Kryeministri Rama ka qenë sot në Mal të Zi, ku është zhvilluar Samiti i Kartës së Adriatikut.
Përmes një statusi në Facebook, Rama tregon se çfarë ka biseduar me zv.shefin e Shtëpisë së Bardhë Mike Pence.
Ai ndër të tjera, ka takuar edhe veçmas kryeministrin kroat, Plenkoviç.
Sipas Ramës, me të ka biseduar për rastin e Ballist Morinës, i cili është i arrestuar në Kroaci dhe mund të ekstradohet drejt Serbisë.
Rama thotë se me Plenkoviçin u diskutua për nevojën e një zgjidhje të arsyeshme të kësaj çështjeje, që e cilëson.
“Në takimin me Kryeministrin kroat, Plenkovic, u përcoll edhe ndjeshmëria e lartë e opinionit publik mbarëshqiptar për rastin e Ballist Morinës dhe u theksua nevoja për zgjidhjen më të arsyeshme të tij”, shkruan Rama në FB.
Statusi i plote i Kryeministrit ne rrjetin social:
Zv.shefi i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi fort, interesin e Shteteve të Bashkuara për të forcuar bashkëpunimin me vendet e rajonit, si edhe domosdoshmërinë për të rritur ndërveprimin mes SHBA e vendeve të rajonit e po ashtu mes vetë vendeve të rajonit, në funksion të përballimit me sukses të sfidave të sigurisë, paqes e prosperitetit, në rajon e në Europë.
Takimet bilaterale me zv.Presidentin Pence, si edhe me liderët e tjerë të rajonit, patën rëndësinë e tyre të posaçme për rikonfirmimin e vullnetit për të ecur më tej përpara, të gjithë së bashku, në mbrojtje të interesave strategjike të popujve tanë.
Në takimin me Kryeministrin kroat, Plenkovic, u përcoll edhe ndjeshmëria e lartë e opinionit publik mbarëshqiptar për rastin e Ballist Morinës dhe u theksua nevoja për zgjidhjen më të arsyeshme të tij.
He,he… shikoni se me ke jam takuar une! ka veshur kollaro te kuqe, me sa duket per t’i bere qejfin Andi Bushatit, hahaha!