Një ekip futbolli izraelit është sulmuar dhe dhunuar nga disa huliganë polakë në qytetin Suchocin mbrëmjen e të mërkurës, në atë çfarë ambasada izraelite e ka cilësuar si një sulm anti-semit.
Ekipi i Hapoel Petah Tikva gjendej jashtë hotelit pas ndeshjes me skuandrën vendase polake, MKS Ciechanow, kur janë sulmuar nga 15-20 persona.
Lojtarët dhe stafi i ekipit izraelit janë dhunuar, ndërsa dy prej tyre kanë marrë disa dëmtime të lehta.
Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së hotelit.