Bayerni i Mynihut po kalon një moment të vështirë në përgatitjet për sezonin e ri. Skuadra e Carlo Ancelotti ka zhgënjyer totalisht mbrëmë në turneun “Audi Cup” duke humbur 0-3 ndaj Liverpool-it, por mbi të gjitha nuk pati asnjë mundësi shënimi në 90 minuta lojë.
Në Gjermani mediat kanë filluar kritikat ndaj strategut italian. Tolisso nuk është përshtatur ende me skuadrën gjermane, ndërkohë që Renato Sanches të paktën mbrëmë bëri më pak gabime, raporton VIP Sport.
Lewandowki është në hije, pasi shërbehet pak nga shokët e skuadrës, ndërkohë që Muller vijon momentin e vështirë. James Rodriguez shfaqet pak gjatë ndeshjes, ndërkohë që nuk kontribuon shumë në fazën mbrojtëse.
STATISTIKAT- Janë të tmerrshme për bavarezët. 4 humbje në 5 ndeshjet e fundit miqësore, nëse marrim për bazë dhe humbjen me penallti ndaj Arsenalit. 12 gola të pësuar dhe vetëm 4 të shënuar, janë shifra jo të denja për një skuadër si Bayerni.