Reforma territoriale nuk është pjesë e marrëveshjes Rama-Basha, por Partia Demokratike e cilësoi atë një nga çështjet kyçe të aksionit në shtator.
Top Channel mësoi se PD nuk ka ende një plan konkret, por do ngrejë një grup që do hartojë propozimet për një ndarje me më shume se 61 bashki. Demokratet thonë se 100 bashki i bëjnë më të afërta shërbimet për qytetarët.
“Beteja për zgjedhjet e lira e të ndershme do të jetë një nga betejat kryesore. Së bashku me betejën për një ndarje të drejtë territoriale që u përgjigjet interesave të qytetarëve dhe jo të politikës grabitqare, si dhe reformat e tjera të rëndësishme”, thoshte Basha.
Reforma Territoriale nuk është pjesë e marrëveshjes së 18 majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, por në takimin e parë me grupin e ri parlamentar, kreu i opozitës e renditi si një nga çështjet kryesore të Partisë Demokratike me nisjen e legjislaturës së ardhshme.
Top Channel mësoi se partia më e madhe e opozitës nuk ka ende një plan të detajuar sesi e mendon ajo Reformën Territoriale, por së shpejti në Partinë Demokratike do të ngrihet një grup pune që do të hartojë propozimet e opozitës për një ndarje të re territoriale, me më shumë se 61 bashki.
Partia Demokratike nuk e pranoi asnjëherë reformën e bërë nga qeveria “Rama” në mandatin e saj të parë, së bashku me LSI-në dhe PDIU-në. Në atë kohë, demokratët mbrojtën idenë se ndarja e re i shërbente rritjes së pushtetit politik të kryeministrit, largonte shërbimet nga qytetari dhe rriste kostot.
Mesohet gjithashtu se Reforma Territoriale ka qenë pjesë e diskutimeve mes Ramës dhe Bashës, por mungesa e një marrëveshjeje për këtë çështje më 18 maj e komplikon parashikimin, nëse me nisjen e legjislaturës së re do të ketë apo jo mirëkuptim për të prekur Reformën Territoriale 3 vite pas miratimit të saj.
Në dëgjesën e së dielës në Fier, kryeministri Rama pranoi defektet e funksionimit të ish-komunave, të kthyera në Njësi Administrative, në raport me shërbimin ndaj qytetarëve.
“Dhe ajo që ka ndodhur është që, jo vetëm nuk e kemi ulur numrin e njerëzve që shërbejnë në pushtetin vendor, por përkundrazi, na është rritur edhe kosto financiare për shkak të një politike shumë të gabuar, në përgjithësi, punësimesh në shtet që nuk përkthehet në shërbime për njerëzit”, tha Rama.
Pohimi i kryeministrit nuk preku thelbin e kërkesës së opozitës, ndryshimin e numrit të bashkive, sipas një ideje të përgjithshme të saj deri në 100. Por, nëse palët nuk gjejnë kompromis muajt e ardhshëm, opozita nuk përjashton nga plani i saj zhvillimin e referendumeve lokale.
Ky idioti para se te miratohej reforma thoshte per 40 bashki tani e coi ne 100! Ik mor idiot.
Basha eshte nje llapaqen qe nuk ka shok
Me leket e kujt ky idioti do i paguaj 100 bashkite! Reforma territorjale u imponua me zor nga fondi monetar dhe BE per mosshperdorimin e buxhetit kurse tani Luli vogel don kthim prapa sepse nuk fiton zgjedhjet! Politikanet antishqiptare si puna Lylit duhet te zhduken nga skena politike, ata jane te gatshem ta shkaterrojne dhe ta shesin shtetin per hir te karriges dhe interesave vetjake.
Kjo eshte si ajo historia e popullit tone qe njhet si Kalaja e Rozafes. Nderto diten e shkaterro naten. Pasi shkaterruan vendin duke e lene ne kaos dhe pa shtet per 20 vjet keta horra tani duan te shkaterrojne edhe shtetin qe po ndertohet per se mbari nga Edi Rama.
Basha eshte nje idjot i vertete dhe nuk ka idene e politikes ! Kur Edi Rama beri reformen teritoriale , megjithse mazhoranca iu lut disa here dhe e zvarriti fillimin e punes , Lul Basha refuzoi te merrte pjese . Ne se eshte shqiptar ( une dyshoj teresisht per kete) , ai duhet te preokupohet per reforma te tilla kaq te rendesishme dhe jo te tallet si njeri i pa pergjegjshem . Tani kushdo e merr vesh , se Luli , jo vetem qe nuk di se nga lidhet gomari , por kerkon te prishe edhe ate qe beri mazhoranca . Populli e kupton fare mire , qe ka te beje me nje idjot te rrezikshem , Sipas tij , vendi duhet te beje nje hap para dhe dy hapa prapa , per te plotesuar kapriciot e nje psikopati . Me keto veprime , ai e largon popullin , behet akoma me apatik e antipopullor , qe do te reflektoje edhe ne zgjedhjet e ardheshme , por
e gjitha kjo eshte nje kosto e madhe per opoziten , qe nuk ja ka borxh idjotit serb Lul Bashes !
Na rrofsh trapin o shoku Bashe. Kur flet edhe ti per “zgjedhje te lira dhe te ndershme”!
Po ato qe bere ti si ishin te lira dhe te ndershme!
Te fala babit te Gites dhe te Zenit.
Bere gabimin me te madh , qe u riciklove serisht ne krye te PD-se . Si nuk arrin te kuptosh , se politika eshte nje art , bile art i holle , qe nuk mund te beje kushdo . Ti , mbase je i mire per fushen e spiunazhit , qe te ka zgjedhur UDB-ja , por si politikan je nje hic , nje zero me xhufke ! Ty nuk te besojne as vete PD-istat , gje qe u duk fare qarte ne zgjedhjet e 25 qershorit . Pa tjeter qe ti do te ikish nga politika , por si duket pret te te marin me shqelma . Edhe kjo do te ndodhe , ne se do vazhdosh te hiqesh zvarre si lider i opozites, dhe ta shkaterosh teresisht PD-ne .
Ky mori bashkine me votat e hysni milloshit.
Çfar mashtruesi! Nuk duhen 100 or kastravec, por 31
Ne te vertete, ne Shqiperine e njerezve te lire dhe krenare duhet te kete 300 bashki, nje per cdo 10.000 kreshnike shqiptare, nuk ka rendesi se gjysma jeton e punon jashte Shqiperise, por emrin aty e ka!
Cdo shqiptar sillet si nje mbret i vogel! Edhe ky idioti nuk ben perjashtim!
REFORMA E PARE E BASHES ….
DUHET TE JETE DOREHEQJA PER VJEDHJE E MANIPULIM VOTASH BRENDA PD-SE
ESHTE KRYETAR ME VOTA TE VJEDHURA I KAPUR NE FLAGRANCE !
SI MUND TE QUHET E TE JETE DEMOKRATIKE NJE PARTI ME VOTA TE VJEDHURA BRENDA GJIRIT TE SAJ…
PD DUHET DEKRIMINALIZUAR NGA KOKA TEK KEMBET!
VJEDHJA E VOTES ESHTE KRIM TEPER I RENDE, ESHTE EKZEKUTIM I DEMOKRACISE!
LULEZIM BASHA ESHTE NJE KRYEKRIMINEL !
paske dale prape ti spiun 85 leksh
Te puthte halla mu ne faqe.
E ke gabim ,or shoku komentues kur thoni se i mori votat e kryetarit te bashkise me votat e HYsni Milloshit. Jo ,mor i dashur! Edhe pse pati votat e komunisteve, edhe pse ishte gjoja me vete ,po i hogji te majtes vota ,perseri Lulushi nuk fitoi.Fitoi Rama me 10 vota me shume. Keto 10 vota me shume e shfaqen ne tabelen elektronike te KQZ,por pastaj u zhduken deri sa shkoi e votoi Ristani ne Lunder………. Por ke te drejte kur thoni se ky kurre nuk ka fituar e behet qesharak ,kur flet per vota te lira e te ndereshme. KY quan te ndereshme votat e RUzhdies, Votat e Ristanit dhe keto qe “fitoi” tani si kryetar partie me vota t e njerezve qe votonin 3-4 here para komisionereve “sy plasur”………
Po me se do ta rezoje ky, apo me tafllakun se shoqes!
Te gjithe e dime qe Basha eshte nje idiot i pashoq, por çfare t’iu bejme ketyre gazetareve injorante qe publikojne keto idiotesi?!
Edhe sikur çdo katund me malok t’a shpallësh ,bashki ,ti përsëri bashkë me partinë e qelbur antishqiptare që përfaqson nuk fitoni as vota e as pushtet me.