Luan Rama: Prokuroria të nisë hetimet për 124 emrat e listës Rama-Demiraj

1 Gusht 2017, 14:06Politika TEMA

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ka reaguar lidhur me listën e deklaruar nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj.

Ai shkruan se shteti ka ligje, dhe Rama duhet ta kishte dorëzuar listën me emra në Prokurori.

Rama shton se Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimin mbi çdo emër në listën që disponon kryeministri dhe Ministri i Brendshëm.

“Kryeministri e më pas edhe Ministri i Brendshëm, deklaruan se disponojnë një listë me 124 emra të implikuarish në veprimtarinë kriminale të kultivimit e trafikimit të drogës në Shqipëri!
Kaq nuk mjafton! 

Si funksionarë të lartë të shtetit ata duhet ta dinë se e kanë për detyrë të veprojnë në zbatim të ligjit duke kryer si hap të parë dërgimin e listës së emrave dhe të të gjithë të dhënave që kanë në Prokurori!

Ndërkaq, Prokuroria, nëse nuk e ka bërë, duhet të nisë menjëherë procedurat që ligji e detyron, për hetimin dhe fillimin e çeshtjes penale për emrat e listës që disponon Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm!
Shteti ka ligje dhe funksionon përmes zbatimit të ligjit”, shprehet Luan Rama.

4 komente në “Luan Rama: Prokuroria të nisë hetimet për 124 emrat e listës Rama-Demiraj”

  1. mr bini says:

    mos jane edhe emrat e shokeve te tu kotorri e lame

  2. Kozmo says:

    JU TE LSI, MJAFT NA BERET TE NDERSHMIN .LISTA E ZEZE DO TE FILLOJ NGA KOMANDARI I JUAJ .
    TE FALA BAFTJARIT.

  3. Andi says:

    IK O LUAN , SE NA DOLE ZOG-GOMARI.!
    E KUJTON BUDALLA KËTË POPULL.!
    PAS 4 -vitesh, DO MARRËSH VESH ,SE SHQIPËTARËVE
    S’U A HEDH DOT!
    GËZOJE DHE KËTË MANDAT,TË PA MERRITUAR,
    SE S’KE QËNË ASNJËHERË I SINQERT NË ATO QË KE THËNË.!
    KOHA KALON, POR NUK HARRON!!?????

  4. luan monika says:

    more kriminel, si nuk the nje fjale per drogen as per lazaratin gjateqeverisjes me berishen. apo e ndanit se bashu. lazarati ishte kreqyteti I droges jo vetem per shqiperin por edhe per europen. a te kujtohet o I monikes kur qelloheshin me bresheri automatiku aeroplanet e ardhur nga itali per te evidentua personat qe zoteronin drogen e lazaratit. si nuk njr fjale as ilir meta as monika pordha as tit vasili. pse, sepse merrnit pjesen bashke me berishen. kur pjesen jua hoqi nga xhepi saIMIR TAHIRI filluat luften kunder tij. boset e droges ne shqiperi jane ilir meta, sali berisha, bujar nishani, mul noka e lul basha, qe perhapen ne gjithe shqiperine. kur ua hoqi saimir tahiri filluat luften frontale kuner policies e saimir tahirit, jo kunder droges, bile keni lene te kuptohet, qe kur te vini ne pushtet do ti mbeshtesni trafikantet. shtypi dhe gazeta tema te beje te njohura deklaratat e monika pordhes, tit vasilit e luan rames, kur ishin ne qeveri me berishen e lazarati ishte kryeqyteti I kanabisit ne Europe. ju te lsi-se duhet te mbyllni gojen, sepse koke e kembe jeni e keni qene mullari, strumbullari e dushku e bari I korupsiont e droges ne shqiperi. mos dilni me ne public. keshtu sic po vepron tit vasili,luan ramia e monika pordha ilir meta do te shkoje drejt doreheqjes. te marruar, ju marrofte zoti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje