Byroja Politike: Kush ishin udhëheqësit komunist shqiptarë, që akuzoheshin si homoseksualë

31 Korrik 2017, 09:31Politika TEMA

Sa herë të të bjerë rasti të kërkosh në dosjet e Arkivit të Shtetit, do të të shfaqen, me siguri, raste të tëra dënimesh ordinere të përcaktuara edhe me një nënkategori tjetër: pederasti. Edhe nëse sot, legjendat e kanë lidhur prirjen me qytete si Kavaja apo Elbasani, këto dy të fundit nuk gjenden edhe aq dendur krah emrave të të dënuarve. Korça, Gjirokastra, Berati etj. janë disa nga qytetet më të shpeshta.

Shoqëria jonë tradicionale (para komunizmit) e ka toleruar marrëdhënien seksuale mes dy meshkujsh shumë më tepër se sot. Këtë e dëshmon vetë koncepti i dylberit apo këngët e shumta popullore për dylberët e bukur, që gradualisht u zhdukën gjatë komunizmit, për shkak të masave që merreshin e rrezikut ndaj të cilit ekspozoheshin. Sidoqoftë, me gjithë “shtrëngimin”, asnjëherë homoseksualizmi nuk është zhdukur krejt në asnjë nga kohët o regjimet.

Shumë nga burrat mustaqemëdhenj dhe tradicionalë shqiptarë kanë pasur nga një dylber dhe kjo tolerohej, edhe pse nuk pranohej hapur nga shoqëria e kohës. Së fundi nuk kanë munguar lajmet e dëshmitë që Enver Hoxha kishte vetë prirje homoseksuale, madje, një nga rastet e fundit thotë se edhe e shoqja e tij, Nexhmija, ishte në dijeni të dëshirave seksuale të të shoqit.

“Homoseksualiteti i Hoxhës, për të cilin e shoqja ishte në dijeni, ishte një sekret që e dinin zyrtarët më të lartë komunistë të vendit. Të kundërshtoje marrëdhëniet me Hoxhën, ishte njëlloj si të dënoheshe me vdekje. Paranoja e tij u shtua me moshën bashkë, duke bërë që ai të vriste shumë nga dashnorët e tij, pasi i kishte detyruar të hynin në marrëdhënie me ta”, ka deklaruar Ilir Bulka, përkthyesi i telegrafëve të diktatorit. Sidoqoftë, pavarësisht shijes së diktatorit, të tjerët ishin përpara motos së qartë e të detyrueshme “Bëj si them unë e mos bëj si bëj unë”, përndryshe, e di vendin. Rastet që sjell sot Kastriot Dervishi, e përforcojnë edhe më këtë gjë. Madje, ato nuk tregojnë vetëm për radhë homoseksualësh nga masa, por për figura qendrore të Byrosë Politike.

ARRATISJA E BULKËS DHE HOMOSEKSUALIZMI I ENVER HOXHËS

Lajmi për arratinë e përkthyesit Bulka, në vjeshtën e vitit 1987, ka mbërritur në Tiranë njëherazi me dëshmitë e bujshme për orientimin seksual të Enver Hoxhës, që ai kishte dhënë për shtypin perëndimor. Pohimet e Bulkës për anët e errëta të personalitetit të diktatorit u pritën me interes nga media e huaj dhe, në pak ditë, bënë xhiron e botës. Me përmbledhjen e tyre, ndihmësit e Alisë, pasardhësit e Hoxhës, përgatitën një buletin të veçantë, që ndodhet në Arkivin e Shtetit.

Më poshtë po zbardhim pjesët që aparaçikët e KQ kanë koleksionuar nga deklaratat e Bulkës… Gazeta greke “Vradhini”, 10 nëntor 1987, boton shkrimin me titull: “‘Braktisa Shqipërinë për të marrë frymë lirisht…”, tha përkthyesi i Enver Hoxhës”. Athinë – “Erdha në Greqi për të marrë frymë lirisht. Po.

Isha përkthyesi personal i Enver Hoxhës dhe di hollësira të rëndësishme për jetën dhe pasionin e tij prej homoseksuali! Kam jetuar tronditjen që krijohej në mekanizmin e Partisë të Shqipërisë kur ndodhnin arratisje jashtë shtetit. Shtypen të drejtat e njeriut, ka internime, burgosje, rënie të ekonomisë, censurë, devijime morale. Katalogu është i gjatë!” Gazeta “La Stampa” e datës 11.11.1987, boton një shkrim me titull: “Stalini shqiptar, homoseksual dhe vrasës”, me mbititull: “Një ish-bashkëpunëtor i Hoxhës thotë:

Frika se mos e tallnin e çoi deri në paranojë”, dhe me nëntitull: “Të kundërshtoje marrëdhëniet me udhëheqësin, do të thoshte të dënoheshe me vdekje, e megjithatë ishte seksofob dhe e dënonte homoseksualizmin me 7 vjet kamp pune të detyruar”. Athinë – Udhëheqësi i ndjerë shqiptar, Enver Hoxha, ishte një homoseksual që i fshihte prirjet e tij, gjë që e çoi ne paranojë dhe në vrasje, deklaroi Ilir Bulka, ish-bashkëpunëtor i tij që nga viti 1973 deri më 1980, 5 vjet përpara se Hoxha të vdiste, në një intervistë dhënë agjencisë UPI. Bulka ka kërkuar strehim politik në Greqi.

“Frika psikologjike se mos e tallnin, e bëri atë që të kapej pas pushtetit me të gjitha mjetet, pavarësisht se kjo do të thoshte përdorim i metodave si shfarosjet masive”, tha Bulka, i cili shtoi se Hoxha imponoi një kod të rreptë sjelljeje morale në të gjithë vendin, “solli në fuqi ligje që e dënonin homoseksualizmin dhe ata që shpalleshin fajtorë për këtë krim, dënoheshin me të paktën 7 vjet në një kamp pune”.

KASTRIOT DERVISHI

PEDERASTIA NË BYRONË POLITIKE TË PPSH-SË

Në një mbledhje të fillimit të viteve ’50, u diskutuan disa figura që do të merrnin poste të rëndësishme në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe në rrethe. Ndër të tjerë, u propozua për instruktor në Komitetin Qendror një emër i njohur. Askush nuk diskutoi për të. I vetmi që flet kundër tij është Gogo Nushi. Në procesverbalin përkatës, janë shënuar këto fjalë: “Gogua thotë se ky është me emër të keq. Para lufte ay ka qenë pederast pasiv dhe kjo nuk shkon. Atëherë pranohet të hiqet”.

Të bën përshtypje mungesa e diskutimit në Byronë Politike. Askush nuk e kritikon kuadrin, veç G. Nushit. Çështja është mbyllur si me zamkë dhe është kaluar në emra të tjerë. Nuk u pranua për instruktor, por kuadri në fjalë u vendos në poste më të larta. Ai është ndër më jetëgjatët e Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai ishte edhe “veteran i nderuar” i luftës dhe mbahej ndër kuadrot më të mirë të partisë. Qysh nga viti 1951 ishte sekretar i parë në disa rrethe si Lushnjë, Berat, Fier, Peshkopi etj. Partia e Punës ia dinte vesin e keq. Megjithatë, nuk u bë kurrë pengesë që ai të vazhdonte karrierën gjithnjë të suksesshme në drejtim.

1969/PROSTITUCIONI NË TIRANË DHE IMPLIKIMI I DISA ZYRTARËVE

Në vitin 1969, organet e Prokurorisë me njëfarë droje zhvilluan hetime në lidhje me një grup prostitutash në Tiranë dhe klientët e tyre. Pavarësisht se me Kodin Penal këto veprime dënoheshin, historia e këtyre ngjarjeve ngeli vetëm në akte zyrtare, pasi askush nuk u dënua, madje femrat u përdorën e keqpërdorën nga regjimi.

KRIMI ORDINER NË DIKTATURËN KOMUNISTE

Shumë herë, nga persona ithtarë të regjimit komunist, apo nga të tjerë që nuk e kanë njohur atë kohë, flitet për “qetësinë e kohës së Enverit”. Ajo kohë prodhoi kriminalitetin më të paparë në historinë e Shqipërisë, sepse krijoi “njeriun e ri”, kafshën më të llahtarshme të atij regjimi. Nga leximi i një prej dokumenteve më të rëndësishme të Ministrisë së Punëve të Brendshme si komunikata ditore, e nisur nga tetori i vitit 1949, kam arritur në përfundimin se kriminaliteti i lartë ka qenë një tjetër “dhuratë” që Partia e Punës i la Shqipërisë.

Natyrisht ky kriminalitet nuk mund të mbyllej me rubinet në vitin 1991. Bashkëlidhur mund të lexoni komunikatën ditore operative të datës 11.7.1966 të MPB-së, të cilën e sjell për shembull. Emrat e të përmendurve janë fshirë, sipas dispozitave të ligjit të arkivave.

A KISHTE NË KOMUNIZËM NJERËZ QË GUXONIN TA SHPREHNIN HAPUR ORIENTIMIN E TYRE SEKSUAL?

Në një intervistë me një homoseksual në komunizëm, është treguar në vija të trasha atmosfera e kohës në rast se identifikoheshe si i tillë. I pyeturi, pa u identifikuar, ka treguar se ç’mund t’i ndodhte nëse viheshe në shënjestër?! E para i braktiste familja, pastaj, stacionin përfundimtar, secili e dinte vetë. “Më kujtohen disa prej tyre që pata fatin t’i njoh personalisht nëpër vite.

Disa prej tyre kishin histori shumë të trishtuara e të dhimbshme, të cilat në momente të veçanta e kthenin dramën e hidhur të jetës së tyre në humor e gëzim të sinqertë, momente këto që më kanë lënë mbresa të paharrueshme. Shumë prej këtyre njerëzve ishin të braktisur nga familjet e tyre dhe tashmë nuk kishin më kontakte me to. Shoqëria i përbuzte dhe i diskriminonte dhe si për pasojë gjendja e tyre ishte gjithmonë e dëshpëruar. Shpesh alkooli ishte ngushëllimi i tyre i vetëm. Është për të ardhur keq që disa prej tyre patën një fund tragjik e të dëshpëruar.

Shumë njerëz si ne, në fushën e artit dhe të kulturës, por edhe në aspektet e tjera të jetës, duke qenë disi të hapur rreth seksualitetit të tyre, kishin humbur vendet e punës, të drejtën e ushtrimit të profesionit të tyre, si edhe kishin bërë vite të tëra burg, bazuar në nenin 137 të Kodit të Procedurës Penale të RPSSH-së, që dënonte ‘pederastinë’ me 10 vjet heqje lirie.

Vlen këtu për t’u sqaruar se termi ‘pederast’ ishte përdorur gabimisht në këtë kod. Ky term ishte huazuar nga frëngjishtja dhe në këtë gjuhë ka kuptimin e një të rrituri në moshën ligjore, i cili kryen marrëdhënie me të mitur, me pak fjalë ajo që sot quhet pedofili”.

Homoseksualizmi në artin e Shqipërisë komuniste

Në ditët e fundit të nëntorit 2015, unë vizitova Shqipërinë dhe Kosovën duke mbajtur një sërë ligjëratash për nacionalizmin gjuhësor. Gjatë njërit nga pak çastet e lira nga programi im i ngjeshur pata rastin të vizitoj Galerinë e Arteve në Tiranë, kryeqytetin e vendit. Pikturat dhe skulpturat atje janë vetëm të shekullit 20, shumica me prejardhje nga kohët komuniste. Realizmi socialist ka qenë art për qëllime politike i kundërvënë artit borgjez (kapitalist) që ishte art për art.

Kjo ka qenë dogmë staliniste në fushën e arteve. Sistemit i erdhi fundi rreth vitit 1956 në Bllokun Sovjetik, por jo në Shqipëri, ku stalinizmi (me aludim maoizmin) sundoi fort deri në rënien e komunizmit në këtë vend, më 1992-shin. Arti socialist (komunist) ishte jo vetëm për të riprodhuar një pasqyrim të zmadhuar (d.m.th. jo të vërtetë) të realitetit të “punës së popullit dhe përparimit të tij”, por ishte edhe mjaft puritan. Nuk bëhej fjalë të lejoheshin fotograme erotike (lëre më seksuale) në sferën publike.

Janaq Paço (1914-1991), i specializuar për skulptura klasike nudo, si rregull për bukurinë do të miratonte vizionin e trupit muskuloz të shëndetshëm të punëtorit dhe fshatarit socialist. Studentët e artit të realizmit socialist duhet të mësonin nga shembujt më të mirë të artit klasik greko-romak. Në vitin 1964, Galeria Kombëtare e Arteve mori njërën nga skulpturat tërësisht nudo të Paços.

Por dhjetë vjet më pas, më 1974, Sigurimi (Policia e famshme sekrete e Shqipërisë) e urdhëroi atë ta shkatërronte këtë skulpturë nudo, bashkë me të tjera që ai mbante në studion e tij. Arsyeja zyrtare për këtë ndryshim të beftë ishte se skulpturat qenë një provë e ndikimit të huaj të padëshiruar që përhapte dhe “infektonte mbarë trupin” e artit socialist realist shqiptar. Për fat, shkatërrimi i nudos së Galerisë nuk qe i plotë. Busti i krijuar mbijetoi pa u prekur në një dyqan mallrash dhe tani, si një skulpturë disidente, zë vend krenare në ekspozitën e artit të periudhës komuniste të Shqipërisë. Piktori Petro Kokushta (lindur më 1943) nuk bëri kurrë ndonjë gabim duke përkrahur shijet kulturore borgjeze.

Ai iu shmang rreptësisht temave të ndaluara zyrtarisht, si dhe iu përmbajt “rrugës së drejtë” që duhej ndjekur. Por, përtej mërzisë së predikimit të propagandës pamore komuniste, unë u befasova kur pashë njërën nga pikturat e Kokushtës, titulluar “Duke mbërritur te lartësitë e dritës” (1981). Aty paraqiten dy të rinj punëtorë, që kinse po instalojnë disa pjesë elektrike në një shtyllë tensioni të lartë, nga ku shihet një luginë e thellë. Në iluzionin e krijuar nga ky kompozim, të dy burrat duket sikur janë bartur në rrugë ajrore, ata po uturojnë lart mbi tokë, të lirë si engjëj në blunë e errët e të thellë të qiellit. Sfondi duket sikur është bartur drejtpërdrejt nga një ikonë, që ka qenë heretike në Shqipërinë komuniste.

Ishte vendi i vetëm në botë ku feja (“opiumi i popullit”, sipas marksizmit) ishte hequr në vitin 1967. Habitem qysh censorët dhe nëpunësit politikë nuk kanë mundur ta shohin këtë sfidë të jashtëzakonshme kundërrevolucionare të paraqitur në pikturë. Edhe më keq, larg syve të botës, vetëm me njëri-tjetrin në këtë mjedis të ashpër, dy elektricistët duken vetëm një minutë tutje nga një përqafim i butë…

Tradita islamike e burrave për të qenë rreptësisht të veçuar nga gratë, nxiti zakonin e miqësisë ndërmjet meshkujve që i mbajnë duart dhe përshëndeten me të puthura në faqe. Sugjerimi i homoerotizmit buron natyrshëm nga kjo pikturë, duke sfiduar drejtpërdrejt dekoracionin ideologjik të komunizmit. A ka qenë piktori i vetëdijshëm për këtë që ka bërë? Është fat për të, që ndryshe nga nudot e Paços, Partia dështoi të dallonte në këtë kryevepër të Kokushtës një lojë dashurie midis gejëve. (Atunispoetry.com)

53 komente në “Byroja Politike: Kush ishin udhëheqësit komunist shqiptarë, që akuzoheshin si homoseksualë”

  1. LORA says:

    Nuk e mora vesh,e fitoi azilin politik ilir bulka ,,,,dmth a ia pordhen informacioneve te tij ,per t’i siguruar koromanen e te perndjekurit politik???
    Kjo eshte buka e perditshme e kastriot dervishit,,,natyrisht ,ne raport me ata qe nuk e njohen socializmin.
    Edha sa kohe do t’a haje keshtu buken ky bajge-njeri ????

    1. rruspija ripjelljes says:

      ik ne pune o loraaaaa..lora jena ne qe te pagujme goceeeeee..ec ke puna me vrap

    2. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

      te kontrollohet suma e Kadar Izmael se ai coc ka qen ne ate kohe ne oborrin e ”aderfi”-ve te Laver sumes……………….!!!
      Agoll komunisti i Partise na shpetoi pa kontroll pasi na la shenden pa dale keto dokumenta…………

    3. tralala zura nje gale says:

      “informacionet” e Bulkes, Dervishit dhe gazetarucit jane per idiotet dhe mendje trashet! Ju urojme jashteqitje te shendetshme ?

  2. Fshataret says:

    Lerini keto denigrime o provinciale.
    Njeriu qe ndertoi Shqiperine ne 40 vjet dhe zhduku pederastine otientale otomane nuk kishte asnje gjase te kishte prirje seksuale te tilla. Aritmetika nuk eshte opinion, Myftaraj eshte nje fshatar par excellence i fundosur ne epshin e felliqur te klases shoqerore qe perfaqeson, nje fuçi [email protected] dhe kolesteroli, nuk mund ti japesh nje funderrine te tille kredo prej analisti e psikologu.

    1. huhu says:

      Po po aty mbahu ti. Ai shijonte tubin plot hormone, ti gerrcet kot me kot kundra gjese me te shijshme qe ekiston. Ik plleno lopet atje ne stalle te na prodhojne qumesht ate bej ti.

  3. Lugati says:

    sa perpara paskena qene ..e se kena dit…rrofte ppsh me bythqimat ne krye

    1. yp Xhixhi says:

      Pranej t’dhem suma zotnis tate e,se ju katnaret e keni shpik ket punen e dylberllikut ? ? ?

      1. Lugati says:

        e kena msu ka zotnia jote zanotliu vjeter..yp xhixhi

        1. yp Xhixhi says:

          Ronsi ka qi e prano qi e ke msu lale! Ene natyrisht prej meje taYp Xhixhi Enver e ke msu,se po t’mos ta kisha hyp lala, do njelshe rrugve tu lyp. A mure vesh ? ? ?

          1. Lugati says:

            u ke bo si kone tu i’gjemu robve mrapa…sa lek te jep mero per koment..e kap 2 milekshin..hahahahahaha

            1. yp Xhixhi says:

              Mero m’jep dy dylbera n’dit si puna tate ? ? ?

              1. Lugati says:

                e ke la gojen..e di vet ti

                1. yp Xhixhi says:

                  Me goje pa goje
                  palloshin ta selloj
                  o katnari tem ? ? ?

  4. Bekimi says:

    Po ky shkrim ç’vlerë kishte për lexuesin?

    1. dulla says:

      bjeri qafirave dervish hahahaha

      1. uhahahaaa says:

        qafiri bertet bjerini qafirit uahahahaaaaaaaaaaa

  5. alphade says:

    Me sa duket ky Derivish “Agai” , qenka nje dylber qe ka
    shume qejf te merret me homoseksualitetin ,qe sic thone
    komentuesit e mesiperm kerkon te “nxjerre” buken e gojes !
    Perrallat e nipit te Nonda Bulkes i kemi degjuar e lexuar qe
    ne vitet 80-te dhe nuk eshte gje e re .
    Bulka ” bashkpunetori i Enver Hoxhes” ?! Qe ketu fillojne
    genjeshtrat e mashtrimet e ketij mjerani, nje cope perkthyesi ne
    ATSH , qe perkthente ato qe konsideroheshin “sekrete” dhe qe
    benin pjese ne ” Buletinin e Verdhe” ,qe i lexonin vetem disa
    kuadro te asaj kohe…..! Dhe ky myteber ,Bulka atehere dhe
    Dervishi sot na dalin me “zbulime sensacionale” ,natyrisht per
    te diskretituar figuren e Enverit . Kjo eshte e turpshme …….!

  6. Briklona says:

    Qenke vertet dervish, po nga ata te viteve ’60 se ata te sheronin nga çdo semundje.
    Turp !!!
    Si mund te botoni te tilla brroćkulla kur jemi nje brez jo i vogel qe e kemi jetuar ate kohe dhe pa mburrje, por me krenari mund te them se eshte brezi me i pregatitur qe ka pasur ndonjehere Shqiperia.
    Keto jane gjera qe i thone vetem te fantaksurit.

  7. spartaku says:

    Te dhjefsha m’u ne shkrimin qe ke bere,o bastard njeri.Ti je nje funderine e njerzeve homoseksual.Ti kerkon me ato shkrime qe bene,te denigroshe figuren e ndritur te Enver Hoxhes,por nuk e poshtron dot sa do te sofistikuara t’i kesh shpifjet qe bene.Kastriot Dervishi qenka nje mut muti qe nuk e paska shokun,dhe eshte e tepert te meresh me nje qen birqeni,qe shkruan felliqesira qe nu i beson asnje njeri.Pfuu fytyre e poshter dhe e shemtuar.Kushe te paguan per keto mbroçkulla ty more kafshe? Jazek te qofte,se, me kete artikull,ti ke ulur vehten tende aq shume sa nuk t’a mere mendja.Maskara.

    1. xhaferr deva says:

      o take..ta ka dhone mero 2,000 lekshin e kti komentit..apo puno veresije ti????

      1. spartaku says:

        C’veresia o Xhaf! Me dha adresen e sat’eme dhe diskun e kenges “sona sona perce, la violina cigana…”

  8. Kellira says:

    Dy Kastriotet, Dervishi dhe Myftaraj, kane probleme te renda seksuale

  9. toni says:

    Autori ka kaq dijeni te ‘thella’ sa nuk d I qe ligja që parashikon veprat penale nuk eshte Kodi I Procedures Penale,por Kodi Penal.Te tjerat gykoini vete se ke dhe ç’perfaqeson ky karabush qe e quan veten hulumtues te histories se te kaluares.Temen e homoseksualizmt e ka tepër për zëmër.Mos esht perfaqsusi LGBT shqiptare?LKe ta thotë pa ndrojtje .

    \

  10. shqip says:

    Si perfundim ky Bulka e njihka mire zanatin . Pse Enveri do ekspozohej vetem para ketij dylberi . Dhe me e bukra , ke del pas tre dekadash dhe na e nxjerr Enverin pederast . Ne ate kohe Kane punuar shume prane Enverit . Po çuditetisht vetem ky e paska zbuluar . Megjithate vijme ne perfundimin se Enveri paskesh shume te drejte qe o denonte keta pederet . Bulka apo Dervishi , e te tjere pederase hipokrite , as qe e levizin 1 mm figuren e Enverit . Qe sinqerisht duhet pranuar qe ka bere shume gabime . Dhe nje nder to eshte qe nuk e pastroi kete vene nga pederet tip Berisha & Company . Lengata e qyqeve te shqupit . Ç’ti thuash ketij perversi qe paska bere edhe intervista ne vendet e pedereve . Ju gazeta mos çensuroni komentet . Asnje frike . Enveri nuk ngjallet me . Po te pakten mos e ndosni redaksine me perversitete te stampes Dervishaj , Bulka , apo felliqesira te tjera . Qe na e ben tranzincionin si lufta e Trojes .

  11. ABC says:

    Shkrim pak i nderlikuar do thesha. Thote per homoseksualitetin se ishte me i tolerushem para komunizmit por homoseksualet e komunizmit ishin me te ashper kunder homoseksualitetit deri ne ate pike sa te denonin me heqje lirie apo te ekzekutonin ne disa raste. Pak kontradikte apo jo? Per nje tru normal…. Sa per “art”-in ishte i kufizuar dihet por kjo nuk i ndaloi artistet shqiptare te kryenin kryevepra edhe pa qene banal apo pa treguar foto apo skulptura nudo. Krahasohe me “artin” e sotem ku po nuk doli pak shale apo gjoks nuk behet karjere dhe ku banalitetin po perpiqen ta shesin si dicka normale dhe e vetmja menyre per te hecur perpara ne jete, duke shkateruar nje gjenerate te tere dhe ku rrespekti dhe njerzilleku ndaj njeriut po humbet edhe me shume dita dites. Ndersa per krimin ordiner vetem shiko lajmet per dite dhe e ndjen diferencen qe ne ajer. Mbase ky shkrimtari jeton ne ndonje bote tjeter se me pa dyshim nuk jeton ne nje bote reale. E vetmja gje qe mund te bie dakort eshte qe te drejtat e njeriut apo orjentimet e tyre seksuale apo ato besimtare apo partiake sot jane me te lira per ti shprehur por kjo nuk e ben kete bote me te mire. Me imponim nuk arin dot dicka qe mund te zgjase per shum kohe, prandaj dhe ky imponimi i ketij shkrimtari nuk ka shum ndryshim me ate te rregjimit te kaluar.

    1. huhu says:

      Homoseksualet komunist kane qene te dyfishte si vete sistemi i tyre “komunist”, qe ne fakt nuk ishte gje tjeter vecse kapitalizem me ane te ushtrise dhe politikes, dhe jo me ane te ekonomise sic ndodh ne boten perendimore. Pra ato kishin qejf te benin seks me njeri tjetrin, por ky ishte nje lezet elitar dhe i fshehte nga masat, te cilat vetem duhet te pillnin, punonin, hanin dhe ripillnin. Ideja eshte qe masat duhet me qene straight ne menyre qe te punojne dhe riprodhohen per oligarket ose kupolen e fshehte gay. Eh sa qejf kane bere me njeri tjetrin ne Bllok ata, ta bejne Bllokun e sotshem te te duket i merzitshem. Pse kujton se ishte lagje aq e izoluar nga publiku? Apo te shkoje ti edhe te shifje se si kercente dylberi te Enveri? ?

      1. i cudituri says:

        Si ka mundesi qe ne shoqerine shqiptare ekzistojne njerez ne neveritshem dhe idiote te lindur si ky “huhu” !? ?
        Mesa duket ajo shprehja : Antikomunizmi eshte virtyt i maskarenjve – eshte krejt e sakte!

        1. huhu says:

          Mos u cudit nga e verteta se ajo eshte e mire. E kuptoj qe mund te kesh ndertuar shume mekanizma mbrojtes ne mendjen tende per te te mbrojtur nga ashpersia e realitetit, por s’ka ndonje gje te keqe qe ta pranosh se Enveri dhe shoket e tij ishin gay te fshehur, sic jane edhe shume politikane dhe biznesmene aktual qe kane zgjedhur te njejtin model jetese. Shqiperine e kane lene homofobe, ama Spanja dhe Puerto Rico e dine se c’bejne ata kur shkojne sebashku me dylberat e tyre per pushime. ?

          1. i cudituri says:

            Nuk ngeli e verteta ne duart e nje HALABAKU te neveritshem si ky “huhu” ?

            1. huhu says:

              Pervec mohimit vuanke edhe nga projeksionet. Tipik, mire te te behet. ?

              1. i cudituri says:

                Vuajtja ime quhet NEVERI, per funderrina si “huhu”!

  12. pilo l;ala says:

    Hap artikullin, kujton se do gjesh disa emra.
    Ne fund te artikullit 4-5 faqe, nuk lexon asgje.

  13. Renata says:

    E kuj I intereson me koha e Enver Hoxhes? pse harxhojne kohen e merren me budallalleqe qe si hyn my njeriu ne pune/
    A ka mundesi te beni nje shkrim si te motivohen te rinjte te hapin biznese? etj etj..
    Gazetar medioker!!

  14. mirel says:

    Amn ky qenka ngjitur pas bythes se Enverit e nuk po shqitet dot.

  15. Alfred says:

    mediokritet shqiptar tipik. piktoret e skulptoret shqiptare te shkolluar ne Lindje deri aty shkonin, te nje skulpture apo pikture nudo. homoseksualizmi ishte nje tabu e denueshme rende me ligj. prapeseprape atmosfera shoqerore dhe artistike ne tirane e kishte shume te larget per te mos thene qe as e kalonte neper mend si ide trajtimin e homoseksualizmit ne art. Tirana e asaj kohe nuk ishte paris apo amsterdam. mos u tregoni budallenj. Piktori kokushta qe permendet ketu ne rast se do e kishte tendencen e trajtimit ekstravagant e modern do e ♪5faqte tendencen edhe ne ndonje veper tjeter gje qe asnjehere nuk ka ndodhur. Por me sa duket qarte artikullshkruesi eshte i perkatesise se homoseksualeve prandaj ka prirjen qe te gjej te piktura ne fjale emocionet qe lidhen me defektin e tij biologjik, gje qe te piktura nuk ka te bej fare me ate kuptim. artikull shkruesit i duket sikur ka bere zbulim per efekte komerçiale dhe evidentimi egocentrist, por ne kete rast eshte komplet jashte logjikes artistike te kohes.

  16. KURJOZI says:

    A munde te me Sqaroj Dikush se C´do te thote DYLBER…ne nje Raport Seksual???????????????????

  17. Thanasi qe ta plasi says:

    O gazetar cishte ky shkrim more? Ishe tap kur e shkrove apo te kishte rene dielli ne koke? Ndonje emer a ndonje fakt sikur nuk lexova.

  18. Hason pordha says:

    O Kastriotooo, une nuk e mor mundimin me ta fut n’pordhe ty, jo mo me te lexu ty.

  19. fshatari pafshat says:

    Kastriotit i kruhet bytha per vete, po nuk ka se me ke ta beje, ose, te ia bejne – pasi eshte shume njeri i ndyre. A e keni pare fytyren dhe trupin e tij rrugeve te Tiranes? Koken, qafen dhe barkun i ka tere dhjame; pamje shume shtazarake !!!!??? . Pra, ngjason aspak me njeriun normal. Dhe anormalet i mbyllin ne cmendine – ne vendet realisht te civilizuara.
    Dikush mund te pyese: pse kaq ashper? Po si mund te shprehesh paashpersi kur ai fyen, perdhos, injoron, zeron kulturen, dijet, integritetin, patriotizmin e opinionit te shendoshe publik nepermjet keqperdorimit te gazetes “Tema” – aq shume e lexuar. Thua qe “Tema” ta beje me qellim,pra, ta njesoje veten e saj me Kastriotin, si pjese e ndonje projekti, per te fituar para? Jo, jo, jo. Nuk mund te blihet me para, kush? Nje prej eterve me te virgjer te demokracise shqiptare !!!!???? . Koha jone, do ta tregoje.

  20. arben says:

    Mirë Kaçi që ka pjerdhur nga trutë e kokës e meret me të tilla idiotësira por gazeta Tema pse bie kaq poshtë e shnderohet në një leckë të pistë që është katandisur për ta hedhur në kosh të plehrave.Sistemi komunist duhet të dënohet për krimet e tmershme që u kryen ndaj njerëzve të pafajshëm e jo të meremi me thashetheme e a palloheshin midis tyre meshkujt shqiptare.Por me sa duket tentakulat e rregjimit të kaluar që shfaqen me fytyrën e Kaçeve të zinj kanë kapur për fyti të gjithë shqiptaret dhe nuk i lenë ti kërkojnë llogari për këto krime por të ngryset e të gdhihet me thashetheme e idiotësira të tilla.

  21. spina says:

    Artikillishkruatsi.eshte.vet.homoseksual
    i.mirefillt.qe.ne.moshe.adoloshente.te
    gjithe.komentuesit.kane.shume.te.
    drejt.per.kete.person.

  22. Qife Rakipi says:

    Po smorrem vesh kush ishte ai “pedush” qe beri kariere edhe pse e shau Gogo Nushi. Kush ka qene ne Lushnje Fier Peshkopi Berat e me rradhe sekretar komiteti partie?? I jati i Bushatit , ministrit te jashtem ?? Se edhe ky, i biri, eshte qejfli meshkujsh. E filmuan ne Brazil kur lodronte me koqet e nje Invertido Larilas ne goje.. Na ndriconi ju marrte e mira se lexuam gjithe kete artikull plus komentet e ish sigurimsave qe akoma ju djeg bytha nga matrapiku i Partise. (Thuhet qe edhe K Ramen e kish shume qejf Enveri me koqe Fe 2 O 3. Gjithmone e ulte afer – thuhet nen ze, nga frika e Ed Rames, i cili ka experienca horror me marokene dhe zezake poshte ures ne Paris)

  23. D. Didani says:

    Pederas Enver Hoxha??? Po a kishte lindur burre ne bote qe te vinte poshte ate fare burri,namuzli,krenar,super njeri,sederli,teper i ashper,diktator,etj.etj. dhe a mendoni se ky njeri kaq krenar ta ulte veten per te pastruar halene e nje burri tjeter??? Kurvar dhe qejfli femrash do ta pranoja,por pederas? Kuuuuurre….!Vetem llapaqenet qe shkruajne me hamendje,nuk kemi nje partner(qe po te kishte do te mburrej sigurisht)..por nuk ka o njerez,nuk doli askush dhe aq me teper me foto,se Enveri ka jetuar ne epoken e filmit dhe fotografise…Jo zoterinj shpifesa,mos hani shum nga jashtqitja njerzore,nuk e beson askush,as vete ata qe llapin…Nuk i duhen askujt keto lloj deklarata.Ligjet e forta qe Enveri vendosi kundra homoseksualve i besoj,sepse ato kane te bejne me moralin e popullit shqiptar por edhe me moralin e Enverit si personi qe ishte ne krye te popullit!

    1. huhu says:

      Enveri ti shpirti Didani jo vetem qe e kishte qejf shume po shhhuuume shhumeee ngushtesine e shtuar te ullukut mashkullor, po ishte edhe sadist qe kishte qejf kur meshkuj te tjere renkonin teksa ai i shponte. Madje e kishte si relaks per veshet se kur ja fuste Nexhmijes bezdisej nga zeri i saj si Katerina e Big Brother hehehehe.

      1. ec aty says:

        I besoj plotesisht informacionet qe jep o huhu. ato besoj se jane te sakta dhe te verteta. Me siguri duhet te kesh edhe informacione te tjera shtese qe provojne gjithcka thuhet. Te falenderoj per keto te dhena te cmuara. Mendoj se ti e paske provuar palloshin e Enverit dmth si profesionist, derisa flet me kaq hollesi! Por mesa duket edhe jot’eme e paska provuar gjithashtu dhe ti i ke mbajtur pishtarin! Te falenderoj nga zemra per informacionin e detajuar dhe teper te gjalle dhe te uroj qe te kesh jete te gjate dhe ti sjellesh publikut sa me shume lajme dhe informata te tilla,qe te kthejne ty ne nje person VIP dhe fort te dashur per publikun.
        Suksese huhu!

        1. huhu says:

          Flm, eh ne fakt eshte e vertete kjo qe thua, kam njohuri dhe eksperience te avancuar mbi tematiken Enver-dylber hahaha.

          1. uhahahaaa says:

            Dmth pohon se qenke bythqir dhe mam-kurve!
            Qenke i lumtur vertet ? ? ?
            (qenke edhe koktrash)

            1. huhu says:

              Te pelqen se si puthen keto dy homoushtaret ne foto ty apo jo? Kete na thuaj pa leri llafet se s’jam Armina une. ?

              1. ec aty says:

                Natyrisht qe s’je Armina,se ajo eshte goxha pele! Ti dukesh qe je nje idiot i lindur dhe bythcpuar!

    2. rruspija ripjelljes says:

      o didani zgjohu…ato qe shkruan ti burre trim e ligje te forta etj etj..e sadizmi qe kishte dulla jane tipike te sume shpartallumeve

      1. heu bre says:

        e ke nga pervoja jote e !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje