Fill pas deklaratës së bërë nga demokrati Astrit Patozi, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Demokratike përmes deputetit të saj të ri Tritan Shehu.
Përmes nje postimi në Facebook, deputeti i Gjirokastrës ka komentuar 11 propozimet e bëra nga Patozi, për fatin e PD-së në shtator.
Reagimi nga Shehu
Edhe sot, sic po behet tashme pothuajse “ritual”, del ne media nga nje “deklarate” e re ne “emer anetaresh Keshilli Kombetar, Kryesie etj”, por qe ne fakt jane pa emra e firma ne fund (pervecse ndonje emri qe ja ka percjelle asaj, por dhe ky i ndryshueshem periodikisht).
Te dashur miq e kolege! Nuk me duket se kjo eshte rruga racionale e serioze e dialogut dhe debatit produktiv brenda PD.
Pavaresisht objeksioneve qe kolege te ndryshem mund te kene per Statutin nga rjedhin format organizative e funksionale te PD, procedurat e zgjedhjet, qofte keto te realizuara edhe se fundmi; le te jemi me institucionale e koherente dhe per faktin se ai Statut eshte miratuar vite me pare, pa asnje kontestim.
Do te ishte me i dobishem per nje proces te tille ndryshimesh sa me perfshires e produktiv, perdorimi i rrugeve institucionale e normale, dhenia e kohes se nevojeshme per konsultime, diskutime, edhe per debate ne strukturat po te nevojitet.
Se fundmi, kur flitet ne shumes, eshte me etike vendosja dhe e emrave te pervecem, qofte kjo vetem per transparence!
“…dhënia e kohës së nevojshme për konsultime, diskutime, debate…”. Interesante zoti Shehu, kur një gjë e tillë u kërkua para zgjedhjeve të 22 Korrikut në PD, ju e kundërshtuat dhe vijuat me zgjedhjet në mënyrë brutale dhe nuk përfillët asgjë. Mos harro zotëri, vetëm pse ju tradicionalisht keni vepruar në këtë mënyrë, pa gjendja ka degjeneruar në këtë farë feje në PD.