Zv.Presidenti i SHBA Mike Pence mbledh krerët e Ballkanit në Mal të Zi, Rama e Bushati drejt Podgoricës

2 Gusht 2017, 12:41Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati janë nisur drejt Podgoricës ku do të marrin pjesë në Samitin e Karrtës së Adriatikut që zhvillohet sot në Mal të Zi nën drejtimin e Zv.Presidentit amerikan, Mike Pence.

Siç bën të ditur agjencia shtetërore e lajmeve malazeze MINA, në samit do të marrin pjesë kyeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç; kryeministri i Shqipërisë; Edi Rama, Presidenti i Kosovës; Hashim Thaçi, Kryeministri i Maedonisë, Zoran Zaev; kryeminisri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç; Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç; dhe kryeministri i Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç.

Qeveria malazeze thekson se “ky është samiti më i rëndësishëm që është zhvilluar në këtë vend”.

Përveç samitit shumëpalësh, në suazat e tij, do të zhvillohen edhe një seri takimesh bilaterale

2 komente në “Zv.Presidenti i SHBA Mike Pence mbledh krerët e Ballkanit në Mal të Zi, Rama e Bushati drejt Podgoricës”

  1. Devolliu says:

    Me atlete do jete dhe ketu ?

  2. intelektuali says:

    Qekan shtuar shtetet e amerikes? Nuk qekan me 51?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje