"Të dorëhiqen që të gjithë krerët e Hipotekave", flet drejtoresha e përgjithshme: Ja ç’do bëhet

31 Korrik 2017, 12:37Politika TEMA

Drejtoresha e përgjithshme e Hipotekave ka reaguar pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama që të gjithë krerët e hipotekave në vend të japin dorëheqjen pasi sipas tij nuk kanë bërë si duhet punën.

Në një deklaratë për mediat, drejtoresha Blerina Doracaj ka theksuar se kryeministrit i është dhënë i gjithë informacioni që ka kërkuar për situatën reale në zyrat e regjistrimit në vend.

“Kërkoj që regjistruesit të zgjidhen sipas një konkursi të hapur. Do të ketë proces verifikimi për të gjithë kryeregjistruesit”- mësohet të ketë thënë ajo.

Sipsa saj, të gjithë kryeregjistruesit do t’i nënshtrohen një gare të hapur e transparente.

Ndërkohë do të ketë kritere të rrepta teknike për cdo aplikant dhe të gjithë do përzgjidhen me procedurë të hapur.

Procedurë që sipas saj do të përfundojnë në fund të muajt gusht.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje