“Pavllo, mos u mërzit. Pas Marvit, do ikim edhe ne. Nuk e duam më jetën. Do biem rehat.
M’i gjeni, m’i gjeni një kostum djalit, se do e bëj dhëndër.
Është 1.86 i gjatë. I blemë dhe makinë kur përfundoi studimet dhe nuk e gëzoi. Marvi, Marvi, bir…”.
Fjalët e Mira Mihalit rrëqethën të madh e të vogël.
Të afërm, miq dhe të njohur shpërthyen në lot. Askush nuk do ta besojë vdekjen tragjike të 22-vjeçarit, i cili u masakrua me thika mbrëmjen e së hënës pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë.
Dje, në banesën njëkatëshe të rekordmenit shqiptar Pavllo Mihali, që ndodhet në rrugën “Riza Cerova”, hynin e dilnin pareshtur njerëz që e ngushëllonin për humbjen e djalit të vetëm.
Mira Mihali, tregoi bisedën e fundit me të birin, vetëm 30 minuta para se disa gangsterë t’ia merrnin jetën djalit të saj për një karikues telefoni.
Ajo tha se ishin me pushime në Sarandë, kur e telefonuan se Marvi ishte aksidentuar…
Teksa po i jepnin lamtumirën të riut, fqinjët e familjes Mihali pohuan se Marvi ishte djalë i urtë dhe shumë i sjellshëm.
“Ai ishte shumë i dashur dhe kur flisnim me të, thoshte gjithnjë: Ju lutem, faleminderit. Nuk duam ta besojmë atë që ndodhi”, thanë fqinjët e 22-vjeçarit.
“Unë dhe bashkëshorti ishim me pushime në Sarandë. Rreth orës 22:00 të së hënës e mora Marvin në telefon. E pyeta: ‘Marvi, ku je?’.
Ai më tha se ‘jam në lokal duke pirë kafe’.
I thashë: ‘Është vonë, të keqen mami, kthehu në shtëpi’.
Ndërsa, djali më tha: ‘Të lutem, mami, mos më trajto si fëmijë’.
‘Mirë, të keqen mami. Më fal’. Kjo ishte biseda e fundit me tim bir”, tha Mira Mihali, raporton “GSH”.
Vetëm pak minuta më pas, një telefonatë u ka ngrirë gjakun bashkëshortëve Mihali.
“Marvi është aksidentuar”!
Menjëherë prindërit e 22-vjeçarit janë nisur në Tiranë, por rrugës, në Tepelenë ata kanë mësuar lajmin e kobshëm për vrasjen e të birit.
“Po udhëtonim drejt Tiranës me tim shoq, kur në Tepelenë dëgjuam në radio lajmin për vrasjen e djalit.
Ishte e pamundur të vazhdonim më rrugën pasi na ra të fikët.
Erdhi vëllai im nga Tirana dhe na mori në Tepelenë”, – tha nëna e viktimës, ndërsa shpërtheu në lot.
Përmes ngashërimeve, ajo tregoi edhe për dhuratën që i kishin bërë Marvit, pasi këtë vit kishte mbaruar Bachelor-in në universitetin “Luarasi”.
“I blemë djalit një makinë, por nuk e gëzoi”.
hajde cun hajde , mjere familia e shkrete ,na mushi syte me lot ,,,,,ngushellime
Te varen ne mes te tiranes, ti rripet lekura deri ne piken e fundit te gjakut.
Plehrat
I lehte dheu per kete goxha djale,mjere ai per rinine qe se gezoj,mjer dhe prinderit,qe la pas.
Ngushellime (por ngushellim ne kete rast nuk ka)
Ngushellime familje!
Dhe djalin e cfar familje ka vrare nje kriminel i llastuar nga ligji !
Ah!
Kush do ua tregoj vendin ketij lloji, qe me c’shohim nuk jane pak
Ngishellimet me te sinqerta familjes . Vetem se ky duhet te jete apel i forte per shtetin . Vini dore , vini dore sa nuk eshte fundi . Ndryshoni politikat sociale . Nuk eshte jete vetem konsum . Drejtojeni rinine drejt biblotekave , sporteve , muzeve , eksplotimit . Se nuk njohin Shqiperine . Me aq para sa lene klubeve e drogave , u del te bejne xhiro me mal apo ne det . Ne bore me ski , apo ne plazhe . Filtroni permbajtjen e siteve , se po hane njeri tjetrin edhe Brenda familjes . Vini dore o politikane , qe te tulle su bete kurre .
Ne rradhe te pare. ngushellime families te atij djali ,zoti i dhente kurajo ,,e dyta ju pergezoj per shkrimin tuaj,se kjo eshte verteta, urgjesisht duhen te ndryshojn politikat sosiale per rinine shqiptare ,,! Argetimi i rinise nuk eshte blerja e makine llukszoze dhe dalja neper lokale nate,dhe pasurimi i shpejte pavarsisht lloj lloj burimeve te ketyreve parave!!!! Thirini mendjes more politikane te degjeniruar, sepse rinia eshte e ardhmja e cdo shteti ne bote !!!!!
Keqardhje e madhe per kete familje
Po’ kaq keqardhje per kete brez te shkaterruar
O njerez e di qe nuk ngrihemi per ujin per papunesine per buken e gojes
Ngrihuni dhe kerkoni rikthimin
E denimit me vdekje,per te shpetuar jete
Vetem frika do ta mbaje situate nen kontroll
Ngrihuni o njerez kerkoni me referendum Denimin me vdekje.
Vetem ai do ta beje kete brez te shkaterruar ti therras
mendjes.
Ne nuk kemi standarte europiane
Duhet ndryshu kushtetetuta
Duhen forcuar ligjet duhen Denu ATA qe nuk i zbatojne.
Le te behet vdekja e Marvit
Motoja e nje levizjee per jeten.
Kush eshte i Ri le ta filloje
Ne pleqte do ta mbeshtesim
Ngushullime familjes. Nese ligji nuk i denon maksimalisht te gjithe ato te perfshire ne kete masaker, turp ti vij te atit te djalit nese nuk i fut te gjithe ne dhe.
Ngushellime familjes. I qofte dheu i lehte djalit dhe qofte i xhenetit.
E TMERRESHME, NUK KA NGUSHELLIM
Une jam shum dakort me komentuesin EZ, po bashke me keta kriminela, duhet futur i pari kryekrimineli sali berisha, se te tera keto jane pasoje e politikes se tije kriminale,po nje gje duhet te filloje sa me shpejt,ti mbushet mendja ketij populli, qe te gjitha keta mynxyra kane ardhur ngaqe kjo rini e ky popull e ka pasur me te lehte te infektohet nga rrumpalla qe i la ky kriminel. Ligji duhet te jete shume i rrepte me keta. Ngushellime familjes.
Rikthimi i denimit me vdekje, eshte bere me se emergjence! Ndryshe, lajme te tilla do te degjojme e lexojme perdite! Referendumi popullor i lan hesapet. Po deshi populli, don perendia! Mendoj se kjo duhet bere menjehere. Kupa ka kohe qe eshte mbushur dhe po derdhet! Mos pyesni Europen, sepse ajo i ka kaluar keto etapa, dhe kujton se ne bindemi me ligjet e saj! Gabim! Vetem ligji i forte, e kulturon dhe e ben njeriun njeri! Mendoj se rruge tjeter nuk ka! Ngushellime familjes se te ndjerit!
Dhimbje e madhe njerëzore. Kjo, për nga mënyra se si e humbi jetën një i ri ende pa e shijuar jetën. Yll!
Kur unë që s’e kam njohur fare gjersa i morën jetën, kam 3 ditë me lot në sy, e nuk gjej ngushëllim, po prindrit e të dashurit e tjerë të jetës së tij.
Mënxyrë!
Ngushellime familjes per humbjen e drites se syve te tyre.Fjalet ne keto raste jane te pakta,s’ke cfare te thuash.Por,me kete rast dua te them dy fjale dhe per shtetin me breke neper kembe tonin pas 27 vjetesh “demokraci rrumpalle” alla Sali krimineli qe na e beri peshqesh ky qen bir qeni.Pres me ankth fillimin e vettingut dhe shpresoj qe nga radhet e politikaneve te filloje me kete derdimen te degjeneruar qe ne DNA qe na eshte poftisur dhe e kemi peshqesh qysh nga 1990-ta.Drejtesia e re duhet te vere para gjykates kete mafioz qe ka konsumuar gjithe nenet e kodit penal,te ri e te vjeter dhe nuk ka guxuar njeri deri tani te merret me te dhe i kane qendruar sus te gjithe pa perjashtim e nuk i eshte futur nje gjemb ne kembe.Ka vrare,ka prere,ka perndjekur majtas e djathtas,ka vjedhur zgjedhje elektorale,vjredhur e plackitur prona e pasuri te luajteshme e te paluajteshme se bashku me femijet e tij dhe ka bere me partine e tij e parti te tjera “aleate” por dhe me shqiperine e me popullin e saj te varfer cfare i ka dashur bytha,ka bere grusht shteti,ka derguar ushtrine e aviacionin kunder jugut te vendit te bombardoje e te vrase popullin, ka percare popullin dhe e ka armatosur per te vrare njeri tjetrin etj etj.Do kene guxim te zgjedhurit e rinj te kesaj reforme, shume te perfolur e te penguar me te gjitha format e mjetet nga Ai e bythelepires te tij, te tredhin kete gjarper me zile?!!!Do shpetoje ndonjehere ky vend nga ky “kancer” qe dite per dite leshon metastaza andej e kendej duke neutralizuar cdo lloj ilaci qe i jepet?Apo tani do vere ne jete ndonje skenar tjeter, duke aktivizuar agjentin deri tani “ne gjume” te tij,president te vendit?!!!Do e lejojne amerikano-europianet kete te ndodhe?Vetem neqoftese do kete arritur ose do arrije te tredhe dhe Edi Ramen!
Berishizmi e prishi shtetin shqiptar. Duhen breza te tere qe populli te urtesohet e ti kthehet arsyes.
Ngushellime familjes.
A keni degju per filipinet kohet e fundit. Se si i vret shteti hajdutet, drogaxhit, pedofilet, e shume plera si kto?
Keshtu e do dhe populli yne i dashur, se ka marr rrugen e mutit.
Mire e tha ,po kujt ja tha?
A se per pak harrova te drejtat e njeriut
Shkoni dhe thujani ksaj familje qe humbi birin e vetem per asgje.
Ka ardhur koha te bashkohemi si gjithmone populli yne historikisht eshte bashkuar per ceshtje familje dhe atdheu e tekerkojme denime kapitale me vendime te vecanta parlamenti e mos ti marrim leje Europes per ngjarje te tilla.
Komentuesi EZ,
turp te te vij ty per keshillat qe i jep babait,mentaliteti yt ushqen keto sjellje te semura,nuk futen njerezit ne dhe ne kete menyre!
Nuk besoj se do me mirekuptosh por ky eshte thelbi i problemit.
Komentuesi shqip e shtron problemin sic duhet dhe keshillon sakte per gjerat qe duhet te ndryshojne(ose me drejte te ndryshojme).
Menyra tradicionale hajde jashte te sqarohemi duhet te ndryshoj,eshte gabim,tregon njeri qe eshte ne nivelin nennjerezor.
Duhet te thuhet hajde brenda te sqarohemi,ne tavoline ose ne shtepi,ne menyre njerezore…
Kjo eshte fitorja,askush nen dhe,askush ne burg!
Ngushellime familjes.
Si mund te kete edhe sot, mentalitete te tilla si ky i EZ dhe qe per me shume e mbeshtet edhe i dyti EMIGRANTI. Cfar kerkoni zoterinj, HAKMARRJE?
Pra ju i kerkoni babait te viktimes te bjere ne pritivizmin e hakmarrjes me vrasje.
CUDI! Akoma edhe sot?????????
e para te vendoset fort rendi te hiqen armet politika sduhet te futet ne keto probleme. SALIU, luli, iliri ne qoftese fusin hundet te denohen dhe te zhduken dhe te hapet puna dhe jo bingot.
Mizeria dhe krimi jane shtruar kembekryq ne kete vend.
Shteti ka kapitulluar perballe krimit.
dhe nuk mbron dot as rendin publik, jo me pronen private etj
Ngushellime familjes……Zoti i dhente force prinderve..!
Nuk kam fjale te them per kete familje.
Di vetem se njeriun e ben ose ndergjegjja ose frika nga ligji. Por me sa duket ne shqipetaret nuk kemi ndergjegjje.
PRANDAJ DHE DUHET DENIMI ME VDEKJE. DHE MADJE PER KETA SHPELLARET QE VRASIN PER NJE KARIKUES, TI DENOSH ME VDEKJE FAMILJARISHT NUK DO ISHTE KEQ. PO NUK REAGOJ KY MUT SHTETI QE KEMI, SITUATA EDHE ME KEQ DO TE BEHET. JU LUTEM GAZETA TEMA, KUR TE JETE GJYGJI I KETYRE TRIMAVE, QE VRASIN PER HIC GJE, LAJMERONI POPULLIN QE TI MARI SHPIRTIN NE GJYKATE.
Harojeni denimin me vdekje , sa te jesh pjestar i familjes europiane nuk ka per te patur kure denim me vdekje , ky si fillim , ngushellime familjes se djalit , eshte shume tragjike , njerezit nga ndjenjat hakemarese pas krimit te rende shprehen ne ekstrem per te sjelle denimin me vdekje dhe pse jane mese te qarte qe ai ka ikur per mos u kthyer me kure ne shoqerine e civilizuar europiane , ka menyra per tu denuar me efektshem se sa denimi me vdekje . Futini brenda ne maksimum dhe kur te denohen 25 vjet ose burgim te perjetshem , nenkuptohet qe nuk del kure dhe per asnje arsye dhe sikur te jete semure rende per vdekje vrasesi , te vdes si qen brenda , keto dhe te tjera jane me efikase , se sa denimi me vdekje , bejeni vrasesin te vdes avash avash per gjthe jeten brenda , dhe ai ose ata do ta kuptojne se denimi me vdekje per ata do qe parajse . Keshtu vepron shoqeria e civilizuar , dhe jo te denohen 25 vjet , te marin avukate , te japin para ,dhe te dalin duke bere as gjysmen e denimit , e kuptoni pra qe problemi nuk eshte denimi me vdekje por denimi i drejte dhe i pameshirshem , nga nje drejtesi jo koruptuese , keshtu goditet ne renje krimi , ne jemi pjese e shoqerise europiane , dhe jo shtet diktature , shqiptaret i thane JO ,vazhdimit te diktatures ne 91-shin , nuk e duan me shqiptaret diktaturen , ajo do ta denonte vrasesin ne max. Por bashke me te mer dhe liri te tjera mese te domosdoshme per ne shqiptaret qe i vuajtem ne lekure dhe per shume vite . Dhe njehere ngushellime te sinqerta familjes , R.i.P Marvit ……………..