Paralajmërimi i fortë i ambasadorit hungarez: S'ka hapa drejt BE-së nëse s'përfundon Vettingu

3 Gusht 2017, 16:04Politika TEMA

Drejtësia dhe Vettingu ishin kryefjalë e deklaratës së ambasadorit hungares në Tiranë, Antal Heizer.

Gjatë një vizite në Shkodër, ai u shpreh se Vettingu është në interes të Shqipërisë dhe të ardhmes së saj drejt BE.

“Vettingu është në interesin tuaj, në interesin e Shqipërisë.

Shqipëria nuk mund të bëjë hapa para për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian pa përfunduar Vettingun. Shpresoj që Parlamenti i ri do ta shpejtojë atë.

Kështu që mendoj se gjërat janë në rrugën e duhur, ndoshta jo aq shpejt sa ne do të dëshironim, por janë në drejtimin e duhur”, u shpreh ambasadori Antal Heizer.

Ky është apeli i radhës i një diplomati që kërkon hapa më të shpejtë në këtë proces të rëndësishëm për vendin tonë. Drejtësia shihet si çelësi kyç për integrimin e vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje