Shpërthimi në Velipojë/ Motra kërkoi ndihmë për vëllanë, trondit halla: Mos jepni para, po mashtrojnë...!

2 Gusht 2017, 13:09Politika TEMA

Fatmira, halla e Hektor Zenunit, të riut që po merr trajtim mjekësor në Turqi pas shpërthimit të gazit në një lokal në Velipojë ku humbi jetën i ati tij, ka reaguar për kurimin e nipit.

Fatmira, ne media prej dites se djeshme qarkullon nje lajm qe familja Zenuni kerkon para per kurimin e Hektorit ne Turqi. Si qendron e verteta?

Une i kam lexuar te gjitha lajmet ne rrjetet sociale dhe keto nuk jane te verteta. Kemi porositur avionin personal i kryqit te kuq dhe kemi paguar 15 mije Euro ne Rinas dhe 25 mije euro garanci per te hyre ne spital. Lajmi nuk eshte i vertete, ne kemi para mjaftueshem, sa te mbajme gjysmen e Shkodres. tani si eshte puna: Ne Tirane ne emer te vellait kemi nje lokal qe kushton 400 mije euro.

Ne Velipoje ku ndodhi shperthimi kemi hyrje pallati ne emer te vellait, 10 apartamente. Ato kane qene me qera per pushuesit. Kemi 4 apartamente ne Shkoder dhe 3 makina luksoze. Prandaj kush eshte ai person qe kerkon te abuzoje me emrin tone e te zhvase Shkodranet. Per kete do ti drejtohem edhe policise.

Fatmira, keni kontaktuar me mbesen?

Jo sepse ajo ndodhet ne Turqi me te vellain, ndersa me njerken nuk kemi komunikim, pasi nena e tij ka vdekur. Ajo nuk jep asnje pergjigje. Leket jane paguar, pasi ne spitalin “Abicadem” ne Turqi s’te fut njeri pa leke. Ai eshte spital privat dhe kemi paguar 1 mije euro ne dite.

Kur te kalojne 30 dite, nese do e mbajne me shume, do paguajme te tjera. Kush i kerkon keto para, kur vellai ka qene biznesmen i nderuar, e te ndyhet figura e tij se ai nuk ka leke. Ka 25 vjet biznesmen, qe i ka paguar shtetit taksat.

Pra do ti drejtoheni policise per rastin?

Po po, kush eshte ai person qe ka nxjerre nr e telefonit per te kerkuar leke. Mund te shitet nje hotel, apo hyrje pallati qe kushtojne 100 mije euro.

Keni nje apel per te bere?

Po i drejtohem popullit te Shkodres se ai nuk eshte fukara, jane pronat ne kembe, se di perse kerkohen keto para. Ju lutem mos jepni para, jane mashtrime. Do kerkojme kush eshte ai nr telefoni dhe llogarie bankare, kush e disponon. Vellai nuk eshte fukara, dua ta pastroj figuren e tij. Kaq di te them./ShkodraNews

5 komente në “Shpërthimi në Velipojë/ Motra kërkoi ndihmë për vëllanë, trondit halla: Mos jepni para, po mashtrojnë…!”

  1. Panxha says:

    Pse moj injorante e dreqit te kerkosh ndihme eshte njollosje emri? Pavaresisht nese eshte apo jo mashtrim menyra e te menduarit dhe tr shprehurit tregon se ne duart r kujt ka rene leku ne Shqiperi. Injorante dhe te prapambetur qe sot jane “elita” e ketij vendi

  2. Gaspri says:

    Cfar mut hallet. E pashpirte. Ngushellime per baben dhe vellait sherim te shpejte. Keta fatkeqe jane njerez te mire.
    Turp per halla pordhen….

  3. Turp says:

    Ne fakt turp t’ju vij nese merrni para nga populli fukara kur jeni pronar pallatesh, vilash e tokash. Nese ti zonjushe ke bere thirrje per ndihme nderkohe qe e di qe familja jote i ka ato mundesi, harram tu befshin parat qe i ke marr per ndihme. Historia e ketij djali na preku shume, por te kerkoni para kur jeni ne gjendje eshte zemervogelsi tendja dhe meskinitet.

  4. Shqipe says:

    Halla tregon se kane prona, por spitali do lekun dhe sa te shiten pronat eshte vone .
    Nuk eshte mashtrim , qe motra kerkon ndihme per vellane qe po lufton me vdekjen.

  5. Raimond vlonjati says:

    Po mire shum mire thote kjo halla

    Kur ti ke kaq shum para pse duhet tu kerkosh te tjereve

    Ai vellai i saj qenka i pasur keshtu qe nuk ja nevoje te kerkoje para tek njerezit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje