Shehi: Penaltia e parë ishte e rëndësishme, e mora për t’i dhënë besim skuadrës

3 Gusht 2017, 23:31Sport TEMA

Kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi, tregoi se korçarët nuk e kishin menduar që përballja ndaj Mlladës do të vendosej me penallti. Ai zbuloi që penalltinë e parë donte ta gjuante Muzaka, por emori vetë përsipër për t’i dhënë besim skuadrës.

“E kisha thënë disa herë dhe më vjen çudi pse u bë legjendë largimi im nga futbolli. Unë vazhdoj t’i qëndroj këtij mendimi, por presidenti Takaj më thirri dhe më bindi që të luaja edhe në kupat e Europës. Jam stërvitur seriozisht dhe sot ia dolëm me meritë.

Ky është një kualifikim historik. Nuk e kishim menduar të shkonte te penalltitë, por nga eksperienca ime e gjatë dhe e dija se si goditen penalltitë. Ishte një plus përvoja që kisha. Ishte një kualifikim që e doja patjetër dhe ishte një revansh për eliminimin nga Çernomorets. Ai eliminim atëherë më ngeli peng.

Penaltia e parë ishte e rëndësishme. Donte ta gjuante Muzaka, por e mora unë për t’i dhënë pak besim skuadrës.

Fanellën? E dhurova. Shiritin e kapitenit ma mori Shakohoxha. Dorezat doja t’i ruaja nëse kjo është ndeshja ime e fundit. Shpresojmë të ecim akoma më shumë përpara”, deklaroi Shehi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje