Pas Ballës, edhe ministri Demiraj i përvishet punës për shuarjen e flakëve në Elbasan: Situata nën kontroll vetëm nëse bashkëpunojmë

3 Gusht 2017, 17:04Politika TEMA
Pas Ballës, edhe ministri Demiraj i përvishet punës për

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka shkuar në Krastë të Elbasanit ku flakët ende nuk janë vendosur nën kontroll që nga mbrëmja e djeshme.

Referuar fotografive që ai ka publikuar në rrjetin social Facebook, duket se i është përveshur punës me mjete rrethanore për të shuar zjarrin.

Qyteti është zgjuar sot i mbuluar me re të mëdha tymi.

STATUSI I DEMIRAJT:

E papranueshme.

Jam ne Kraste te Elbasanit dhe vetem pak forca zjarrfikese, te ushtrise, emergjencave civile jane angazhuar ne shuarjen e flakeve.

Asnje person nga qeveria vendore, bashkia, qytetare te zonave perreth.

Kjo situate vihet nen kontroll te plote vetem nese bashkepunojme te gjithe se bashku. Nje falenderim shkon per z Premci dhe strukturat e tij. DD.

3 komente në “Pas Ballës, edhe ministri Demiraj i përvishet punës për shuarjen e flakëve në Elbasan: Situata nën kontroll vetëm nëse bashkëpunojmë”

  1. Ministri pa mandat says:

    Ne vend qe te japesh doreheqjen shkon e ben sikur po jep shpirtin tek flaket dhe na kapardisesh me nje resme sic benin disa kosovare ne kohen e luftes ne Kosove.

  2. D. Didani says:

    Sikur Rama ti kishte te gjithe ministrat si Demiraj!!!!!

  3. Bardhyl Bejko says:

    Z Demiraj, nje minister superaktiv. Çdo gje ne emer te qytetarise dhe ndjenjes se pergjegjesise.
    Asnjehere nuk e ka menduar veten si te perkohshem. Ne nje kohe kur shume te tjere nuk denjojne te dalin edhe ne dritare ai eshte ne mes flakeve dhe ne parcelat e kanabisit per ti asgjesuar. Dikush mund ta paragjikoi. te tjere mund te thone se nuk eshte detyre e ministrit. po kur zyrtaret pergjegjes qendrojne ne plazhe ai verpon siç e kerkojne intereat e atdheut siç eshte betuar si ushtatarak.
    Jam I bindur se gjitheçka e ben me ndergjegjie prej qytetari.
    Mirnjohje per nje peronalitet si Z Demiraj.

    Bardhyli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje