Takimi i kongresmenëve me Metën dhe Bashën, ambasada e SHBA zbulon temat e diskutimit

2 Gusht 2017, 20:10Politika TEMA

Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë zbuloi çfarë u diskutua në takimin e sotëm të anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve Devin Nunes dhe Rick Craëford me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Gajtë këtyre takimeve ata diskutuan çështje të ndryshme, përfshirë aleancën e NATO-s, sigurinë rajonale, bashkëpunimin për mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit, si dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Ata vunë theksin në rëndësinë e kontributit të Shqipërisë në luftën ndaj terrorizmit, rolin e vendit në stabilitetin rajonal dhe nevojshmërinë për zbatimin e reformave kyçe.

1 komente në “Takimi i kongresmenëve me Metën dhe Bashën, ambasada e SHBA zbulon temat e diskutimit”

  1. Arber says:

    A e pati ne dore bllokun Ilir Floriri!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje