Rey Manaj drejt Spanjës, ikën nga Interi me kosto zero

1 Gusht 2017, 16:52Sport TEMA

Sulmuesi shqiptar i Interit, Rey Manaj, është shumë pranë kalimit në Spanjë.

Për të interesohet seriozisht Real Oviedo, një skuadër mjaft aktive në merkato, edhe pse në kategorinë e dytë. Shtypi spanjoll shkruan se Oviedo është duke e marrë lojtarin shqiptar me kosto zero nga Interi.

Manaj shihet si alternativë e mirë për sulmin e Real Oviedo, që ka të gatshëm vetëm Toche dhe Miguel Linares.

Lushnjari, i cili është aktivizuar me disa skuadra të Serie B, duket gati për një aventurë të re, pasi tek Interi e ka të pamundur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje