FSHF, Juventusi dhe JMedical projektojnë bashkëpunimin mes tyre

4 Gusht 2017, 20:07Sport TEMA

Projektohet edhe një bashkëpunim shumë i afërt dhe shumë i ngushtë mes klubit kampion në Itali, Juventus F.C, JMedical dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

Këtë të premte, Presidenti I FSHF-së, Armand Duka është pritur në selinë e klubit të Juventusit nga dy administratorët e deleguar të klubit, Giuseppe Marotta dhe Aldo Mazzia, si dhe gjithashtu në shoqërinë e administratorit të deleguar të JMedical, Elio Testa.

Takimi është fokusuar në shumë pika rreth mundësisë së bashkëpunimit të shpejtë mes FSHF-së, klubit të Juventusit dhe JMedical, duke u fokusuar në asistencën mjekësore që JMedical mund të ofrojë, jo vetëm persa i përket ekipeve kombëtare, por të ketë një shtrirje në të gjithë futbollin shqiptar.

JMedical është një nga klinikat më të mira në botën e sportit dhe të futbollit me një staf të shkëlqyer mjekësh sportivë.

Vetë kreu i FSHF-së shprehu angazhimin e Federatës së Futbollit për të nisur sa më shpejt një bashkëpunim konkret.

Ftesa për një vizitë në Tiranë në një kohë të përshtatshme u mirëprit edhe nga krerët më të lartë të Juventusit dhe pritet që së shpejti të konfirmohet marrëveshja e diskutuar.

1 komente në “FSHF, Juventusi dhe JMedical projektojnë bashkëpunimin mes tyre”

  1. Luan Kama says:

    Sh mire bejne qe bashkepunojne me nje nga klubet me te mira ne Itali dhe ne bote. Ky Duka ka realisht vizion biznesi sesi ta zhvilloje nje kompani apo organizate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje