Mesa duket jo të gjithë në LSI mendojnë njësoj. Administratori i Zall Herrit ka lënë sot LSI për t’u rikthyer në PS.
Në një deklaratë të postuar në Facebook, Arben Maloku shkruan se kryetari i Bashkisë Veliaj duhej mbështetur kur punon, ashtu siç edhe Ilir Meta kishte porositur këshilltarët e LSI, e jo ta tradhëtojnë në rastin më të parë pas ikjes së Metës.
Gjithashtu, ai duket i habitur për largimin më urdhër të partisë të nënkryetares së Bashkisë, Brunilda Paskali, e propozuar nga LSI, kur në fakt ajo ishte një nga bashkëpunëtoret e ngushta të Veliajt, apo edhe nga thirrja për dalje në opozitë, kur të gjithë drejtorët e LSI vazhdojnë punë në Bashki.
Administratori i Zall Herrit, Arben Maloku është largimi i tretë i rëndësishëm nga LSI-ja, pas dy këshilltarëve të LSI të cilët iu bashkuan grupit të këshilltarëve të PS.
Me poshtë deklarata e plotë:
Rikthim te familja ime në PS!
Prej dy vitesh kam shërbyer si Administrator i Zall-Herrit, fryt i bashkëpunimit PS-LSI. Jam munduar çdo ditë t’i qëndroj pranë njerëzve dhe të mbaj ritmin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë!
Zall-Herri ka ndryshuar komplet këto dy vite. Dy rrugët e Kasallës dhe të Cekrezës kanë transformuar totalisht zonën e kanë rikthyer shpresën tek ata banorë të vuajur aty! Pa Bashkinë e Tiranës, këto investime do ishin komplet të pamundura. Njerëzve po u legalizohen shtëpitë dhe tani po urbanizohen me rrugë, kanale e ndriçim.
Herën e fundit Erion Veliaj dhe Ilir Meta shtrënguan duart me inaugurimet e reja duke bërë thirrje për më shumë bashkëpunim në interes të komunitetit. Ishte marrëdhënie e vërtetë! Asnjë s’kandidonte në zgjedhjet parlamentare, dhe prapë se prapë i qëndruan fjalës që i dhanë banorëve për mbarimin e rrugëve brenda gjysmës së mandatit të Veliajt.
Fatkeqësisht, pas ikjes së Ilir Metës nga LSI gjërat nuk janë si më parë! Kryetarit të Bashkise nuk iu dhanë votat për shkollat e reja dhe për ujin 24 orë nga LSI, siç kishim rënë dakord. Një ditë pas betimit të Presidentit ku Veliaj ishte nga të paktët socialistë, ai u braktis nga LSI për gjëra që kish bashkëpunim prej vitesh. Pa shkolla e pa ujë, nuk ka të ardhme Tirana. Sot po bëhet thirrje për opozitë kur ne jemi të gjithë ende në Bashki. Largohet nënkryetarja e LSI, por rrinë drejtorët! Si mund të jemi dhe brenda dhe jashtë, dhe bashkë dhe kundra, dhe në pushtet dhe në opozitë?
Ndaj kam vendosur që sot t’i kthehem familjes time Partisë Socialiste sepse dua që puna në Tiranë të vazhdoje, që shkollat të bëhen e Zall Herri e gjithë bashkia të kenë ujë 24 orë. Vetëm kështu e mbaj porosinë që Ilir Meta në 14 Prill tha “ta mbështesim lali Erin për sa kohë që po punon për Tiranën.” Kryetarin e Bashkisë duhet ta ndihmojmë, jo ta sabotojmë! Nga sot jam me Erionin dhe Partinë Socialiste për më shumë punë të palodhur për qytetin tonë!
Juaji gjithmonë, Arben Maloku, administrator Zall Herr!
Me sa duket “tepsine” që la Rama po e merr Veliaj .
ec aty ripjellja…u kthy ne baze..athu s’kane qene me i ven hahahaha cer prallash
LSI-ja drej shuarjes se plote,pasi realisht nuk ka arsye te ekzistoje!!!
Sa të jetë Kryemadhi
Sa të jetë ilir Floriri
Sa të jetë Cen Durimadhi
Sa të jetë Agim Fakiri
Sa të jetë Tit Vasili
Sa të jetë dhe Noc Rroku
Sa të jetë Luan servili
Nuk na duhet Arben Maloku!
Leshelija e familjes kryemodhi meta peesident me luge florir po shkon drejt shperberjes se shpejte. Nuk rrijne dot leshelistat pa pare dhe pushtet. Brenda gjshte miajsh parti e kryemodhit do kete marre fund deputetet do ti shkojne ps dhe pd. I shk…. edvini i beri lesh e li tani sdijne cbejne e cthone, kane pese ministri dhe dhjetra institucione dhe shajne qeverine. Parti e coroditur dhe e shkateruar
Lugato ….
Kam dëshirë të të lexojë ,po më duhet një përkthyes.
ec aty ripjellja… ( e kuptova )…u kthye në bazë… (e kuptova)
…athu s’kane qene me i ven hahahaha cer
prallash… ( këtë dua të ma përkthesh në shqip ) .
shyqyr qe po e kuptojne ca burra qe duhet me ik nga ajo parti e shpifur interesaxhie, bravo gjigand
A do ngelet valle ndonje ne lsi se me sa duket po kthehet realitet slogani force e papare.
Iku Meta u dhi partia
Eshte e turpshme kur thone jemi opozite nderkohe qe gjithe drejtorite e bashkise jane mbuahur me te lsi. Askush nuk mund te ankohet per ta ndonese jane kthyer ne taksidare.
Po cfare do te thote kjo qe thone jane ne opozite dhe i mbajne gjithe drejtoret ne pune? Mbajne ministrite? Apo te marrin c’te munden se duhen leket per te blere votat prape per zgjedhjet e tjera. Po hiqini se do t’ua pine gjakun te gjithen, jane si shushunjat, vetem kur u vjen plasja leshohen. Edhe keto te LSi jane nga ata shushunjat e mocaleve te Skraparit qe nuk leshojne kollaj…
Veliaj dukej i vetmi qe po i mbante dhe vazhdonte akoma me teorine e BESE-s, po ku kane bese keto.
bravo arben, ti je i zgjedhur per te zgjidhur hallet e qytetareve dhe jo te partise; gabimisht ne keto 27 vite zyrtaret e kane kuptuar puishtetin qe i jepet si bythelepirje ndaj partise, ndoshta dhe nga paaftesia e tyre.
Te marresh vendime te forta, ne interes te qytetareve te tu do te thote se je i zoti dhe per kete te pergezoj pasi edhe me te vjeter se ty ne moshe nuk guxojne te dalin nga tutela.
Pun te mbar. Shpresoj Qe te na besh dhe rrugen e kallmetit
Urime beno.ti je per kete pun ?
Hahaha…nga mbiemri duket nga e ka origjinen. Ashtu bravo shoku Maloku, por mos u kthe me tek LSIja sepse do behesh double malok.
Te lumte. Veprim i drejte.
Zghidhje prefekte per zonen .
Suksese Beno
Kete pune kane keta. I ve ne pune LSI. hop kalojne me PS per te rruajtur karrigen. Ndron fleta hop kthehen me PDIU e keshtu hu me hu.
Pra jane ne karrige gjithmone. Arben Maloku rrote k…me 100 flamuj. Naten takon Meten diten Erionin.
Një gjë e kishe thënë shumë mirë zoti Maloku:
O brenda, o jashtë.
O bashkë, o kundra.
O në pushtet, o në opozitë.
Të dyja bashkë, në asnjë rast nuk shkojnë.
Populli në të tilla raste thotë: Marrsh këmbën zvarrë.
Kete personazh te LSI, Rama ta zboje menjehere nga radhet e PS! Arsyeja eshte e thjeshte. Per aq kohe sa LSI ishte ne qeverisje, dhe bente ligjin, ketij i pelqeu posti. Tashme, qe LSI ra nga fiku, dhe nuk ka me asnje siguri se do zgjidhet prape, kthehet te “ish familja”, pra PS! Njerez te tille jane pafundesisht te neveritshem, dhe dalin menjehere jashte kontrollit! Tashme, detyra e kreut te qeverise dhe PS, eshte qe ky dredharak te mos shohe me post ne shtet, por, ashtu si gjithe qytetaret e ketij vendi, te kerkoje pune, pasi sistemi qe zgjodhem, krijon mundesira per te punuar kudo, pavaresisht veshtiresive. Se si mund te gjeje nje vend pune, le te pyese njerezit e zakonshem, qe i ka patur nen hyqem. Rruge tjeter nuk ka!
Bravo beni nga tava e ilirfloririt te shporta fiqeve.
E tha goca e vogel e Like floririt, menjehere pas zgjedhjes president: po me LSI c’do behet” mos u tremb goce e mori mai.hahahaha. turp e faqe e zeze.
Ne vetem te hame bar tani qe te mos kuptohen keta maloket kaptinshtyp se ca bojne…Kur kercen nga nje parti ne tjetren kush te jete ne pushtet do te thote qe nuk ke shtylle kurrizore e je pa integritet dhe e ke mendjen vetem te vjedhesh e nk te rruhet per popullin. Ne vende te tjera do te ta kishin pregatitur kofinin politik! Kujdes o njerez se keta jane soji me i keq i politikaneve, duan vetem pushtetin…nuk u rruhet per popull! Pasqyrim me i qarte se cfare nuk shkon ne Shqiperi nuk ka!
Te shohim a do i pranoje dhe a do u jape poste partia “nene” se po nuk ia hengri marshet edhe tani qe ka timonin i vetem nuk na mbetet gje tjeter vec te mendojme si Faik Konica..
Bravo Arben.Guximi eshte vyrtyt i nje njeriu te mire. LSI-ja shume shpejt do behet lesheli. E them me bindje te plot,nqs LSI_ja do bashkepunonte me ps-te,nuk do kishte burre nene t’i perçante.Do behej nje koalicion i forte,dhe punet do te shkonin mbare,shume mbare.Populli do shikonte fryte shume te mira,mirqenje te larte, dhe shtet te konsoliduar.Por ç’ti beshe Ilir Metes dhe Monikes qe e dredhin bythen sa andej e ketej.Nuk ka fate vegjelia.Ajo ne shekuj ka qene e trdhetuar,viktim e babezis se forcave agresive.
Po e perseris per te qinten e heres se : Amerika me 335 milion banore
ka vetem dy parti: demokraten – republikane dhe nje te trete , i thencin
parti independente ,ndersa Shqiperia me 3 milion banore ka mbi 70 par-
ti ! A nuk i vjen pas turp,namuz shqiptaret qe nuk u ve ” flaken” batakcinje-
ve,rrugaceve,horrave te ashtuquajtur kryetar partishe qe kane vetem nga
10 lolo qe i ndjekin nga pas dhe i thurin ditiramba e hosana kryetarit te tyre !
O zot c’ndodh ne nje vend ku nder 3 milion banore , 650 mije pensioniste
jane fukarenj “in extremis” dhe ish- berishistet dhe sot ramistet vazhdojne te
krekosen para shqiptareve dhe te huajve se “po bejme shtet” ,shtet qe e hengert
mortja nje sahat e me pare ..!!!