Rama kthen aplikimet për zyrën e re të bashkëqeverisjes: S’keni dërguar letrat e motivimit, lexoni...!

1 Gusht 2017, 22:57Politika TEMA

Kryeministri Rama ka njoftuar në “Facebook” se pjesa më e madhe e aplikimeve për t’u bërë pjesë e zyrës së bashkëqeverisjes nuk plotëson kriteret, pasi nuk ka letër motivimi dhe dy rekomandime.

Përmes një statusi në FB, Rama shkruan se duhen plotësuar këto që aplikimet të jenë të vlefshme.

Statusi i Kryeministrit ne rrjetin social:

ZYRA E RE E BASHKEQEVERISJES (2)

Deri sot ne oren 18:00, aplikimet e derguara ne adresen :[email protected] jane 48?

Megjithate, nga 48 aplikime ne total, vetem 11 kane bashkengjitur leter motivimi dhe asnje nuk ka nisur 2 letrat e kerkuara te rekomandimit per kandidaturen.

Qofte atyre qe kane aplikuar vetem me CV, apo edhe atyre me leter motivimi por pa letrat e rekomandimit, do t’u kthehet pergjigjje qe te plotesojne aplikimin e tyre pike per pike sipas kerkeses, per ta bere te vlefshem.

Te gjithe te interesuarve u lutemi te lexojne me vemendje postimin e shpalljes se interesit, per mbledhjen e kandidaturave per t’u bere pjese e skuadres se Platformes online te Bashkeqeverisjes me Njerezit e Zakonshem.

Eshte e domosdoshme qe çdo aplikant te plotesoje kerkesat per Letren e Motivimit + CV + 2 letra rekomandimi per kandidaturen e tij/saj. Perndryshe aplikimi do te perjashtohet si i pavlefshem.

Faleminderit!

Grupi i Punes per ngritjen e Zyres se Bashkeqeverisjes.

5 komente në “Rama kthen aplikimet për zyrën e re të bashkëqeverisjes: S’keni dërguar letrat e motivimit, lexoni…!”

  1. Novruz Taip Vishanji says:

    PERSERI ME REKOMANDIME KY BYLMEZ !

    Se ç’lidhje kane dy rakmandimet, me pretendimin per te bere pjese ne stafin e ri qeverises, e di vetem ky tru lakra i Surrelit. Sepse nuk arrin te kuptoje qe koha e rekomandimeve ka vdekur me vakt, ne boten moderne qe duam ti basjkohemi.
    Per nje vend te lire pune te publikuar, shiehn te marrin pjese me mijera kandidate, pa letra rekomandimi, veterm me CV-te e tyre dhe aftesine per tu dalluar ne pergjigjet me goje e shkrim te konkursit. Asgje me shume e asgje me pak.

    Por ky sultajsh i prishur, vazhdon te jetoje me gerhamat e Celo Picarit, i duhet staf i rekomanduar, mundesisht nga ky vete. Pty njeri i qelbur !

  2. Hani mut, qeras qeveria. says:

    E paska marre seriozisht ky “Bashkeqeverisjen me njerezit e zakonshem”. Ne cilin planet jeton ky ?! Ne nje vend ku korrupsioni thithet qe ne gjirin e nenes, nga foshnja…paska vene kritere shume te forta per aplikantet. Letra e Motivimit apo 2 letra rekomandimi. Ah pika…

  3. Adem says:

    O Novruz po i gjithe Perendimi kerkon leter rekomandimi.
    Nga ke ardhur ti ? Pa leter Rekomandmi kush te njeh si person?
    Po

  4. Plaku Xhuxhumaku says:

    Po pra, duhen dy letra rekomandimi, autobiografi e certifikuar nga kryetari i lagjes, karakteristika e kopeshtit, vertetim nga e zyra e te perndjekurve politike qe nuk ke qene i perndjekur politik, nqs ke teser te antarit te PPSHse vehtjake, te prinderve, ose te gjysherve kjo te ben qyetar edhe me te zakonshem se te tjeret, etj. etj dokumenta qe vertetojne vazhdimesine e mundshme me vitet para 1990. T’ma gzoni kokn e koles, tha Sala, dallnyshen e pare t’kapitalizmit. Ja ma rruni per qejf ju te Koalicionit me Qytetare te Zakonshem thote ky Kryepalla, qe puna qe di te beje me mire eshte te talle menderen me miletin, dhe ky milet fatkeqsisht e merr seriozisht.Pëf.

  5. etleva says:

    Jo mire do ishte, qe keto ne aplikim te bashkangjisin edhe rekomandimin ashtu si e kerkojne keta, dhe motivimet sic i kerkojne ,me formular, sepse njerezit e zakonshem, do plotesonin rekomandimet e motivimet nga rektore e dekane te fakulteteve te ndryshme , sepse cfare do shkruj une reagojne dekanet..per mua…dua te dij,? sipas asaj cfare kerkon ai ne kete bashkeqeverisje per keto qe kane mbaruar studimet para shume koheve..prandaj duhej formulari dhe sukseset qe kerkon te dije qe ne kemi pasur ne vite,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje