Veprimi i Xhakës, Panucci vendos ta lërë jashtë kombëtares

2 Gusht 2017, 12:27Sport TEMA

Përsëri protagonist është ai, Taulant Xhaka. Dhe sërish në sensin negativ, teksa fundjavën që shkoi nuk denjoi as ta takonte trajnerin e ri të Kombëtares, Cristian Panucci.

Ky i fundit ishte i pranishëm në stadiumin e Basel dhe pas ndeshjes do të takonte mesfushorin, me qëllimin për ta kthyer në Kombëtare.

Por gjërat shkuan keq, sepse Xhaka nuk iu përgjigj mesazheve të trajnerit italian, edhe pse ky i fundit ngulmoi jo pak.

Duke parë këtë sjellje, Panucci është bindur se paraardhësi i tij, De Biasi, ka pasur të drejtë. Gjasat janë të mëdha, që Xhaka të mbetet sërish jashtë, edhe pse pas sjelljes së tij aspak profesionale mbajti qëndrimin se ishte i gatshëm në çdo moment për fanellën kuqezi.

2 komente në “Veprimi i Xhakës, Panucci vendos ta lërë jashtë kombëtares”

  1. kulmaku says:

    Mjaft me kete person.Ka te tjere te rinje te talentuar shqiptar ,te cilet mund te sherbejne me perkushtrim per kombetaren e Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje