja nuk është vetëm kjo. Po të shikosh statistikat përgjatë viteve gjendja bëhet edhe më shqetësuese.

Toka sipas tyre ka qenë e vetëmjaftueshme në vitin 1961 me çerekun e rrezervave të saj të pashfrytëzuara. Ajo filloi të bëhet defiçitare në vitet 1970. Dhe data e tejkalimit dhe të jetesës mbi mundësitë e saj po afrohet me rritme të frikshme. Ajo shënonte 5 nëntor në vitin 1985. 1 tetor në 1998. 20 gusht në 2009. Për të mbërritur nesër në 2 gusht për këtë vit.

Ky shterrim i pandalshëm i mundësive ka si konseguencë shpyllëzimin, mungesat e ujit, shkatërrimin e biodiversitetit, por jo të gjithë janë të ndërgjegjshëm për këtë katastrofë.

Përshembull për nivelin e jetesës të australianëve apo amerikanëve do të duheshin 5 planete për të jetuar. Ose nëse e shohim në rrang shtetesh Japonia do të kishte nevojë për një sipërfaqe 7 fish më të madhe për të kënaqur nevojat e saj. Po të bësh një lloj tjetër krahasimi vëndet e pasura bëjnë një dëm pesë fish më të madh sesa vendet e varfra.

Megjithëse një institute shumë i respektuar dhe që është pikër reference për këto lloj studimesh Global Footprint Network, po aq edhe është kritikuar për mënyrën e tij të llogaritjes dhe për mbledhjen e shifrave.

Përgatiti: Lapsi.al

5 komente në “Alarmi: Toka po jeton me kredi. Në 2 gusht mbarojnë rezervat e vitit”

  1. .. says:

    Ne qofte se nuk do te zhduket nga c’do person dhe si rjedhoj nga gjthe Bota MEKATI, atehere do te vet-shkaterohemi.
    Me fjalen MEKAT “deshifrohen” te gjitha veset e njeriut,….. babezia, egoizmi, ligesia, zemer-ngurtesia, largimi dhe mos njofia e Zotit…..
    Dashuria eshte “fjala magjike”…. fillimi dhe fundi i didaktikes se Krishterizmit.
    Po ke dashuri nuk mund te besh te keqe as te Njeriu as tek Natyra.
    Dija ne ditet e sotme eshte shume e lehte per ta pervetesuar …. ajo qe do sakrific dhe mud eshte te DASHUROSH krijimet e Zotit.

  2. Ari says:

    E gjete ti kete shkrim per shqiptaret? Shqiptaret jane e vetmja rrace europiane qe akoma hedhin qese plastike rruges, zbrasin mbeturina lumenjve e dhj*sin ne trotuar. Ti flet po vdes toka.

  3. Kazani says:

    Ky artikull eshte pjese e kazanit. Nuk ka faj ai jooo
    Nxirrini lajmet sic jane se ju gazetaret intelektuaLESH keni pjesen e fajit te prapambetja e shoqerise.

    1. moni says:

      Ke te drejte o kazani. Na mbyten intelektualet e hales. Mire qe vjedhin lajme, por nuk dine as te perkthejne dhe redaktojne sic duhet. Keto gazeta sikur i drejtojne shtepiaket e deshperuara…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje