Kylian Mbappe vazhdon të jetë nën vëzhgimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.
Sulmuesi francez, ua ka bërë të qartë drejtuesve të Monacos së dëshiron të largohet gjatë kësaj merkatoje vere.
Shumë skuadra tashmë janë interesuar për të, por sipas L’Equipe, trajneri Jurgen Klopp është prej një kohe të gjatë në kontakte me lojtarin.
Ai po e monitoron me vëmendje negociatat që po ndodhin me lojtarin dhe ende nuk ka hequr dorë nga transferimi i tij për ta sjellë në “Anfild Road”.
Për lojtarin janë duke u interesuar po ashtu edhe skuadrat e tjera të mëdha si Barcelona, Real Madridi, Arsenal dhe Manchester City.