Gvozdenovic largohet nga Tirana: Ishte nje nder per mua

1 Gusht 2017, 21:12Sport TEMA

Ivan Gvozdenovic i ka dhene fund sot detyres si zevendes trajner i Tiranes pas dy vitesh bardheblu.

Sot pasdite ai ka qene i pranishem ne kompleksin “Skender Halili” per te takuar stafin teknik, lojtaret dhe te gjithe bashkepunetoret me te cilet ka punuar ne dy vitet e fundit.

Para se te largohej, Gvozdenovic ka mbajtur nje fjalim para skuadres.

“Kam kaluar me ju dy vitet e fundit, mes momenteve te mira por dhe momenteve te veshtira te cilat i kemi kaluar bashke. Ka qene nje eksperience mjaft e mire per mua sic ka qene edhe per ju. Ka qene nje nder per mua te punoja ne nje klub te madh si Tirana. Eshte klubi me i madh ne Shqiperi dhe me i rendesishmi. Nuk ka rendesi se ne cilen kategori do te luani vitin tjeter, une ju uroj te fitoni kampionatin e te riktheheni aty ku i takon ketij klubi te jete. Ju uroj suksese dhe gjithe te mirat ne sezonin e ri. Te njejten gje uroj dhe per Ze Marian dhe stafin teknik me te cilet ishte nje kenaqesi te punoja ne dy javet pergatitore per Europen. Ky eshte futbolli, sot po iki nga Tirana por ndoshta nje dite do te rikthehem serish ketu”, ka thene Gvozdenovic para skuadres dhe stafit teknik per tu larguar me pas nga Tirana.

Klubi e falenderon per kontributin e dhene ne keto dy vite dhe i uron suksese ne karrieren e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje