FOTO/ Luiza Papa, femra më e bukur e viteve 60-të në Tiranë

4 Gusht 2017, 15:45Politika TEMA
FOTO/ Luiza Papa, femra më e bukur e viteve 60-të në Tiranë

Nga Arlinda Canaj

Në një nga intervistat e njohura me këngëtarin Pirro Çako i them me mirëdashje që ai ka qenë me shumë fat në jetë. Është rritur me një nënë aq të bukur, sa kur kalonte ajo e gjithë Tirana kthente kokën.

Ishte gruaja më e bukur e kryeqytetit. Pirro qeshi dhe më tha që ishte e vërtetë. “Ka qenë me të vërtet një sensacion i bukur të rriteshe me një grua që çdo mëngjes ngjante si një engjëll.

Dhe në fakt kjo ishte e vërtetë. Gruaja me emrin Luiza Papa shquhej për veshje të veçanta tërë elegancë, për stilin e saj perëndimor dhe për topuzin e famshëm që gjithnjë e ka pasur të veçantë dhe i jepte hir mbretëreshe.

Të gjithë në Tiranë e njihnin dhe kënaqeshin kur vetëm e shikonin dhe e admironin. Aq i veçantë do të ishte stili i saj në veshje sa femrat e Tiranës të gjithë e kopjonin dhe në rrobaqepësitë e kryeqytetit të gjitha gratë shpreheshin se donin një fustan si të Luiza Papës.

Luiza kishte fatin që nënën e saj ta kishte një mjeshtre rrobaqepësie dhe në shtëpinë e saj kishte dhe makinë trikotazhi që punonte bluza me fije. Ndaj e bija do të ishte modelja e parë dhe që do bënte trend në gjithë Tiranën. Dhe përveç kësaj kishte një trup të skalitur si Sophia Loren dhe një fytyrë të harmonishme dhe mrekullisht të bukur si një divë kinemaje.

“Si të gjithë në Shqipërinë e asaj kohe mundoheshin dhe të sajoheshin bukur. Pra përdornin ndonjë fustan të vjetër duke i marrë copën dhe duke sajuar një fustan të bukur me një model të ri. Pra me një nënë rrobaqepëse gjërat për të ishin më të lehta”, shprehet ajo.

Gruaja më e bukur e kryeqytetit kishte një sqimë perëndimore në veshje. “Shikonim ndonjë film, ndonjë të huaj dhe mundoheshin të kopjonim modelin e artisteve”, thotë ajo.

Ndër preferencat e veshjeve të sja ishin ngjyrat e bardha, blu, rozë e hapur dhe jeshile ndërkohë që ngjyrat e errëta dhe ato të fortat nuk ishin pjesë e garderobës së saj.

Pas fejesës më Gaqo Çakon ajo filloi të bëhej më fanatike për veshjen . Duke qenë se fati e kish lidhur me një emër të lakmuar të botës muzikore, një prej tenorëve më të mirë shqiptarë ajo filloi të ishte më e kujdesshme për pamjen e saj të jashtme. Trend i asaj kohe ishte një tualet i thjeshtë dhe një e veçantë që ajo e kish ruajtur gjithmonë: flokët topuz. Një model flokësh që gjithnjë i ka dhënë pamje mbretërore dhe aristokratike.

Të gjithë ata që në Tiranën e asaj kohe ndiqnin ngjarjet e mëdha artistike të kohës do të mbajnë mend veshjen e Luiza Papës në skenë. Aq sa biletat do të shiteshin për të parë sesi kjo vajzë e bukur dhe me sqimë por dhe me një talent të veçantë do të interpretonte në skenë.

Sot Luiza është tek të tetëdhjetat por dhe pse rrudhat i janë shfaqur mban akoma aureolën mbretërore të saj dhe duket si gjithnjë fisnike. Gaqoja është 3 vjet më i madh se ajo dhe janë njohur në lice kur shkolloheshin të dy. Gaqo dallohej që në lice për talentin e tij dhe të gjithë e admironin.

Me Gaqon fillimisht kishin një miqësi të pastër e të sinqertë. Dashuria mes tyre lindi kur shkuan në Rusi kur ishin të dy për studime. Ditët e pushimit dilnin të dy bashkë në qytet, diskutonin, flisnin dhe thurnin plane për të ardhmen. Në Rusi kishte femra shumë të bukura, por me kalimin e kohës ato gjenin gjithnjë gjëra të përbashkëta dhe shpejt arritën në idenë se ishin të prerë për njëri-tjetrin. Dhe një ditë prej ditësh Gaqo i shprehu dashurinë.

Dhe kështu sapo u kthyen nga Rusia u martuan. Ishte viti 1963. Filluan punë në Teatrin e Operas dhe atje bënë një karrierë të lavdërueshme.

Por ishte e çuditshme sepse siç ishte zakon në Shqipërinë e asaj kohe ajo kishte një cen në biografi. Në atë kohë ishte problem i madh por ajo u tregua e sinqertë me shokun e saj. “Dashura është më e fortë se biografia”, u shpreh Gaqoja, dhe u mbyll ai muhabet.

Me Gaqon ishin një çift i përsosur. Janë respektuar në maksimum dhe gjithë jetën kanë mbrojtur dhe dinjitetin e një prej çifteve më të lakmuar të Tiranës. Sigurisht që nuk ka qenë një gjë e lehtë. Sepse ishte artiste, ishte një grua e bukur dhe ngacmimet e jashtme kanë qenë gjithnjë të mëdha. Por është munduar që gjithë jetën të ruajë dinjitetin e saj.

Një familje artistësh që gjithë jetën kanë bërë bujë me karrierën e tyre dhe kanë lënë një shije pozitive tek të gjithë me gjithçka që arritën në jetë.

E ndërsa kalojmë përsëri tek e kaluara ajo buzëqesh. Komplimenteve se ka qenë gruaja më e bukur e Tiranës i përgjigjet me një buzëqeshje të dlirë. Ishte artistja që vidhte zemra njerëzish me gjithë aureolën e saj dhe mund të quhet artistja dhe modelja e famshme e viteve 60-të në Tiranë.(konica.al)

11 komente në “FOTO/ Luiza Papa, femra më e bukur e viteve 60-të në Tiranë”

  1. enter"" says:

    Ju I mbanit ditarin gjithe emrave te Tiranes qe arritet ne kete perfundim????

    Po pse vazhdoni te jeni kaq idiote, kur cdo dite ua nxjerrim ne shesh injorancen tuaj si gazetare????

  2. Ramazani says:

    Zonjusha apo Zonja Arlinda!
    Une jam nje nga suh djemte me te preferuar nga vajzat me atekohe ne Tirane , Sigurusht qe e njoh edhe Luizen dhe edhe ajo me njeh fare mire!
    Patjetr qe nuk po e shkruaj emerin time te vertete!

    Luiza ishte dhe eshte – ashtu sic afersisht shkruani Ju – nje vajze e bukur, shume e sjellshme. Por … e dashur Zonja apo Zonjusha Arlinda!
    Ku I ke gjetur keto qe thua/shkruan! Luiza ihste dhe eshte akoma nje femer fare pa kripe dhe nuk eshte fare e vertete qe djemjte e preferonin. Kishte vajza shume me te preferuiara e shume me te bukura ne Tirane!

    Mos shkruani gjera kaqe te paverteta! I dergoj URIMET me te mira Luizes!
    \Falemnderit qe do ta botoni kete shenim!

  3. Ramazani says:

    Moj Zonja/zonjusha Arlinda!

    Po I shikon keto foto qe ke botuar/ Te ajo foto Nr 2 ajo qe eshte me Luizen eshte me e bukur se Luiza!
    Pse e bukur te duket ty kjo foto Nr 1???

    Vjane keto qe shkruan keshtu? Pse e ofendon Luizen!

  4. Albi says:

    Ja fusni kot. Kjo eshte ordinere fare. Kush ka qene student qe ka pas zysh Loreten e kimise. Ajo mbahej si ylli i Tiranes.
    Loreta e bukur.

    1. XheJ eN Bi says:

      Albi. ..
      Nuk e di se ç’ mosh ke po kur po lexoja shkrimin edhe mua mu kujtua se në ato vite ka qënë Loreta ,që të gjithë e thërisnin Lorena e bukur.

  5. Epidamnus says:

    Femra me e bukur ne Tirane ne vitet 60..70,,,,ndoshta ne Shqiperi edhe me gjere ,ka qene Lola e bukur… ishte aq e bukur sa thjesht ,nuk i dinim mbiemrin …thjesht quhej Lola e bukur …Edhe i shoqi ishte nje burre tejet simpatik,,,,ishte cifti i endrrave ….natyrisht ne pikpamje bukurie dhe harmonie….Brune ,nje bukuri tipike shqiptare,,,Kush ka ndonje kopje te vjeter te revistes Ylli…do ta kete foton…Natyrisht edhe Luiza ishte nje grua e bukur ….

  6. BUJARI JU DEGJON says:

    Eeehhh,kam njohur une ne ate kohe nje arixhofke…qe cfare t’ju them… ?

  7. toni sport says:

    Po pse vetem kjo zonj ishte me e bukura?Ka pasur plot dhe ketu disa nga komentuesit permenden nje emer,por mund te them edhe une disa por kjo ska shume rendesi sepse ka pasur shume .Keto si te thuash kishin nje prezence me te madhe ne ambientet e kultures dhe artit ne ate te kohe sepse ishin te lidhura me artiste te njohur qe gjate gjithe asaj periudhe dominonin skenen dhe nje prej tyre ishte tenori jone me i mire.

  8. artiles says:

    Ne vitet 70, kur restoranti i SHQUP-it ka qene me orkester, nje pilot e bllokoi nje darke restorantin (duke paguar gjithe xhiron ditore) dhe ka qendruar tere naten e Luizen, me te cilen ishin njohur qe ne Kucove. Eh, eh ….. ishin kohera te arta atehere.

  9. luli says:

    vetem foto nr tre e justifikon shkrimin tuaj z.Arlinda

  10. stela says:

    NJe fjale e urte e popullit Amerikan thote : ” NE KE NDONJE GJE TE MIRE PER TE THENE THUAJE NE TE KUNDERTEN MOS FOL” Kjo ehte ceshtje kulture dhe emacipime dhe ne kete drejtim ne shqiptaret jemi zero ose minus lete them. Popull pa edukate pa culture akoma ne epoken e egersise . Sa per ju qe diskutoni fotot jane bere 50 vet prepare ne kohe dhe ishte koha e studimit dhe e punes e aksionit femrat nuk rrinin tere diten ne parukeri dhe tere naten ne Pub ihte koha e punes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje