Kryeministri Edi Rama ka thënë sot, se Policia e Shtetit, me renien e fluksit te pushuesve ne sezonin veror, eshte gati per nje operacion te madh ne te gjithe vendin, ndaj atyre qe ai i quajti feudet e kanabisit.
“Objektivi për t’i dhënë fund kultivimit të kanabisit, një fenomen që e njollos vendin tonë është drejt realizimit të plotë, por sidoqoftë besoj se nëse do arrijmë të plotësojmë sic e kemi vendosur këtë objektiv për nga pastrimi i territorit nga feudët e kultivuesve të kanabisit, ana tjetër e medaljes është për t’u parë më thellë dhe deri në fund në kuptimin e evidentimit, ndalimit dhe ndëshkimit të elementëve kriminalë që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme shuma të mëdha parash dhe posedojnë asete kriminale.
Ka kryetarë të caktuar bashkish që nuk janë shfaqur në lartësine e kësaj sfide për çrrënjosjen e kanabisit.
S’është vetëm sfida e Policisë së Shtetit.
Është momenti që Policia e Shtetit të përgatitet për një operacion të madh kombëtar kontrolli të elementëve me rekorde kriminale në të gjithë vendin, që janë simbole të këtyre feudeve të kultivimit të kanabisit, por jo vetëm, që kanë statusin e të fortit të zonës dhe që në këndvështrimin tim janë lehtësisht të evidentueshëm, të ndjekshëm penalisht dhe të goditshëm sa i takon akseteve që kanë në pronësi.
Ky operacion që duhet përgatitur me shumë kujdes dhe s’duhet të bëhet pengesë në këtë fazë kulmore të sezonit turistik menjëherë me rënien e fluksit të turistëve, duhet të vihet në zbatim duke kontrolluar automjetet e këtyre personazheve.
Mjafton që këta elementë shumë shqetësues për komunitetet, rendin dhe sigurinë, për faktin se mishërojnë pandëshkueshmërinë, të vihen para përgjegjësisë për të justifikuar vlerat maramendëse të automjeteve të tyre dhe aseteve të tyre që të bëhet transparencë dhe pastaj të përgjigjen aty ku duhet, para prokurorisë dhe gjykatës.
Është koha ta pastrojmë Shqipërinë jo vetëm nga kanabisi, por edhe nga këto mikrobe të gjalla që kërcënojnë sigurinë e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi.
Policia ka informacionin e duhur, ka emra, bëma, lidhje, lëvizje të këtyre lloj mikrobeve që të bëjnë të mundur operacionin super të suksesshëm në këtë drejtim për t’i dhënë një mesazh njerëzve të këtij vendi se koha kur shteti ishte vetëm një aleternative e sigurisë së tyre ka iku”, tha Rama.
pordhe me rigon ,ketu po vriten ne mes te pikut te turizmit ,ti na derdellit ,,policia jote eshte e inkriminuar nga koka te kembet me ne krye haki drogen
Po pse mbas gushtit dh jo sot. Apo o burra ikni me vone dukuni praape.
Bravo Rama!
Kemi besim te plote se do behet si thot kryministri Rama.Eshte ploteshishte mundur zhdukja e droges ne shqiperi.
Po ne mes te turizmit qe tatimoret kane sulmuar hotelet per perfitimet e tyre me sh se per shtetin?? Apo s ka gje.as yjr as drita me turiste te kategorise se fundit dhe me tatimoret neper kembe.si s hoqem dore nga terrori nje here ne jetwt tona.dhe e hajne te ndershmit se plehrAt e dine gjuhen e “konsensusit”
Na çove mallin e “arrestimeve” te famshme te Adriatik Lalles. Na preke mu ne zemer………..!
Po cila eshte origjina e kesaj situate? Apo e kthey drogen ne system per 4 vjet qe te financonte zgjedhjet dhe te mos i lerkonte leke Tom Doshit…, dhe tani qe morri mandatin do t’u biem thote, e ka fjalen per ata te LSI me siguri.
Βukur! A s’me thua z.kryeminister,per vilat e lazaratasve do kerkosh fatura?
A,se per pak me doli nga mendja,Likja,miku yt, qe thone se eshte president(Une nuk e njoh),pra ky
Likja si e nderoi vilen ne Gjirin e Lalezit? Po berishejte,po….Gjeji dhe …e di vete ti ( Ta mban by…)
SHTYPINI SI MORRA KELLIRAT.