Ish-këshilltarja e LSI, Mezini: Nëse LSI doli në opozitë në qershor, s’është arsye për t’i vënë kazmën Tiranës

31 Korrik 2017, 22:33Politika TEMA

Genta Mezini, ish-këshilltarja e LSI, e cila kaloi në grupin e këshilltarëve të PS në Këshillin Bashkiak të Tiranë, ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari.

Në një postim në Facebook, Mezini shprehet se qytetarët e kanë votuar për të mbështetur projektet që zhvillojnë Tiranën dhe jo një parti politike që ndryshon sipas motit politik.

Mezini thotë se nuk mund të jetë vegël qorre e një partie që tjetër bën, e tjetër deklaron, teksa ndihet e çliruar që i është bashkuar grupit të PS. Sipas saj, qytetarët e votuan për Tiranën, e jo për të mbështetur LSI në garën qorre me PD se kush është opozita e vërtetë.

Nuk më habit fare tanimë reagimi i LSI ndaj qëndrimit tim qytetar dhe politik, në respekt të votës së kryeqytetasve për koalicionin PS-LSI në zgjedhjet e vitit 2015 që e votuan masivisht Erion Veliajn dhe këtë koalicion për Tiranën që duam, jo për çfarë duan partitë sipas motit politik.

Nëse LSI doli në opozitë në qershor të këtij viti, kjo s’është arsye për t’i vënë kazmën Tiranës dhe për të bllokuar kryebashkiakun tonë.

Për më tepër unë nuk mund të jem vegël qorre e partisë që tjetër thotë, tjetër bën, tjetër deklaron. Kështu që jam sinqerisht e çliruar që iu bashkova grupit të PS për të vazhduar të mbështes Erion Veliajn dhe Tiranën, sepse për këtë e kemi marrë votën dhe jo për të mbështetur LSI në garën e saj qorre me PD se kush është opozita e vërtetë!

Sa për oligarkët dhe regjimin e drogës, unë nuk njoh ndonjë oligark dhe si mjeke që jap receta për ilaçe, po e pranoj që s’di asnjë ilaç që mund të kurojë të droguarit nga pushteti i pamerituar.

13 komente në “Ish-këshilltarja e LSI, Mezini: Nëse LSI doli në opozitë në qershor, s’është arsye për t’i vënë kazmën Tiranës”

  1. "BOHOTINA" says:

    e se fundi degjuem nje njeri qe ti flase zemra e jo xhepi. Deklarate per shqiperine e jo per partine (ose pjesen).

  2. vjola says:

    Te lumte Genta . Njerezit qe i duhen shoqerise per te hecur perpara .

  3. Mihali says:

    Pergjegjse per voten e popullit.Qendrim korekt me zgjedhsit.Vasilit Suksese ne jete.

  4. Roza says:

    Hahaha, vete i shkruan keto? Po Pool, Bravo se je parimore e mache! Si mbarove pune mehr LSI, tani shko zhgerrehu te PS se kjo eshte shqiperia, per ndyresira si ty ka vened boll

    1. vera e nxehte says:

      Roza, ti je mesuar me gjera roze dhe te duken te gjithe roze. Keshtu eshte kur nuk njeh ngjyra dhe kombinime te tjera te pafundme. Eshte e rende fizika e mendimit. Respekt per mjeken dhe logjiken e saj ne sherbim te shoqerise.

  5. I MASHTRUARI says:

    Eshte ndergjegja e kalbur kombetare e kesaj particke dhe instikti shtazor i
    hakmarrjes ndaj popullit te Tiranes , qe nuk e nxori LSI-ne si force te pare !

  6. Tirana says:

    Bravo te qofte! Qofsh e gezuar ne jeten tuaj ! Mire qe degjuam nje person ,e cila foli nje te vertet. Ju e bashkeme ju edhe keshilltare te tjere u votuat ne Tirane sepse ishit se bashku me PS-ne per ndertimin e Tiranes. E deri tani kini bere nje pune te lavderueshme,te cilat duken sheshit,e nuk mbulohen me fjalet boshe te atij Ollit ,apo atij karafilit tjeter me syze. Edhe ne habitemi se si u ndryshoka qendrimi sepse i dashka qefi Kryetraes Monika (nenkupto Iliri) te dali ne opozite? C’lidhje ka pushteti vendor me ate qendror? Ke bere veprimin me te pelqyeshem. Nuk jeni rrobot te kryetares,por robot te popullit qe u ka votuar? Respekte !

  7. devi says:

    Vertete sa nevoje ka Shqiperia per lesh e lista si puna e kesja cupkes. Sa me shpejt te perfundojne ne koshin e plehrave keto tipa aq me shpejt do te eci perpara vendi.

  8. Lirka says:

    Iku per lesh leshelija ! Me se fundi politika shqiptare dhe shqiptaret po clirohen nga kanceri lsi

  9. Zana says:

    Hahaha – lesh e lija po shkërmoqet ca si shpejt: po demaskohet politika e saj hileqare në dëm të vendit e të popullit. Të lumtë Genta, drejtë: nuk mund t’i vihet kazma Tiranës pse LSI-ja ka shkue për lesh dhe kërkon tashti të ruajë litarët (e vaporit të mbytur).

  10. Keshilltari says:

    Genta po tregon se eshte keshilltare ne sherbim te qytetit Jo parties, qytetaria eshte e para !

  11. Leonardi says:

    Ore mire beri kjo qe iku nga LSI po pse votoi per rritjen e cmimit te ujit. Po mos na bejne shume moral keta sikur jane parimore. Ti lene denglat. Mos shikoni partite se njesoj jane. Me vjen keq per ne si popull qe me shume merremi me partite se cfare bejne me njeri-tjetrin sesa me cfare na bejne neve si popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje