Presidenti Meta emëron drejtor kabineti diplomatin Arben Cici, karriera...!

1 Gusht 2017, 18:10Politika TEMA

Presidenti i ri i Republikës, Ilir Meta ka emëruar diplomatin Arben Cici shef të kabinetit në Presidencë.

Arben Cici është një emër i njohur në fushën e diplomacisë, pasi ka shërbyer në Ministrinë e Jashtme, ndërsa ka qenë ambasador në disa vende, por edhe këshilltar i ish-Presidentit Bamir Topi.

Arben Cici është pedagog, mban titullin e Doktorit të Shkencave Historike që nga viti 1999, është autor i disa librave, ndërsa zotëron edhe disa gjuhë të huaja.

Dje Meta emëroi Sekretar të Përgjithshëm të institucionit Alqi Bllakon, ekspert i njohur në fushën financiare.

Kush eshte Arben Civici:

Arben Cici u lind në Korçë më 1960. Pas diplomimit në Universitetin e Algjerit, Fakulteti i Përkthimit (1988), ka punuar si pedagog në Universitetin e Tiranës, Katedra e Gjuhës Frënge (1988-1992).

Nga viti 1992 shërben në fushën e diplomacisë, përkatësisht: Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ambasador i Shqipërisë në Federatën Ruse, Drejtor i Protokollit të Shtetit, Ambasador në Republikën e Kroacisë, Danimarkë, Drejtor i Protokollit të Shtetit, Këshilltar Diplomatik i Presidentit të Republikës.

Mban titullin e Doktorit të Shkencave Historike që nga viti 1999. Aktualisht jep mësim në disa universitete publike dhe private në Tiranë dhe Prishtinë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomacisë e ceremonialit diplomatik.

Është autor i botimit të parë të ”Ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë” (1988), bashkautor i librit ”Hyrje në teoritë politike moderne” (2009) dhe autor i shumë artikujve shkencorë e publicistikë në fushën e diplomacisë dhe më gjerë.

Zotëron gjuhët frënge, angleze, arabe dhe italiane. Fryt i interesave dhe i punës së tij shkencore në historinë e diplomacisë shqiptare është edhe libri ”Marrëdhëniet shqiptaro-italiane në vitet 1920-1934” që keni në dorë.

2 komente në “Presidenti Meta emëron drejtor kabineti diplomatin Arben Cici, karriera…!”

  1. besnik says:

    Arbeni eshte nji njeri i virtytshem,diplomat i zoti e atdhetar.
    Familje fisnike e Korces,babai tij nji mesues i talentuar e i mire .I urojme suksese ne kete detyre e shendet.Kush e njeh Arbenin fiton respekt gjithe jeten.Ai te ndihmon ne cdo rast qe i takon.Vlerat e tij jane per me teper per Shqiperine..

  2. Niku says:

    Bythelepiresi, servili, spiuni e te gjitha epitetet e tjera te ketij lloji i shkojne bukur ketij personi.
    Ky eshte ai qe hengri buke me te gjithe si Berisha, Nano, ….., e tani edhe Meta.
    Vetem nje person si Meta e ben ate shef kabineti. Ky e vulos se cfare do perfaqesoje presidencen Meta.
    Por si thote populli m..t ai e m..t ky qe e vuri aty.
    Mjerre populli ne cfare duarsh ka rene!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje