"Lufta kundër drogës", reagon Basha: Kriminelët do qeverisin vendin bashkë me Ramën derisa populli t’i largojë

31 Korrik 2017, 13:57Politika TEMA

Pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi një operacion kombëtar të Policisë së Shtetit, me qëllim pastrimin e fenomenit të kanabisit dhe goditjen e elementëve kriminalë në të gjithë vendin, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike.

Kryeopozitari Lulzim Basha e sheh me skepticizëm këtë iniciativë duke thënë se aksioni i Ramës do të arrestojë veç disa fshatarë të varfër.

“Me seriozitetin tragjiko-komik që e ka pushtuar, Edi Rama shpalli sot para botës një tjetër betejë historike: luftën heroike kundër kanabisit dhe grupeve kriminale të lidhura me drogën.

Por, tashmë, dihet se herozimi i vetëm i Ramës është të arrestojë keqbërësit e vegjël, ata që nuk janë aq të mëdhenj sa të kenë lidhje me pushtetin.

Koka e kthimit të Shqipërisë në plantacion kanabisi është Sajmir Tahiri, aq sa edhe partnerët e huaj i vunë ultimatumin Ramës për largimin e tij, si kurrë ndonjëhere.

Por ata që presin që aksioni i Ramës të prekë Tahirin do të zhgënjehen. Trafikanti ndoshta më i madh i drogës në Shqipëri është Klement Balili, të cilin e Edi Rama e la të lirë edhe pse e kërkonte qeveria e SHBA-ve, sepse po të fliste Balili rrëzohej gjysma e ministrave.

Prandaj, ata që presin që me aksionin e tij Rama të arrestojë Balilin do të zhgënjehen. Një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në Evropë është vëllai i Fatmir Xhafës, por ata që presin që aksioni i Ramës ta arrestojë atë do të zhgënjehen, gjithashtu.

Aksioni i Edi Ramës do të arrestojë ca fshatarë të varfër dhe ca kriminelë të vegjël. Kriminelët e vërtetë do të qeverisin vendin së bashku me Ramën. Derisa populli t’i largojë.”

16 komente në ““Lufta kundër drogës”, reagon Basha: Kriminelët do qeverisin vendin bashkë me Ramën derisa populli t’i largojë”

  1. Meta ik says:

    Kur flet nje kriminel kunder qeverise duke etiketuar si gjoja qeveri kriminale qeverine e Rames, e c’far populli do largoje Ramen? Populli e votoj Ramen per te qeverisur hahaha . Eh mor Lul bylmezi ?

  2. Faro says:

    A ka mend ky mooooor!!!!!
    Po ky beri marreveshje me Ramen dhe arriti te fus edhe ministrin e tij ne qeveri per te luftuar edhe drogen dhe po e mban akoma aty, madje me insistim. Vete ministri e dha mendimin si minister dhe te gjithe e degjuam, pervec ketij qe ju gazetaret e emertoni pa u mduar fare , si lideri i Pd.
    Ky nuk i sherben dot as vetes pa le pd dhe popullit

  3. kashi says:

    ky seshte me ne rregull, prit ore luli qe te te votoi populli

  4. ergi 02 says:

    Luli, njeriu me i korruptuar ne shqiperi. harrove si e mbylle Rrugen e Kombit? po vrasjen e 21 janarit? po tenderat ne bashki? po gjuetine e shtrigave dhe gjuetine e korrupsionit dhe klientelizmit brenda partise tende? nuk presim nga ty moral

  5. Nga gr says:

    koka e droges (hashashit ) eshte fshatari lulush ne token e tyre mbillet dhe jo ne taracat e apartameneve .Pra perpara se te mjeli lopen duhet te hedhi nje sy nga toka mos vete ndonje kriminel mafioz i mbjell token naten se do te denojet me shume se ai qe e ka mbjelle

  6. ergi 02 says:

    Luli, fshataret mbase i arrestoje ti qe te mbuloje zullumet e tua kur ishe ne krye te MB-se. Por Xhafaj e ka treguar me vendosmeri punen e tij dhe gjithe profesionalizmin e tij persa i perket prerjes se lidhjeve te policise me krimin dhe trafikantet dhe tolerance zero ndaj mbjelljes se kanabisit.

  7. 007 says:

    Mjaft me perbaltjet ndaj njerezve qytetare dhe politikaneve te denje per kete vend si z. Xhafaj. Po frika juaj eshte kaq e madhe sa perdorni cdo lloj perralle dhe cdo lloj perbaltjeje ndaj njerezve te ndershem duke dhene shembullin me te shemtuar te kultures qytetare dhe ligjore ne vend.
    Eshte turp qe neser do te ulen ne karriget e parlamentit tone, duke dhene shembullin tend me te keq te nje ligjvenesi dhe nje perfaqesuesi populli.

  8. Greisi Gjonaj says:

    Kush flet aman…Njeri me i korruptuar qe dosjen e vet e ka ne limitet e saja per korrupsion por normal se e ka mbyllur tanime dosjen e vet me “menyrat e tij” dhe tani bla bla bla i ka mbetur..

  9. Jetmir beharaj says:

    O lulush nuk e di si flet ti me gjith ato qe i ke bere ketij vendi.te isha ne vendin tend do zhdukesha pa e kthyer koken pas lulush. Populli nuk eshte injorant e di mire qe je mashtrrus prdiner

  10. fation reka says:

    Si merre guximin ky njeri te akuzoj te tjeret per perfshirjen me krimin, kur eshte kaq i sigurt si jurist i mire qe eshte t’i coje provat ne prokurori dhe e ka bere detyren e tij. Po e nxjerr aty per te bere gjyqe publike pa asnje te mire. Po ndjek edhe luli shembullin e sales duke nxjerre lajme ne fb e duke akuzuar njerez pafund.

  11. xhesi shpani says:

    Ti si afrohesh z.Fatmir xhafes as te maja e thoit..ai eshte nje politikan I shkelqyer .dhe kete e ka provuar puna e tij e ndershme ..e jo si ti qe vodhe popullin e sikur te mos mjaftonte kjo vrrave me21 janar e sot del e ben deklarata ne rolin e te ndershmit

  12. Martin sheu says:

    Populli me ne fund ne gjithe keto vite foli njezeri more zoteri , por ti ske as fuqi dhe as kulture ti degjosh . Edhe vet partia jote donte te te perzinte ca ju tregon shqiptareve ti se cduhet te bejne .

  13. Emanuela Ela says:

    Po flisni ju krimineli me I nderuar ne vend.Qe CDO post Qe ne made vete ne vjedhur vend in o maskara.Dhe zgjedhjet ne partine tends ne lek I mbulove

  14. Klara caushi says:

    Ti mendon se njerzit i besojne genjeshtrat e tua,apo po perpiqesh te tregosh qe je i zgjuar pas gjith deshtimit me sukses qe pate ne zgjedheje dhe pasi fundose partin tende…je qesharak Lulzim Basha!

  15. Renilda Baba says:

    Nuk ne goje e fytyr te flasesh ti qe nuk nje as term in ndershmeri..njeri I ulet dhe pa karakter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje