Neymar te PSG, reagon Messi: Të uroj fat në fazën e re të jetës

2 Gusht 2017, 16:38Sport TEMA

Tashmë largimi i Neymar nga Barcelona duket i pashmangshëm. Ditën e sotme, Barcelona ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesën e lojtarit për t’u larguar drejt PSG.

Për transferimin që do të thyejë të gjitha rekordet, ka reaguar edhe Lionel Messi. Argjentinasi me anë të një postimi në profilin e tij në “Isntagram” ka përshëndetur yllin brazilian.

“Ishte kënaqësi e madhe të ndaja gjithë këto vite me ty miku im Neymar. Të uroj fat në fazën e re të jetës. Shihemi, të dua shumë”, u shpreh Messi.

Në fillim të javës së ardhshme pritet të mbyllet gjithçka dhe në arkat e Barcelonës do të futen 222 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e Neymar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje