Skëndërbe magjik! Kualifikohet në fazën e "play-off" të Europa League

3 Gusht 2017, 22:44Sport TEMA

Skenderbeu vijon te mbaje lart flamurin shqiptar ne Kupat e Europes, pasi mbremjen e sotme arriti qe te kualifikohet per ne fazen e “play offit” te Europa League.

Nje Skenderbe magjik u shfaq sonte ne “Elbasan Arena” duke zhvilluar 120 minuta spektakolare dhe duke merituar kualifikimin fale 11 metershave ku u treguan mjaft te sakt.

90 minutat e zhvilluara ne “Elbasan Arena” u mbyllen me rezultatin 2-1, po aq sa ka mbaruar dhe ne ndeshjen e pare qe u luajt ne Çeki.

Nje sfide spektakolare e korcareve qe permbysen avatazhin e miqve qe kaluan te paret ne epersi me ane te Janos.

Por, Sabien Lilaj dhe Sebino Palku shenuan per bardhekuqte duke derguar ne shtese kete ndeshje.

30 minutat e shteses u mbyllen ne barazim duke e derguar sfiden tek 11 metershat, me korcaret qe nuk humben asnje penallti duke fituar me rezultatin 4-2, ku padyshim protagonist ishte portieri Orges Shehi me pritjen e tij qe i dha suksesin historik skuadres se tij.

2 komente në “Skëndërbe magjik! Kualifikohet në fazën e “play-off” të Europa League”

  1. Ilo says:

    Me shume se pritja ishte realizimi i penalltise se pare nga portieri shqiptar ??

  2. SHQIP says:

    jU LUMTE O KORCA. BRAVO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje