VIDEO/ Rama kritika të ashpra drejtuesve të spitaleve: Na keni çuar 270 vjet pas, jeni të gjithë pis

31 Korrik 2017, 16:37Politika TEMA

Në takim me drejtuesit e spitaleve dhe institucioneve të shëndetit publik, të cilëve iu kërkoi dorëheqjen, kryeministri foli hapur se gjithë e keqja në sistemin shëndetësor është menaxhimi i spitaleve.

“Shëndetësia kërkon menaxhim të spitaleve në radhë të parë.

Të gjitha të dhënat, qoftë të marra në rrugë zyrtare, qoftë të marra nëpërmjet ankesave të publikut flasin për një nivel menaxhimi të pa papranueshëm.

Spitalet tona, një ndër shkaqet themelore dhe të pathëna edhe për një dozë të madhe negativiteti me të cilën është ngarkuar figura e mjekut vjen nga keqmenaxhimi i spitaleve.

Mjekët kanë përgjegjësinë e tyre, por është detyrë e menaxhimit që t’i motivojë, të mos mjaftohet me deklarata shtypi keqardhje kur sulmohet një mjek, që është fenomen barbarie”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, mungesa e pastërtisë në spitalet tona është pikërisht përgjegjësi e atyre që i menaxhojnë spitalet. Ai nuk nguroi të thotë se ashtu si godinat edhe drejtorët janë bërë pis.

“Kjo është plagë e trashëguar, por pastërtia është A-ja.

Nuk besoj se spitalet para viteve 90-të ishin shëmbëlltyrë e ultrafinancimit, por po të krahasosh nivelin e higjienës, pastërtisë dhe nivelit të gatishmërisë nuk jemi 27 vjet para, por 270 vjet pas”, shtoi ai.

11 komente në “VIDEO/ Rama kritika të ashpra drejtuesve të spitaleve: Na keni çuar 270 vjet pas, jeni të gjithë pis”

  1. Neutrino says:

    Katër vjet kishe ministër shokun tënd të ngushtë. Ai kishte dhe gurin dhe arrin të bënte të paktën 10% të asaj që kërkon të realizosh me këtë fshesë demagogjike.

    1. fieraku NGA varibopi says:

      Ik o loqe. Se ke nivelin për të kuptuar se për çfarë flitet

  2. TRAPI says:

    MANEGJIMIN E BEJNE MJEKET…QSUT KA 8OO SHTRETER OSE PACIENTE NE DITE DHE I SHERBEJNE 1250 MJEKE ETJ SPITALI ESHTE I FALIMENTUAR QE KETU///

  3. doktorr-plera says:

    Ajo plera anash atij eshte doktorresha me ordinere qe kam njoft. arrogante, injorante, pa edukate, se ka idene e punes qe ben, tallet me pacientet e semure , luan me jete njerezish. ajo do futur ne burg zotri Ram katunori se ti kte pleren e ke doktorreshe personale por ajo eshte vecse nje qelbesine femer asgje me tjeter. e bija pijanecit sot tall bythen me popullin shqiptar. pthu tu befshin gjak leket tona

  4. spartaku says:

    Te flasesh keshtu hapur siç flete kryeministri,ne menyre kritike,do te thote qe Zoti Edi Rama,jo vetem qe e njeh mire gjendjen ne spitale,por edhe e pranon.Nqs e shikon,e njeh nje pune te keqe,ke mundesi dhe meren masa per t’u ndrequr.Me vjen mire qe zoti Rama bene te tilla konstatime,dhe jep mendime e mundesi rregullimi,por varet, sa do t’a kuptojne te tjeret, sidomos ata qe pak a shume,kane konflikte interesi me mendimete tij.Nuk e leshon kollaj postin drejtori.

  5. Agron Lusha says:

    Zoti Rama,

    Si emigrant prej vitesh tashme ne SHBA me kujtohet fare mire gjendja skandaloze qe ishte Shqiperia para ikjes sime 10 vjet me pare. Veren e kaluar erdha per vizite tek familjaret e mi dhe aty bashkeshortes i bie hemoragji cerebrale. Pata fatin te bija ne duart e Dr. Mira Rakacollit, dhe zoti ja shperblefte per te gjithat e mirat dhe kujdesin qe tregoje karshi gruas sime, e cila u rekuperua teresisht pas vetem 6 muajsh.

    Punetore dhe mbi te gjitha e ndershme dhe humane, po mu beka shume qefi qe e paskeni zgjedhur per tu bere pjese e qeverise tuaj.

    Ju uroj suksese dhe mbi te gjitha fat ne mandatin e dyte.

    Me respekt

    Agron Lusha

    Boston – SH.B.A.

  6. Perlati says:

    Ram, faleminderit qe mu, burrin e asaj qe ke ne krah, nuk mhoqe nga drejtor i sanatoriumit se kom edhe ca gjona me vjedh, mkan ngel ca tendera pa bo. Mu mkallzoi KLSh ne prokurori per abuzime me qidramijra euro, ashtu si dhe Ogerten qe do me e bo ministre, po sa tkemi ty aty un, Ogerta nuk trembemi. Rrofsh sa malet o Ram.

  7. uskania says:

    Mendoj se duhen ndryshuar ligje dhe kompetenca, sepse ka dhe drejtues shumë të zotë aty, por edhe nuk kanë patur mundësi, edhe nuk kanë nuk kanë patur mbështetje.

  8. Ardi says:

    Po ca jane keto shfaqje e justifikime si Jovan Bregu…Aty i ke pasur per 4 vjet..njeri me hajdut se tjetri,eshte pak ….ata jane kriminel…kane humbur jete njerezish per qejf te tyre…pse sot…dhe jo vjet ne kete kohe?,??Te jete kungull valle???

  9. Viron Xhavara says:

    Ti ke shume te drejte zoti Rama ,qe spitalet jane 270 vjete pas,por ti do te ishe i sinqerte ne qofte se do te shtoje edhe kater vitet e tua ,d m th 274.Ne qofte se ti do te doje qe spitalet sot te ishin ne nivelin e spitaleve te Ballkanit ,ti e kishe shume te lehte qe situata te ndryshonte shume shpejte.Por ti duke qene personi qe,u premtove shqiptareve ne vitin 2013 qe situata do te ndryshonte krejtesisht gjithandej u tregove i pa bese,duke i lene perseri shqiptaret ne kurth,d m th ,pa uje pa drita pa rruge pa pune dhe pa spitale .Mundesia per ti regulluar keto gjera ishte e padiskutushme ,pasi shqiperia eshte nje vend i vogel ,dhe parate e shqiptareve te investoheshin urgjent ne gjerat me elementare qe nevojiteshin ,por ti me parate qe paguanin taksapaguesit shqiptare ,qe ne momentin qe ti more qeverine ,emerove ministra, deputete, ambasadore, aq shume, sa parate e shqiptareve shkonini per pagat e ketyre qe thame me siper, per pushimet jashte shtetit e ketyre qe thame me siper, per sherimin jashte shtetit te ketyre qe thame me siper,per shkollimin e femijeve jashte shtetit te ketyre qe thame me siper ,per pushimet e tua ne Dhermi me parate e shqiptareve, ku atyre u mungojne gjerat me elementare,si uji, drita, rruget, puna, spitalet dmth te gjitha.E bera kete koment pasi situata ku gjenden shqiptaret eshte tejet e rende ,dhe une do ta plotesoja edhe me dy probleme te mijat per te cilat i jam drejtuar me Emaile zotit Rama, ku, per te dyja problemet me ka kthyer pergjigje fyese.I pari problem ka ta beje per dokumentimin e nje prone qe eshte nje banesa ime ,por ky bashke me ushtarin e tije Lame nuk ma dokumenton(nuk ma dokumenton pasi atje shte nje zone e shtenjte dhe kushedi cfare ka ne mendje zoti Lame),dhe problemi i dyte ka te beje me ceshtjen; Masakra e Otrantos; ,ku u masakruan 120 shqiptar, edhe ku ne kete masaker mua me masakruan familjen ,gruan dhe tre femijet,por edhe ketu zoti Rama mundohet te fshehe dicka ,pasi avokati qe ka perfaqesuar shqiptaret sot eshte keshilltare i zotit Rama.Dime qe me 9maj 2014 u dha vendimi perfundimtare i inje procesi te turpshem, qe Shqiptaret u Mbyten vete, ku ne fund nuk u denua asnje person, dhe me skandaloze, grabitet dhe demshperblimi ,dhe ne fund fare autoritete italiane mbajne peng me dhune dokumentacionin, patjeter duke u ndihmuar nga autoritete shqiptare.Por kjo eshte shume e rende pasi vrasjen e pranoje vete Prodi ne tv channel ne shqiperi me 15 nentore 2015 ,ku deklaroje qe, ne e kryem vrasjen, por nuk e beme me qellim,por ne fakte ne dosjen hetimore jane te gjitha faktete qe ,vrasja u krye me qellim per tja faturuar Greqise.

  10. Luljeta says:

    Eshte e vertete kete qe tho zoti Rama se te shkosh ne spitale shteterore nuk te kap njer i per te vizituar po nuk pate leke do blesh gjilperat vet dhe ilacet vet na rujt zoti mos semuremi se jemi per te ardhur keq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje