Drejtuesi i Partizani, Genc Tomorri, gjatë prezantimit të blerjes së re të të kuqve Kristian Adorjan, ka zbuluar dhe për negociatat me Edgar Canin.
Tomorri theksoi se klubi është pranë marrveshjes me bomberin kuqezi dhe në ditët në vijë pritet që të zyrtarizohet dhe transferimi i tij.
“Të gjithë në klub janë impenjuar maksimalisht për të ndërtuar një skuadër kompetitive me synimin e vetëm fitimin e titullit kampion.
Përsa i përket trasferimit të Edgar Çanit , nuk mund ta fsheh që jemi në bisedime , po finalizojmë detajet e fudit , por çdo gjë do të zyrtarizohet vetëm kur të konkretizojmë arritjen e marrëveshjes mes palëve. Sigurisht që vlerat e Çanit dihen dhe mendoj se do të jetë një forcë e madhe për skuadrën, shpresojmë shumë që ky do të jetë viti ynë”
Më tej, Genc Tomorri, foli dhe për afrimet e reja dhe përgatitjet e skuadrës. Ai theksoi se klubi do të bëjë përforcimet e duhura që këtë vit të shpallet kampion.
“Dua të prek pak edhe çështjen Ibrahimi , pasi shumë media e kanë komentuar si lojtar që nuk do të jetë pjesë e jona. Konfirmoj se Ibrahimi është lojtar i Partizanit.
Partizanit do të vazhdoj të jetë aktiv në merkato deri ditën e fundit. Përveç Adorjan , zyrtarisht klubi ka nëshkruar edhe me sulmuesin Milan Basrak dhe mesfushorin Giovani La Camera, të cilët do të jenë prezent me skuadrën në përgatitjet që do të zhvillohen në Itali. Skuadra është e plotë pasi grupi i lojtarëve që mbylli sezonin është. Sigurisht ndihemi të zhgënjyer që nuk arritëm të fitonim titullin vitin e kaluar për arsye, të cilat ju si përfaqësues të medias i keni prekur përgjatë gjithë vitit.
Tashmë me ardhjen e lojtarëve të rinj besojmë se grupi do të jetë edhe më i fortë dhe këtë sezon të realizojmë objektivin titull. Dua të theksoj se trajneri Iuliano ndonëse ende nuk e ka parë skuadrën në stërvitje ka një informacion të plotë për të gjithë lojtarët . Me zhvillimin e fazës përgatitore në Itali ku ekipi do të zhvilloj edhe disa ndeshje miqësore trajneri Iuliano do të ketë në dispozicion kohën mjaftueshme për të vlerësuar lojtarët”, u shpreh Tomorri.