LSI sulmon Ramën: Kryeministri tregoi se do kontroll mbi çdo pushtet në Shqipëri

31 Korrik 2017, 13:20Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se po kap sistemin e drejtësisë.

 

Reagimi i tij vjen menjëherë pas vendimit të dhënë sot nga Kolegji Zgjedhor, i cili rrëzoi padinë e këshilltares së LSI, e cila pretendonte se mandati është ndarë gabimisht nga Komisioni, duke ja dhënë këshilltares në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Genta Mezini, e cila votoi pro rritjes së çmimit të ujit në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe për këtë arsye u përjashtua nga LSI.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari shtoi se Rama kërkon të kontrollojë cdo pushtet në Shqipëri.

“Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor për këshilltarin bashkiak që i takon ligjërisht LSI, vendosi se 19 është para 17-ës. Edi Rama tregoi qartazi se do të ketë nën kontroll çdo pushtet në Shqipëri, përfshi sistemin e drejtësisë që do ta kontrollojë me çdo mënyrë”, tha Braimllari.

“Do ta shikoni që pas tepsisë, Rama do shtrohet këmbëkryq edhe në drejtësi. Vendimi i sotëm tregoi se i gjithë sistemi është i kapur nga Edi Rama. LSI është e vendosur për të bërë opozitë frontale ndaj këtij regjimi që tregon kapjen e sistemit të drejtësisë. Kryeministri po e çon Shqipërinë në udhqëkryq”, shtoi ai.

1 komente në “LSI sulmon Ramën: Kryeministri tregoi se do kontroll mbi çdo pushtet në Shqipëri”

  1. Kaonia says:

    Po bashkine e ka lali ,c pune ka Rama aty,apo sta mba bytha ta zesh ne goje se e ka Moni shume xhan .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje