Keidi Bare e ka shpërblyer më së miri besimin e Diego Simeones.
Super talenti shqiptar ka debutuar me gol me skuadrën e Atletico Madrid, teksa para pak minutash ka shënuar për skuadrën spanjolle në turneun “Audi Cup”.
Keidi Bare po zhvillon një ndeshje fantastike, duke qenë një ndër më të mirët në fushë.
Ai shënoi me kokë pas një aksioni shumë të rrjedhshëm të skuadrës së Atleticos. Ndeshja është e vlefshme për finale e turneut në “Allianz Arena”.