Sot tingëllon absurde, por në vitet ’70 ishte realitet: shumica e ambasadorëve të vendeve perëndimore të akredituar në Beograd ishin përgjegjës jorezident edhe për Shqipërinë.
Shpesh në raportet e tyre për situatën në Shqipëri, të cilat ua dërgonin ministrive të Jashtme përkatëse, diplomatët perëndimorë i referoheshin shtypit jugosllav (për shembull gazetës «Politika») dhe agjencisë së lajmeve «Tanjug».
Ambasadorët mund të vizitonin Shqipërinë një herë ose dy herë gjatë vitit, ku zhvillonin takime me anëtarë të nomenklaturës komuniste dhe, të mbikëqyrur nga agjentë të sigurimit, lejoheshin të bënin ndonjë vizitë «në provincë».
Nga data 27 maj deri më 3 qershor 1976 Shqipërinë pati rastin ta vizitojë ambasadori i atëhershëm zviceran Hansjörg Hess. Shqipëria ishte në kulmin e miqësisë me Kinën – dhe shumë ambasadorë perëndimorë ishin të interesuar të shihnin rezultatet e këtij eksperimenti të Pekinit në brigjet e Adriatikut. Ambasadori Hess fillimisht në raportin e tij tregon se në Shqipëri kishte shkuar përmes Titogradit (Podgoricës së sotme) duke kaluar nëpër Shkodër drejt Tiranës.
Në Jugosllavi ishte kthyer përmes Elbasanit dhe Ohrit. Diplomati zviceran krenohej se, për dallim nga ambasadorët e akredituar në Tiranë, të cilët mund të udhëtonin nëpër Shqipëri vetëm me leje speciale të autoriteteve, kishte pasur rastin të shohë disa pjesë të Shqipërisë.
Përshtypjet e para të ambasadorit janë këto: mes Shkodrës dhe Tiranës një rrafshinë e mbjellë me të lashta, misër, luledielli dhe duhan, plantacione me pemë, «qindra ushtarë që u ndihmojnë bujqve».
Në rrugën e kthimit ambasadorit i kishte rënë në sy kantieri gjigant i Kombinatit të Çelikut në Elbasan, i cili atëbotë ndërtohej nga kinezët. Sipas ambasadorit Hess rrugët ishin të mira (për rrethanat shqiptare), por shumë rrallë kishte parë vetura dhe pak kamionë, autobusë dhe automjete ushtarake kineze. «Rrugët kryesisht përdoren nga këmbësorët dhe nga kopetë e deleve».
Ambasadori raporton se gjatë shëtitjeve në Tiranë dhe vizitave në rrethinë nuk kishte përjetuar armiqësi ndaj të huajve. «Ne (ambasadori vizitoi Shqipërinë me bashkëshorten e tij) dhe Mercedesi ynë gjithkund u shikuam si të ishim një mrekulli e botës». Në përgjithësi njerëzit dukeshin me disponim të mirë, por Hess ishte habitur me mallrat e pakta dhe me cilësi të dobët. Niveli i jetesës ishte i ulët, aq i ulët, saqë «ne s’mund ta marrim me mend», theksonte ambasadori.
Hansjörg Hess njoftonte se ishte pritur me protokoll të njëjtë si kolegët e tij nga Austria, Danimarka, Belgjika dhe Libia, të cilët «së fundi» kanë vizituar Tiranën. Përkundër dëshirës nuk ia kishte dalë të takonte kryeministrin Mehmet Shehu. Por, ambasadori ngushëllonte veten duke informuar Bernën zyrtare se edhe ambasadori francez, i cili ishte rezident në Tiranë, nuk ishte pritur asnjëherë zyrtarisht nga Shehu.
«Ministri i Jashtëm Nesti Nase priti vetëm kolegun danez në një takim lamtumirës». Ambasadori nënvizonte se kishte dëgjuar që pozita e Nastes ishte lëkundur dhe thuhej se nuk ishte parë në takime të rëndësishme, por Hess ankohej se në atmosferën e sekreteve në Tiranë nuk ishte e mundur të bëhej një analizë e qartë e zhvillimeve. Në Tiranë ambasadori ishte përpjekur të takonte ministren e Bujqësisë, por ajo ishte diku të jug për të inspektuar tokat e dëmtuara nga breshëri.
Në përgjithësi ambasadori zviceran nuk arrin të mësojë shumë mbi zhvillimet në Shqipërinë e asaj kohe – dhe kjo nuk ishte befasi për shkak të mbylljes hermetike të vendit dhe paranojës së regjimit.
Rrjedhimisht, ambasadori zviceran në fund të raportit merret me rolin e kinezëve. Tregon se vetëm kinezët kanë një atashe ushtarak në Tiranë. Kina, shton ai, po e armatos ushtrinë shqiptare dhe me gjasë këtë po e bën falas. Funksioni i atasheut ushtarak kinez në Tiranë, sipas Hess, ka rëndësi të madhe.
Edhe ambasadori kinez në Tiranë gëzon trajtim të privilegjuar. «Gjatë qëndrimit tim ambasadori kinez, gjenerali Liu Xhen Hua, pas shërbimit pesëvjeçar në Tiranë, u kthye në Pekin, ku pritet të avancohet në postin e zëvendësministrit të Jashtëm. Para se të largohej ai u nderua disa herë me bankete, me pritje dhe me audienca te Enver Hoxha dhe kryeministri Shehu, një nder që nuk iu bë ambasadorit italian, i cili ishte larguar pak më herët (nga Tirana).
Përkundër kërkesës së tij kryeministri Shehu nuk e kishte pritur për një audiencë lamtumirëse», shkruan ambasadori Hess, i cili ishte ftuar që bashkë me diplomatë të tjerë në Tiranë të shkojë në aeroportin e Rinasit për të përcjellë ambasadorin kinez.
Me atë rast – çfarë gëzimi! – ambasadori helvetik kishte pasur rastin së paku të përshëndes zëvendësministrin e Jashtëm Reis Malile, i cili po ashtu kishte vrapuar në aeroport për të përqafuar vëllain kinez, para se ky të hipte në një avion kinez, i cili do të çonte në Bukuresht dhe tutje në Pekin.
Në aeroportin e Tiranës diplomati zviceran ishte habitur me dhjetëra burra e gra kinezë – «një përqendrim që mbase s’mund ta shohësh askund në Europë».
ENVER ROBELLI ESHTE NJE ANALIST QE KA NJE UREJTJE DERI SATANIKE PER PERIUDHEN 1944-1990
.
BASHKE ME DASHNOR KALOCIN-KASTRIOT DERVISHIN & COMPANY JANE BERE HIJENA QE USHEQEHEN ME TE TILLA LAJME.
.SHIKONI SA I GEZUAR DERI NE PESHTIROSJE ESHTE QE KA GJETUR KETE LAJM..
.
SHAME..SHAME..SHAME
O bythqiri Enverit pse merzitesh kur te shajne Verin? Veri i polli keto monstrat Edin Salen Liken Lulqirin
per komentuesin Gigastiku
i nderuar dukesh qe probleme me sistemin mental..te garantoj qe kam qene dikur kunder enverit..por so pas 25 vjetesh ai eshte shenteruar..per cudi nga armiqte e tij..
lexo dhe bindu qe dhe sot bota dipllomatike vlereson shqiperine e atyre viteve
LUFTA DIPLOMATIKE E SHQIPËRISË
Duke hulumtuar në arkivat e Pallatit të Qelqtë në Nju Jork. Prof. Dr., Giovanni Armillota, nga Italia, shkruan në njërin prej studimeve të tij se Shqipëria (“The International Journal of Albanian Studies”, Columbia University, New York, I, 1997, N. 1, Fall: 69-81 / ALBANIA AND THE UNITED NATIONS: TËO CASES SEEN FROM A DIPLOMATIC HISTORY PERSPECTIVE), qysh prej kësaj kohe u fut në marrëdhënie bilaterale shumë të ngushta me Kinën, dhe ishte ajo që përgatiti dhe paraqiti një seri prej tetë rezolutash, duke ia nisur nga viti 1964 deri në vitin 1971, kur Pekinit iu njoh e drejta të përfaqësonte Kinën në OKB.
Beteja diplomatike tetëvjeçare që Shqipëria bëri në Nju Jork nuk ishte e përqendruar vetëm në bindjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për njohjen e Pekinit si përfaqësuesi zyrtar i më se 700 milionë njerëzve që jetonin asokohe në Kinë, por së pari, që të zgjidhej edhe një çështje tjetër e rëndësishme, për sa i përket kësaj rezolute: një aneks në të, ku të sanksionohej se përfaqësuesi i popullit kinez edhe në Tajvan do të ishte tashmë jo Çang Kai Shija, por Republika Popullore e Kinës.
Më 15 dhjetor 1961, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së aprovoi një projekt të SHBA-së (nënshkruesit përfshinin edhe Australinë, Kolumbinë, Japoninë dhe Italinë) Rezolutën 1668 (XVI) që ftonte Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së “të vendoste, duke u bazuar në nenin 18 të Kartës së OKB-së, se çdo propozim që kishte si qëllim të ndryshonte përfaqësimin e Kinës do të konsiderohej “një çështje e rëndësishme”. Kjo pra, theksonte tashmë faktin se një pranim eventual i mundshëm i R.P. të Kinës do të merrej vetëm “me një shumicë prej dy të tretash të anëtarëve prezentë në votimin për këtë çështje”.
KONTRIBUTI REAL I SHQIPËRISË
Ashtu sikurse edhe e pamë, kontributi i Shqipërisë nuk konsiston në pranimin e Kinës. Duhet të theksohet se në këtë kohë SHBA-ja, Presidenti Nikson dhe Sekretari i Shtetit, Henry Kissinger, ia kishin dalë të riformulonin politikën amerikane në lidhje me marrëdhëniet me Kinën. Njëra nga garancitë që iu dha kryeministrit të atëhershëm kinez, Çu En Lai, ishte edhe (ri)pranimi i Kinës në OKB.
Pyetja e mbetur pezull ishte statusi i Republikës së Kinës në Tajvan. Kishte mbështetje të vazhdueshme për teorinë kineze të dy Kinave në shumë kryeqytete të botës. Por akoma, numri i anëtarëve të OKB-së që nuk ishin dakord me rezolutën “Çështje e rëndësishme” shkoi në ngritje nga 4,.2 për qind në vitin 1961, në 57,4 për qind në vitin 1971.
INTERPRETIM JURIDIK PERFEKT
Megjithë faktorët e tjerë të përfshirë në këtë çështje -(edhe një herë duhet të përmendim zbutjen e pozicionit diplomatik të SHBA-së në raport me Kinën në vitet 1970-1971) – menjëherë të bie në sy, padyshim, edhe suksesi i papritur i diplomacisë shqiptare. Ajo çfarë duket më interesante në pozicionin e Tiranës, nëse do të linim jashtë trajtimit tonë argumentet dhe konkluzionet historiko-politike të kohës, është interpretimi juridik perfekt i të ashtuquajturës “vexata quaestio” (çështje e rëndësishme).
Ministër i Jashtëm i RPSSH-së dhe kreu i delegacionit shqiptar bënë vërejtjet e tyre në seancën e 18 tetorit 1971. “Ajo me çfarë ne po merremi tashmë, nuk është as pranimi i një anëtari të ri dhe as përjashtimi i një shteti tjetër. Ne po trajtojmë çështjen themelore të përfaqësimit të një shteti, i cili është prej kohësh anëtar i OKB-së dhe kjo çështje duhet të përcaktohet qartë nga një shumicë e thjeshtë në Asamblè […] ndryshimi i emrit të një vendi të caktuar nuk ka të bëjë fare me statusin e tij të anëtarësisë. Ka shembuj të shumtë nga çështje të ngjashme në historinë e Kombeve të Bashkuara”.
DEBATET NË ASAMBLENË E OKB-SË
Njëri nga studiuesit e së drejtës ndërkombëtare, italiani Benedetto Conforti, në studimin e tij “Le Nazioni Unite” (Kombete Bashkuara) thekson se “është më se e qartë se çështja kineze nuk duhet të konsiderohet një kategori e veçantë, por një rast i veçantë konkret; pikërisht kur Shqipëria po debatonte aq shpesh […]. Më 15 qershor 1971, Shqipëria dhe gjashtëmbëdhjetë vende të tjera nënshkruese kishin kërkuar që Asambleja e Përgjithshme të merrte në shqyrtim “Çështjen e rivendosjes së të drejtës legjitime të R. P.
Kinës në OKB” (Retablissements des droits legitimes de la Republique Populaire de Chine al’Organisation des Nationes Unites). Kjo çështje u përfshi në rendin e ditës të Sesionit XXVI të Rregullt të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, nga 21 shtatori deri më 22 dhjetor 1971. Kësaj çështjeje gjatë procesit iu bashkëngjitën edhe gjashtë anëtarë të rinj.
Më 17 gusht, Kombet e Bashkuara prezantuan shtesën për sa i përket kësaj çështjeje “The Representation of China in the United Nations”, ku theksohej qartë se Republika e Kinës duhet të përfaqësohej dhe në të njëjtën kohë, kjo duhej të bëhej në një mënyrë ku të sigurohej se Republika e Kinës (Tajvani) nuk privohej nga pasja e një vendi në OKB.
Më 22 shtator, përfaqësuesit e SHBA-së i propozuan Komitetit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që të dyja çështjet të përziheshin në një të vetme nën emrin “Çështja kineze”. Kërkesa e tyre u refuzua me 12 kundra, nëntë në favor dhe tre abstenime.
PËRPLASJET TIRANË-UASHINGTON
Debati ndezi një duel politik midis Tiranës e Uashingtonit, një debat që do të karakterizonte gati të gjitha fazat e operacionet e procesit të votimit me përpjekje e zell të madh nga të dyja palët. Kreu i delegacionit amerikan e mbronte projektin “çështje e rëndësishme” dhe e stigmatizonte Shqipërinë si anti-universaliste, duke nënvizuar refuzimin e Shqipërisë për të pranuar përfaqësimin e Tajvanit në OKB. Shqiptarët ishin kundër “Teorisë së dy Kinave” dhe pro asaj të “Një Kine e një Tajvani”.
Gazeta Tema dobet fare kete periudhe. Si dduket Merua ka marre lejen dhe s’ka materiale.
Ka varferi te thekesuar lajmesh e analizash, vazhdon paguan kot Nanon, dallkauk i kompletuar, apo ata dy te tjeret qe permend komentuesi me siper. Mero merre situaten ne dore se do behesh i palexushem.
Robelli eshte nje vetnik serb dhe bashke me K.Dervishin,D.Kaloshin etj kane nje urrejtje patologjike per arritjet kolosale te sistemit socialist ne Shqiperi.
Shpif ndyresisht sikur ushtaret ndihmonin ne punet e bujqesise ,sikur mungonin makinerite e shumta te SMT-ve dhe vete fshataret.
Ne Shkoder funksiononte Instituti i Misrit dhe Orizit qe prodhonte fara te ciledise se larte aq sa rendimenti i misrit shkoi deri ne 160 kv/ha,ndersa orizi siguronte furnizimin e te gjithe popullit.
Sa per makinat ushtarake kineze qe paska pare ky palo ambasador,me siguri qe i ka pare ne enderr!
Kina ne ato vite kishte ulur ndjeshem eksportin ndaj Shqiperise si rrjedhoje e kritikave qe PPSH i kishte bere per afrimin me SHBA.
Po te ishte gjalle ky ambasador,le te vinte ne Shqiperi dhe do shikonte(jashte propagandes) se populli shqiptar jeyon shume here me keq se atehere.
Eshte rrenuar ardimi,shendetesia,bujqesia,industria,bregdeti,pyjet,mjedisi,minierat,lumenjte,drejtedia,mbrojtja e vendit,papunesia,prostitucioni,korrupcioni etj kane arritur kulmin dhe shqiptaret po marrin per dite arratine nga vendi se nuk shikojne asnje te ardhme.
Mjaft u moret me kockat e socializmit,por do beni mire te spjegoni se pse 60% e shqiptareve sot kujtojne me nostalgji ENVER HOXHEN!
Ndersa sot ai ambasadori do shikonte pervec kembedoreve dhe deleve,me shumice politikane,gjyqtare e prokurore,doganiere,mjeke etj super miliardere,droge,sida,prostituta dhe vrases me pagese,lypsa dhr hajdute xhepash,nderss ata qe grabitin foririn e thesarit te shtetit behen politikane te rendesishem dhe kur u vodhen te gjithe leket e Bankes se Shqiperise,Guvernatori jo vetem nuk u denua,por u shperblye!
Eh more ambasador leshi sa ka ndryshuar Shqiperia keto 27 vjet!
Po e marrim si te jet e vertete, por rruget e europes nuk ishin mbushur me prostituta shqiptare, por spitalet nuk ishin mbushue me te cmend, porbaba nuk vriste cunin per njevije uji, por nukartoheshin meshkuj me meshkuj dhe femra me femra, por nuk kishte ne politik nje te dyte si sal ram sheqere birisha!!!
Do ti3kete ngele qefi kur I rrujten mjekren dhe e dizinfektuan mos na sillte noi smundje ngjitse.
Hahahaaaaaaa.
Enverit dhe memetit kta I dukeshin si lope te semura.
Pirdhte enveri per keta zgjebsat
Pervec titullit provokativ s’ka ndonje gje te keqe ky shkrim. Dele ka dhe ne Zvicer neper rruge, madje kush udheton ne Zvicer ne rruge rurale apo perdor tunel e Zvicres, e njoftojne apostafat qe te kene kujdes nga kopet. Pastaj cinizmi Europian s’ka te sosur.
Zvicerianet jane nje popull kusaresh institucional te cilet kane vjedhur florinjte e dynjase e kane ndertuar nje shtet pordhacesh pa shume kulture. Ende sot e kesaj dite Zviceriane njihen per Banka qe perdoren per PASTRIM PARASH dhe parajsa per fshehje thesaresh te diktatoreve afrikan. Shtet i ndertuar me hajduteri te organizuar. Te pakten Shqiperia eshte ndertuar me forca te veta.
Ti Robell je nje pyke ne diell, sja vlen te merresh me njerez pa sens si puna jote.
nje analize per enver hoxhen:
pasuroi shtetin me teper sesa individin. pasuria kombtare arriti kufij te papare. njerzit qahen se shqipria ishte shtet i mbyllur, por ne fakt shteti shqiptar nuk ka qene kurre me pare ne histori aq i permendur sa ne kohen e laverit.
shume intelektuale e vuajten sistemin, por shume te tjere u shkolluan si kurre me pare ne kombin tone. le tí vije inat kadarese por kjo eshte e verteta. individet hanin 4 muaj miser e 8 muaj dru. aq kishin kur e mori ai. nuk flasim per 2 te pasur se ata kane qene gjithmone, por flasim per 95% te popullsise.
problemi ishte se u lodh me diplomaci se e pa qe ishte orientuar gabim dhe u ktheu krahun te gjithve dekaden e fundit. po thuaj shyqyr qe e fitoi luften ai se po ta kishin marre ballistet serbi e greku do na shkruante historine akoma. me mire te kish dale ne pension po nje dekade ia ben hallall nje njeriu qe shfarosi morrat qe kishin te pakten 600 vjet qe mbizoteronin ne truall ilir. ne te gjitha krusadat ushtarake te huaja qofshin otomane qofshin franceze apo te napolit te shekullit xiv permendej qe ushtaret qe vinin qaheshin se kur flinin i pushtonin ca insekte te çuditshme shume te bezdisura.
thirrini mendjes kritiker, para laverit shqiptaret vlenin me pak se kafshet. na ra mallkimi me viçidolin se kur e mori ai ikem mbrapsht dhe mund te kishim ecur mire, mbase krah per krah me fqinjet. po ske çí ben fatit.
O ti gigaztik, 60% te shqiptareve tani po kerkojne kohen e Enverit dhe vetem hajdutet, kurvat, gjyqtaret, doganjeret dhe injorantet si puna nuk e duan ate. Prit edhe pak se edhe ti do ta kerkosh.
Ate qe Enveri e beri nga halli me Kinezet dikur,europianet por dhe Zviceranet po e bejne nga qefi tani ne shekullin 21,si duket Robelli qe e njeh mire Zvicren e ka harruar viziten e bere tani vone ne Zvicer nga presidenti kinez,aq sa servilizmi dukej shehsit,me keq se Enveri dikur.
kurse zvicerranet pijn drog qihen ne byth dhe shplajn paret e dynjos neper bankat e tyre si kshtjella mesjete..
shqiptart jan si jan por jan qibythsa,e jo si zvicerrant,bythqima..
Keta komentuesit e meparshem ,me duket se nuk e kan kuptuar fare kuptimin e artikullit.Nje gje eshte sakte tani:djersisim me pak dhe hame me mire.
— MORE DJEMA…!!!!
— KA QENE NJE KOMENTUES DIKUR, ”Nastradini” . A din kush gje, ku ndodhet, rron apo s’ rron. Se ai u vinte hakut DIA KOMENTUSEVE.