FOTOT/ Si ndodhi përplasja me armë te “Komuna e Parisit”. I riu i gjakosur la makinën pa frena dhe…

4 Gusht 2017, 09:09Politika TEMA
FOTOT/ Si ndodhi përplasja me armë te “Komuna e Parisit”.

Një përplasje me armë ndodhi mbrëmjen e  djeshme në kryqëzimin e “Komunës së Parisit”, ku një 24-vjeçar mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit me armë zjarri.

I plagosuri eshte Lorenc Hoxha.

Ky i fundit, i cili është jashtë rrezikut për jetën në spital, duket nga fotot se është i mjaft apasionuar pas mjeteve të luksit.

I riu nga Bulqiza ka postuar një sërë fotosh që tregojnë mjetet luksoze. 

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e “Komunës s ë Parisit”, rreth orës 19:45, duke tronditur zonën dhe shkaktuar panik te dëshmitarët e rastit.

Të shtënat e dyanshme mes dy mjeteve në lëvizje kanë shkaktuar plagosjen e Lorenc Hoxhës, 24 vjeç.

Fatmirësisht, nga shkëmbimi i breshërive të plumbave nuk u lënduan kalimtarë.

Pas ngjarjes, Hoxha është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim zjarri midis disa mjeteve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në shpatull shtetasi Lorenc Hoxha, 24 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi zyrtarisht Policia.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore situata e tij shëndetësore është vënë nën kontroll të plotë, duke mos krijuar asnjë rrezik për jetën e tij.

Hoxha ka qenë mbrëmë në drejtimin e një mjeti tip “MercedesBenz”, ngjyrë të bardhë, me targa AA 777 RT. Ky mjet ishte në pronësi të Xh. Hoxhës. Lorenci ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër.

Pas të shtënave, ai ka devijuar në një nga rrugicat e lagjes. Aty ata kanë braktisur mjetin të pasiguruar me frenat e dorës dhe është parë të largohet i gjakosur në rrugicat mes pallateve.

Sipas dëshmitarëve pranë vendit të ngjarjes, mjeti ka bërë lëvizje të lirë për shkak të terrenit të pjerrët në drejtim të tunelit të një pallati.

12 komente në “FOTOT/ Si ndodhi përplasja me armë te “Komuna e Parisit”. I riu i gjakosur la makinën pa frena dhe…”

  1. Monika says:

    Paska qene nga Bulqiza….kur do behen njerez keto derra.

  2. Demi says:

    Pu pu pu cfare katunari…Monika…Nuk do te behen njerez…Do te mbeten gjysem kafshe ashtu sic jane deri sa te shuajne njeri tjetrin..
    Ky eshte rendi qe na siguroi keto kater vite Saimir Tahiri nje rrugac injorant, qe kryeministri e mori nga rruga dhe e beri minister…Turp..

  3. Palicari says:

    Po ka pesuar shok kulturor nga Bulqiza direkt tek Komuna Parisit……mbetje te shoqerise. Sot u plagos neser do te vrase ose do ta vrasin. Po keta prinder kane sy e mend, po si mundet nje 24 vjecar te kete makina te tilla??? Mos i qani pastaj femijet….

  4. xhevit says:

    Kudo ne Bote ka kafshe qe kane jetuar ne shpella dhe stalla, por kurre nuk ngjajne me KAFSHET made in Albania……..

  5. Niku says:

    Shikoni makinat…shikoni dhe surratin e ketij idioti Bulqiza edhe bejeni lidhjen vete…ky pabreks dhe i kequshqyer qe duket di 70 vjec…me de i ka blete keto makina..mos ndoshta me pasurine qe kishte ne Bulqize!? Sirrati i ketij e tregon se sa i pasur ka qene ne Bulqize…Surrati i tij tregon gjithashtu qe ky eshte nje kokerr hajduti qe pasi ka vjedhur shtepira e makina ne perendim eshte kthyer ketu te shese pordhe fhe i ka hyre trafikimit te droges…dhe sic dihet (edhe surrati i tij e tregon qarte qe eshte tip i ndershen ne biznes), nga ndersheria dhe pastertia e te berit “biznes” ketij idioti ju sulen hienat e tjeta per ta grire. Sa keq qe nuk e grine do kishim nje lunatik me pak. Te gjithe ne shtrojne pyetjen deri kur do ti leme te livadhisin keto kerma keto shemtira 20 vjecare qe duken si 70 vjecare. Keto monstra qe ns turperojne cdo ore e cdo minute. Kaq te veshrire e ka policia te vertetoje qe keto surreter edhe kur vishen shik duket te paveshur edhe kur ngasin makinat super te shtrenjta duken sikur jane ne Bulqize apo Tropoje apo Martanesh apo kudo maje malit mbi qerre. Zoterini i makinave te tolla nga surreter te tille ne 99.9999999% te rasteve eshte tregues i pakundershtueshem qe keto tipa jane hajdute, vrases, kriminele…keto kane bere namin ne Itali duke vjedhur e duke vrare. Ka ardhur koha qe te kalohen ne site te gjithe keto horra dhe te verifikohet cdo qindarke qe zoterojne. Eshte turp pet ne nje vend kaq i vogel (nuk jemi ad India e ad Kina me mbi 1 milliarde banore), te mos dime e te mos mbajme nen kontroll si e qysh njerezit vene pasuri…Merrni shembull Zvicren….veten nga targa e makines te gjejne se kush je e cfare lloj shtetasi je.

  6. Beni says:

    Me falni se kam ikur qe ne 90 dhe nuk e mbaj mend ku ishte kjo rruga ne Tirane po banoret e saj duken Tiranas te vjeter ose te ardhur nga zona qytetare te Skraparit,Gjirokastres apo Gramshit dhe keta autoktonet nuk i durojne dot maloket se vete jane rritur neper fusha .Shumicen e ketyre autoktoneve shteti e ka mare me force per ti sjelle ne Tirane duke e punesuar ne zyrat e shtetit sepse ka patur shume nevoje per mendjet e tyre e duke mbyllur syte (per njeri tjetrin) kur keta nxirrnin ndonje lek per vete Nuk e di e nuk me intereson si i ka bere leket ai nga Bulqiza po per mua eshte shume me malok ndonje nga jugu qe per 20 vjet pune me rroge shteti ka bere miliarda.Keta jane ne te vertete ata qe e kane shkaterruar dhe nuk e lene te beje perpara vendin. Se puna e tyre ka qene gjithmone “o me dele o me kapele” delet nuk i mbajne dot ne Tirane keshtu ver kapelen dhe behu zyrtar.

    1. katnar tirone safi says:

      o beno..mos robo mos trego realitetin se acarohen kto….e ke thone fiks.fare

  7. TRAPI says:

    KY ESHTE MIKU I STRESSIT…MIKUT TE SALI BERISHES…HAHHAHAHAHH

  8. Kollodoku says:

    Nuk ja ngulin thiken ketij lloj derri, por ja ngulin te pafajshmit.
    Thot populli… nuk bi rrufeja ne hale.

  9. Kellira says:

    Edhe une i kam qejf makinat luksoze por duhet me shku n’pune…

  10. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    ME MIRE SHOQEROHEM ME KAFSHET E LODHURA TE KOPSHIT ZOOLOGJIK SE SA ME KETE (INDIVID).

  11. mmoisiu says:

    Ne Gjermani para shume viteve se tani nuk e di a ndodh ,po te shikonte ndonje te ri me makine luksoze ,policia e ndalonte dhe merte informacjon
    per te ardhurat si u ble kjo makine ,ne raste te dyshimta e bllokonte dhe vazhdonte procedura e metejshme !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje