"Drejtorët, ushtarë të bindur, kanë vjedhur me bekimin e kryeministrit. S'është faji i tyre, por i sistemit"

31 Korrik 2017, 17:54Politika TEMA

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar pas dëgjesave dhe takimeve të kryeministrit Edi Rama me drejtorët e administratës si dhe dorëheqjet e kërkuara nga ai.

Në një postim në “Facebook”, Tabaku i quan drejtorët e hipotekave, spitaleve, burgjeve dhe tatimeve ushtarë të bindur dhe sipas saj nëse kanë vjedhur apo kanë abuzuar e kanë bërë me bekimin e kryeministrit.

Ajo deklaron se ‘marketingu me pushime nga puna është bajat sa beteja kundër korrupsionit dhe nuk do të prodhojë rezultat”. Tabaku thekson se nuk janë njerëzit por sistemi i korrupsionit dhe vjedhjes.

Reagimi i Tabakut

Nuk janë njerëzit është sistemi!

Disa ditë me radhë dëgjoj kryeministrin nëpër diskutime live me qytetarë dhe nëpunës të administratës të cilët i fajëson për situatën problematike në të cilën ndodhet sot shërbimi publik shtetëror.

Ironikisht, drejtorët e hipotekave, të spitaleve, të burgjeve, tatimeve e kështu me radhë janë thjesht ushtarë partiakë të emëruar me lista partie, që janë denoncuar me kohe, ato janë emërime nga një deputet apo nga një tjetër sipas interesit apo kuotës së paguar. Një prej detyrave të tyre ka qenë ajo e ushtarit të bindur i cili ndër të tjera duhet të zbatojë vullnetin politik të rilindjes dhe madje të vetë kryeministrit Rama.

Nëse kanë vjedhur, abuzuar apo edhe kanë kthyer korrupsionin në praktikë duke i katandisur sektorët e ndryshëm në agjenci pasurimi personal apo zinxhir të korrupsionit që shkon edhe më lart, kanë vepruar me bekimin dhe miratimin e kryeministrit.

Kështu që ky marketingu me pushime nga puna për t’u zëvendësuar drejtori i rilindjes me një tjetër drejtor rilindje që vjen nga e njëjta shkollë partie është po aq bajate sa beteja kundër korrupsionit dhe nuk do të prodhojë asnjë rezultat.

Nuk janë njerëzit, është sistemi. Sistemi i korrupsionit dhe vjedhjes të cilin e fshihni me marketingun dhe gjoja qeverisjen me popullin. Sistemin që lejoi abuzime me 2,8 mld euro sipas KLSH, sistemi që largoi 200 000 shqiptare e që e ktheu Shqipërinë qendrën e kanabisit, portën kryesore të heroinës në Europë.

Sistemin që ju keni ngritur edhe perfeksionuar.

Për sa kohë të mbahen në këmbë këto pushtetarë që ushqejnë dhe menaxhojnë këtë sistem për aq kohë do të mungojë vullneti politik, ndërsa administrata do të vazhdojë të jetë thjesht një ushtri e bindur partiake e ndërtuar për të dhënë tendera e koncesione dhe pse jo për të përfituar ndonjë gjë çfarë mund të rrjedhë në zinxhirin korruptiv që është instaluar!

Asgjë më shumë se shëmbëllimi i fytyrës së qeverisë!

7 komente në ““Drejtorët, ushtarë të bindur, kanë vjedhur me bekimin e kryeministrit. S’është faji i tyre, por i sistemit””

  1. Monika says:

    Shko moj mbushu, derdimene…

  2. Askushi says:

    Ik mi tyryfyck.

  3. shushica says:

    Kete sistem e ka ngritur babai yt Sali ,,z,deputete ,e para ne Europe me mini….ku grate politikane ,te djathta apo te majta nuk bejne parade mode ,por jane absolutisht te thjeshta dhe dinjitoze ,per respekt te votuesve…Rama po perpiqet ta ndryshoje ,,,dhe sistemi zonje nuk eshte abstrakt ,eshte konkret sistemin e bejne njerezit..Po nuk ndryshove njeriun ,nuk ndryshon sistemi .i cili eshte nje teresi hallkash …….te nje zinxhiri ekonomik ,profesional ,burokratik ,kontrollues ,…Por keto gjera ti nuk mund ti kuptosh ,,,jane koncepte te botes moderne ,demokratike ndersa ju udhehiqeni nga mesjetarizmi shkaterrues i Berishes….nga filozofia e perçmimit ndaj njerezve ,ndaj shumices ,ju kerkoni akoma …baben…por kete radhe me ..mini..papion……ballo presidenciale…

  4. spartaku says:

    Zhduku moj torollaçke.Ke goje dhe flet,si jema e zeqos ne maj te thanes.Pise.Tani pasi shkrove keshtu kundra Rames,vrapo sa me shpejt te Basha mere shperblimin.

  5. rudini says:

    Plotesisht e vertete,por te dy palet e dini mire se keni te njejtat parime.

  6. albatros says:

    Te shohim cfare do te beje z. K/minister me nje mesues fizkulture qe “drejton me kopetence” nje filial te OSHEE. E ka kthyer ne prone private ndermarrjen duke sjelle personel te “kualifikuar” gjithe sojin qe ka ne provincen ku eshte rritur si njeri por me teper eshte rritur si drejtues duke thyer rekorde ne performance individuale si dhe ne performance karshi tenderave qe ja kopsit kushedi se kush dhe ai nxjerr pa u lagur leke sa te doje. Nxjerr per vete e per “Tironen” -sic e thote pa iu dridhur zeri. Konsumin e energjise ja ul bizneseve -ku ja vlen, kuptohet. OSH ÇUN PEQINI, ÇAT’THEM MO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje