VIDEO/ Reforma e thellë, Rama paralajmëron "furtunë" në sistemin e shëndetësisë: Të largohen të gjithë drejtorët e spitaleve

31 Korrik 2017, 16:25Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shkarkime masive në sistemin e shëndetësisë.

Rama ka ftuar drejtorët e spitaleve dhe institucioneve të shëndetit publik, ku i ka kërkuar që të japin dorëheqjen  e tyre me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor.

“Rritja e cilësisë së shërbimit shëndetësor, kalon përmes thellimit me kurajo e vendosmëri të reformës së sistemit të shëndetësisë.

1. Ristrukturim tërësor i organizimit në territor të institucioneve të shëndetit publik

2. Largim i të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik, dhe afirmim i një profili të ri drejtuesi menaxher në shërbimin spitalor përmes konkurseve publike për çdo drejtori spitali dhe institucion të shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë

3. Fuqizim i mbështetjes financiare për specialistët që angazhohen jashtë Tiranës

4. Nisja e procesit për jetësimin e Autonomisë Spitalore

5. Struktura dhe mekanizma të reja shërbimi përmes partneritetit publik – privat” thotë Rama.

 

1 komente në “VIDEO/ Reforma e thellë, Rama paralajmëron “furtunë” në sistemin e shëndetësisë: Të largohen të gjithë drejtorët e spitaleve”

  1. DETARI [email protected] says:

    ooo te keqen e palles tende…bjeri shpartalloji te gjithe se e ropen te gjalle popullin e shkrete …

    vetem tek ti personalishte eshte varur e gjithe shpresa e popullit dhe te atij qe instiktivishte voton

    antishqiptaret !

    dajakun , se do te mbahesh mend sic mbahet Skenderbeu !!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje