Vladimir Kristo, gjyqtari më i vjetër në sistem para disa vitesh edhe kryetar i Kushtetueses mbyll karrierën, duke u dorëhequr nga Gjykata Kushtetuese.
Kristo e ka njoftuar tashmë kreun e shtetit, Ilir Meta për vendimin e tij, raporton BW.
Ndonëse i kishte mbaruar mandati, dorëheqja e Kristos vjen në një kohë që pritet të jepet vendimi për vettingun.
Më herët, Kristo ka folur edhe për mundësinë e ndryshimit të ligjit të Vettingut, duke u shprehur se virusi në gjyqësor do të vijojë për sa kohë politika nuk reformohet.
“Në asnjë vend nuk ndodh që Kushtetuta të kufizojë të drejtat e njeriut. Tek ne ndodh ky eksperiment. Vettingu do të bëhet dhe shumë mirë që do të bëhet.
E shumta që mund të bëjë gjykata është të ndryshojë diçka. Pyetja ime është se nëse heqim ca të sëmurë dhe vijnë ca të pastër, a mos mbetet sërish mikrobi në sistem?
A mos ka ardhur koha të reformohet thellë sistemi politik në vend? Është i deformuar dhe nuk kam besim se pa reformuar sistemin politik, reformat do jenë afatgjata”,– ka deklaruar ai.
Nuk i heq asnji presje. Peshku qelbet nga koka.
Ky eshte idiot, por e shtyu bukur ne postet me te larta si idhtar i saliut..injorante ne profesion, por fodull i madh,,duhet te kish ikur me kohe sepse nuk dorzoi as te dhenat e pasurise dhe kushtetuta thot qw duhet te ikte..por ai ndenji deri sa ju mbush mendja sot..nuk di cdo behet me vendimet e dhena nga nje njeri qw sduhet tw ishte gjykatws qw prej 6 muajsh