FOTO/ Mziu "prezanton" lojtarët para Sali Berishës, Nënë Terezës, Gjergj Kastriotit dhe Ismail Qemalit

1 Gusht 2017, 20:53Sport TEMA

Kamza prezantoi sot zyrtarisht 4 përforcime në merkato. Argent Halilaj, Bruno Arrabal, Alfred Zefi dhe Hektor Idrizaj firmosën kontratat duke pranuar që në sezonin e ri të veshin fanellën e skuadrës që këtë vit do të luajë në Kategorinë Superiore.

Prezantimi i këtyre lojtarëve u bë nga vetë kryebashkiaku Xhelal Mziu në zyrën e tij. Një nga detajet që bie në sy në zyrën e Mziut janë dhe fotot e personaliteteve që mban të varura në mur, shkruan “panoramasport”.

Nga pamjet e shpërndara për mediat nga prezantimi i sotëm i futbollistëve të rinj, duket qartë sfondi me fotografitë e Sali Berishës, Nënë Terezës, Gjergj Kastriotit dhe Ismail Qemalit. Megjithatë në zyrën e kryebashkiakut të Kamzës mungon një foto e Presidentit të Republikës

2 komente në “FOTO/ Mziu “prezanton” lojtarët para Sali Berishës, Nënë Terezës, Gjergj Kastriotit dhe Ismail Qemalit”

  1. Pjelle turku………..!
    [email protected] e injorances… Sali ,Xhelal Mustafa etj,etj
    Mjere VATANI,mjer KOMBI SHQIPTARE…….

  2. Uush he dreq says:

    Hajde dru me pre ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje