Labinot Ibrahimi qëndron edhe për një sezon tek Partizani

1 Gusht 2017, 16:36Sport TEMA

Labinot Ibrahimi  do të vijojë të jetë pjesë e klubit të Partizanit dhe për sezonin e ri.

Është vetë mbrojtësi i 15-herë kampionëve të vendit që përmes një postimi në rrjetet sociale konfirmon qëndrimin tek “Demat e Kuq”.

Ai u përfol se do të kalonte te Prishtina, ashtu si Mazrekaj, por tani nuk ka më asnjë dyshim.

“Të dashur miq, edhe 1 vit mbetem në familjen e kuqe FK Partizani, ju falënderoj nga zemra të gjithëve pa përjashtim për përkrahjen e madhe që më keni dhënë gjatë këtyre ditëve.

Dem i kuq nuk bëhesh, dem i kuq lind, PMTP. Ultras Guerils Ultras Garda do të jeni gjithmonë në zemrën time. Me respekt Labi”, shkruan Ibrahimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje