Trajneri i Milanit, Vicenzo Montella, ka komentuar shortin e “play off” të Europa League, ku skuadra e tij do të luajë ndaj ekipit shqiptar të Shkëndisë së Tetovës.
Në një prononcim të shkurtër Montella u shpreh se nuk e njeh Shkëndijën, por do të fillojnë që ta studiojnë.
“Na është bërë zakon shorti, ishte argëtuese të marrim pjesë drejtpërdrejt. Nuk e njoh mirë skuadrën (Shkëndijën), kemi kohë ta studiojmë. Po mundohemi ta dimë ku është vendi ku do të luajmë në transfertë”, u Montella.
Ndëshja e parë mes Shkëndisë së Tetovës dhe Milanit do të luhet më datë 17 gusht, ndërsa ajo e kthimit më 24 gusht në “San Siro.